Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shenjat e kontrollit ne dashuri Empty Shenjat e kontrollit ne dashuri

Thu 22 Nov 2012 - 17:22
lozia dhe pasiguria në ndjenjat tuaja, kontrolli dhe kërcënimet për ndarje janë shenja se kjo nuk është një marrëdhënie e shëndoshë.
Dy të tretat e studentëve, të të dyja gjinive, e pranojnë se ishin në një lidhje në të cilin partneri i tyre ishte i dhunshëm.
Fizikisht dhe psiqikisht. Studime të shumta tregojnë faktin se dhuna sa vjen e rritet në marrëdhëniet bashkëshortore, por edhe në marrëdhëniet e tjera, përderisa psikologët theksojnë se kjo shifër mund të zvogëlohet nëse njerëzit me kohë vërejnë shenjat e mundshme të dhunës te partneri potencial.
Në lidhjet e dashurisë, partnerët e dhunshëm ia dalin që ta shkatërrojnë vetëbesimin dhe sa më gjatë që të zgjasë një marrëdhënie e tillë aq më shumë do të mbeten pasoja tek personi që i ekspozohet dhunës.
Lidhja e shpejtë
Partneri, i cili porsa ju ka njoftuar dhe fillon të flasë se sa shumë ju dashuron, se si planifikon të ardhmen me juve është shenja e parë për alarm. Edhe pse shprehja e tillë e ndjenjave me siguri se do t’i shkojnë për shtati egos tuaj, kujtojeni se kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë. Provoni të largoheni pakëz nga një lidhje si kjo dhe pas pak kohe do ta kuptoni nëse keni tepruar apo ishit në rrugë të duhur të lidheni me një partner të dhunshëm.
Xhelozia
Posesiviteti dhe xhelozia janë dy kushte të cilat shpeshherë përzihen në dashuri, por në fakt janë edhe forma të sjelljes, të cilat vrasin dashurinë duke formuar bazën nën të cilën partneri i dhunshëm do të arsyetohet se gjithë këtë e bën për t’ju “mbrojtur” ju, duke mbrojtur dashurinë tuaj dhe nga frika se mos po ju humb juve. “Xhelozia është shkasi më i shpeshtë i sjelljes në një marrëdhënie të dhunshme”, shpjegon psikologja Ejmi Bonomi. Shenja të qarta të xhelozisë janë akuzat shkaku i bisedës me të tjerët, veshjes provokuese, kohës së pakët që kaloni me partnerin dhe akuzat për tradhti.
Kontrolli
Nëse partneri posesiv dëshiron që mbi juve të ketë kontroll, shpeshherë do t’jua thotë se si nuk guxoni të jeni të afërt me të tjerët, të cilët ai i konsideron si të “këqij”, nuk i dëshiron në praninë apo afërsinë tuaj dhe insiston që në çdo moment ta dijë se ku ndodheni.
Kërcënimet
Fjalitë si “Do të vetëvritem nëse më braktis” apo “Do të vras nëse më braktis” janë deklarata dhe episode që shfaqen tek personat e tillë porsa ta keni përmendur ndarjen.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi