Duka-Abete, driblohet miqësorja me Italinë
Tue 17 Apr 2012 - 21:35
S’ka ende marrëveshje për lojtarët shqiptarë.
Kreu i Federatës italiane: Jua premtoj, por s’jap datë.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Xhiankarlo Abete, ka bërë dje një vizitë në Tiranë ku është diskutuar lidhur me një marrëveshje që lojtarët shqiptarë të mos konsiderohen ekstrakomunitarë në Itali dhe mbi një miqësore të mundshme mes dy kombëtareve.
Fillimisht, Abeta ka pasur një takim me drejtuesit e lartë të FSHF-së, ku është pritur në hyrje të këtij institucioni nga presidenti Armand Duka, ndërsa më pas ka zhvilluar një takim kortezie edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi. Me presidentin Duka, Abete firmosi edhe disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve, por jo atë që i interesonte më së shumti futbollit shqiptar: lejimi që lojtarët shqiptarë të mos konsideroheshin më ekstrakomunitarë në Itali. Përveç Italisë, FSHF-ja ka nënshkruar tashmë një marrëveshje me Greqinë dhe Francën, që futbollistët shqiptarë të mos konsiderohen ekstrakomunitarë në kampionatet e këtyre shteteve. Abete ka premtuar se do ta shohë me përparësi këtë propozim, por nuk ka pranuar që ta firmosë që ditën e djeshme. Së dyti është kërkuar zhvillimi i një ndeshjeje miqësore mes dy kombëtareve A të vendeve tona, kjo pasi këto dy skuadra nuk kanë luajtur asnjë ndeshje mes tyre gjatë gjithë historikut të futbollit dhe federatave respektive. Në këtë pikë, presidenti i federatës italiane premtoi se do të bënte të pamundurën që ta realizonte, por nuk dha një datë konkrete. Po ashtu janë firmosur marrëveshje bashkëpunimi në fushën e trajningut, sidomos në asistencën që specialistët italianë të kësaj fushe, të mirënjohur në Europë, do të japin për trajnerët shqiptarë. Abete, pas takimit që pati në Presidencë, me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, ka përuruar së bashku me Dukën një fushë të ndërtuar në formë dhurate nga FSHF-ja në Fshatin SOS për fëmijët jetimë. Në takimet e Abetes në Tiranë ka qenë i pranishëm edhe bashkatdhetari i tij, trajneri i kuqezinjve, De Biazi.
Dhuratat
Në vizitën e Abetes në Tiranë nuk kanë munguar edhe dhuratat simbolike prej të dy federatave të futbollit. Në prezencë të gazetarëve të shumtë, të cilët morën pjesë në konferencën për shtyp dhe nënshkrimin e marrëveshjes midis FSHF-së dhe FIGC, presidenti Duka i ka dhuruar homologut fanellën kuqezi me numrin 10, ndërsa ka marrë prej tij bluzën e kombëtares italiane, katër herë Kampione e Botës.panorama

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi