Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ndrek Luca Empty Ndrek Luca

Sat 24 Nov 2012 - 15:40
Ndrek Luca 150px-Ndrek_Luca

Ndrek Luca lindi më 3 shtator 1927 në Dukagjin, është aktor i mirënjohur shqiptar.
Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsitit “Otello”, të Lekës në dramën “Toka jonë” e Kolë Jakovës. Në dramën “Arturo Ui” të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të F. Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.
Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike po aq tragjike, sa heroike po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Marku (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustaqekuqi (“Operacioni zjarri”), Rahmiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.

Filmografia

*Viktimat e Tivarit - (1996)
*Balada e Kurbinit - (1990).... Padishahu
*Guri i besës - (1986)
*Koha nuk pret - (1984)
*Lundrimi i parë - (1984)
*Fundi i një gjakmarrjeje - (1983)
*Qortimet e vjeshtës - (1982) Rasim Aga
*Nusja -(1980)
*Mysafiri -1979
*Nga mesi i errësirës - (1978)
*Udha e shkronjave - (1978) ......Ndrio
*Pylli i lirisë - (1976) .....Zoti Lam
*Thirrja - (1976)
*Tinguj lufte - (1976) .... Selimi
*Në fillim të verës - (1975) Gjenerali
*Rrugicat që kërkonin diell - (1975) Ganiu
*Shpërthimi - (1974)
*Shtigje të luftës - (1974) Oficer Ballist
*Operacioni zjarri - (1973)........Pjetër Mustaqekuqi
*Njësiti guerril - (1969) Pergjegjesi i Njesitit
*Prita - (1968)
*Plagë të vjetra - (1968)...Gjini
*Duel i heshtur - (1967) .... Kapter Rahmiu
*Oshëtime në bregdet - (1966) .... Jonuz Bruga
*Komisari i dritës - (1966) .... Prifiti
*Detyrë e posaçme - (1963) .... Tomori
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi