Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Femra te famshme te denuara me vdekje Empty Femra te famshme te denuara me vdekje

Thu 22 Nov 2012 - 16:26
Archive for the ‘Femra te famshme te denuara me vdekje’ Category
Te denuara me vdekje!!!
Posted in Femra te famshme te denuara me vdekje on February 26, 2011 | Leave a Comment »


Ane Bolin (Anne Boleyn)1507-1536

Bashkëshortja e dytë e mbretit Henri VIII dhe nëna e mbretëreshës Elizabeta I. Ane Bolin është e njohur për ekzekutimin e saj me prerje koke me akuzë për tradhti ndaj bashkëshortit dhe ndaj vendit. Ajo konsiderohet të ketë qenë e pafajshme dhe më vonë është përshëndetur si martire në kulturën protestante angleze. Jeta e saj është pasqyruar në shumë filma, pjesë teatrale, romane, opera etj, duke përfshirë “Ana e një mijë ditëve”, “Tudorët”, “Gjashtë gratë e Henrit VIII”.
Femra te famshme te denuara me vdekje Queenanneboleyn

Elizabeta Filipine Marie Helene e Francës 1764-1794

Elizabeta e Francës ose siç quhej zakonisht Madamë Elizabata, ishte motra më e vogël e Mbretit Luiz XVI i Francës. Ndërkohë që jetoi Revolucionin Francez pranë mbretit dhe familjes së tij ajo u ekzekutua gjatë trazirave. Elizabeta, e cila sapo kishte mbushur 30 vjeç në kohën e vdekjes së saj, u ekzekutua thjesht sepse ishte motra e mbretit.
Femra te famshme te denuara me vdekje 1

Leidi Xhejn Grei (Lady Jane Grey)1537-1554

Stërmbesa e Henrit VIII të Anglisë mbretëroi si mbretëreshë pa kurorë e Anglisë për nëntë ditë në korrik të vitit 1553. Mbretërimi i shkurtër i Xhein përfundoi dhe kur autoritetet e anuluan kërkesën e saj për të qenë mbretëreshë. Regjimi pasues e dënoi me vdekje për tradhti. Leidi Xhein njihet si një prej grave më të edukuara e të formuara të kohës së saj dhe shkrimtarja historike Alison Ueir e përshkruan atë si një “prej mendjeve më të mëdha femërore të shekullit”.
Femra te famshme te denuara me vdekje 2

Katerine Hauard (Catherine Howard)1540-1542

Katerine Hauard ishte bashkëshortja e pestë e Henrit VIII të Anglisë. Ajo shpesh herë përmendet me emërtimin “trëndafili pa gjemba”. Katerina u martua me Henrin VII në vitin 1554 sapo u anulua martesa e tij me Anën. Sidoqoftë, sjellja e Katerinës dhe historitë e saj sentimentale të së kaluarës u konsideruan të pahijshme. Ajo u dënua me prerje kokë për tradhti në më pak se dy vite pas martesës së saj.
Femra te famshme te denuara me vdekje 3

Mari Antoneta (Marie Antoinette)1755-1793

Mari Antoneta ishte mbretëresha e Francës si bashkëshortja Luisit XVI. Ajo ishte pasardhëse direkte e sërës mbretërore më të fuqishme të Evropës duke përfshirë Ferdinandin e Aragonit dhe Izabelën e Kastijës. Ajo u martua në moshën 14-vjeçare me Luisin XVI. Ajo mbahet mend më së shumti për shpenzimet e saj marramendëse dhe vdekjen e saj. Ajo u ekzekutua në gijotinë në kulmin e Revolucionit Francez për krimin e tradhtisë.
Femra te famshme te denuara me vdekje 4

Meri, Mbretëresha e Skocisë (Mary, Queen of Scots)1542-1587

Ajo është një prej monarkëve më të njohur skocezë për shkak të jetës së saj tragjike. Ajo u vu para gjyqit për tradhti nga rreth 40 fisnikë, pasi supozohej se kishte sanksionuar përpjekjen për vrasjen e Elizabetës. Meri i mohoi akuzat dhe u përpoq të mbronte veten e saj. Një prej vargjeve të saj më të famshme prej gjyqit është “Mbani mend zotërinj, teatri i historisë është më i gjerë se mbretëria e Anglisë”. Ajo u dënua me prerje koke me sëpatë dhe pati një vdekje të dhimbshme.
Femra te famshme te denuara me vdekje 51


Zhan D’ark (Jeanne d’Arc)1412-1431

Zhan D’ark është heroina kombëtare e Francës. Ajo u gjykua dhe u ekzekutua për herezi kur ishte vetëm 19 vjeçe. Pas 24 vitesh nga vdekja e saj ajo u cilësua martire. Në vitin 1909 ajo u lumturua dhe u pranua si shenjtore në vitin 1920. Zhan D’ark pohonte se kishte vizione nga Zoti, të cilat i rrëfenin asaj të rimerrte vendin e saj nga dominimi anglez në fund të Luftës Njëqindvjeçare.
Femra te famshme te denuara me vdekje 6


Mata Hari 1876-1917

Mata Hari ishte emri skenik i Margaretha Gertruida Zelle, një valltare ekzotike holandeze dhe kurtizane, e cila u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit për spiunazh gjatë Luftës së Parë Botërore.
Gjatë Luftës së Parë Botërore duke qenë se Holanda ishte neutrale, Margaretha Zelle mund të kalonte kufijtë lirshëm. Pas vdekjes së saj, shumë autorë kanë shkruar se ajo nuk ishte një spiune e mirëfilltë por thjesht është përdorur nga shërbimet sekrete.
Femra te famshme te denuara me vdekje 7

LILIAN VERA ROLFE 1914-1945

Lilian Rolfe konsiderohet si një heroinë e Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse u rrit në Paris, kur ishte e re ajo i vizitonte shpesh gjyshërit e saj që jetonin në Londër. Më pas familja e saj u zhvendos në Brazil dhe Lilian filloi punë në ambasadën britanike në Rio de Zhaneiro. Për shkak të rrjedhshmërisë së saj në frëngjisht ajo u rekrutua nga Operacionet Speciale Ekzekutive (SOE). Ajo u arrestua nga gestapoja në vitin 1944 dhe u torturua për ditë me radhë. U ekzekutua nga një gjermanët në vitin 1945.
Femra te famshme te denuara me vdekje 8

Violete Reine Elizabet (Violette Reine Elizabeth Bushell Szabo)1921-1945

Violete ishte një agjente sekrete e Luftës së Dytë Botërore. Aktivitetet e saj të luftës në Francën e pushtuar janë ekranizuar në filmin “Carve her name with pride”, i bazuar në romanin me të njëjtin titull nga R.J. Minney. Ajo u rekrutua nga SOE dhe mori trajnim intensiv. Ajo u kap nga ushtarët gjermanë në Francë në vitin 1944. U ekzekutua më 5 shkurt 1945 në moshën 23-vjeçare.
Femra te famshme te denuara me vdekje 9
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi