Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Çrregullimi i rrallë gjenetik, vëllezërit 40-vjeçarë kthehen në fëmijë Empty Çrregullimi i rrallë gjenetik, vëllezërit 40-vjeçarë kthehen në fëmijë

Tue 27 Nov 2012 - 0:33
Çrregullimi i rrallë gjenetik, vëllezërit 40-vjeçarë kthehen në fëmijë 46a0aa92f8_058ed-te-rriturit-e-vegjel-1-620x393Historia e dy vëllezërve, Michael dhe Matthew Clark është e çuditshme dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë. Megjithëse ata janë në moshë të rritur, njëri 39 dhe tjetri 42 vjeç, secili me familje, për shkak të një çrregullim shumë të rrallë gjenetik të quajtur leukodystrophy, trupi i tyre i nënshtrohet një regresi të vazhdueshëm dhe si rezultat aftësitë e tyre për të folur, ecur apo vepruar si të rritur zvogëlohen në mënyrë progresive. Më thjesht, ata janë duke u kthyer gradualisht në fëmijë të vegjël, dhe prindërit e tyre, tashmë të moshuar duhet të kujdesen për dy djemtë njësoj si kur ishin të vegjël.

Nëse dikur ishin burra, tashmë nuk janë gjë tjetër veçse djem të vegjël, të burgosur në trupin e dy të rriturve. Çrregullimi i dy vëllezërve ka ardhur duke u përkeqësuar me kalimin e kohës dhe me shumë gjasa brenda një kohe të shkurtër ata nuk do të jenë më në gjendje të ecin vetë.
Çrregullimi i rrallë gjenetik, vëllezërit 40-vjeçarë kthehen në fëmijë 46a0aa92f8_058ed-te-rriturit-e-vegjel-620x403
Kur mjekët i diagnostikuan për herë të parë, zbuluan se të dy ishin të prekur nga i njëjti çrregullimi i rrallë gjenetik. Truri i tyre ishte shkatërruar, nga pikëpamja intelektuale dhe emocionale. Ata po ktheheshin në fëmijëri.

“Ata tashëm janë shumë të afeksionuar pas njëri tjetrit, luajnë me lodra dhe përqafohen vazhdimisht njësoj si kur ishin fëmijë, – shprehet nëna e tyre.

Të dy burrat, të cilët dikur kishin krijuar familjet e tyre dhe kanë edhe fëmijë, tashmë janë të dy të divorcuar, pasi janë tërësisht të paaftë për t’u kujdesur për veten dhe jetojnë me prindërit e tyre të moshuar që përpiqen të kujdesen për ta, gjë që bëhet çdo ditë më e vështirë.



“Ata janë kthyer në fëmijëri, por vetëm në një gjë nuk janë zvogëluar; vazhdojnë të jenë dy burra të mëdhenj e të fortë, nuk mund të kthehen në djem të vegjël”, thotë e dëshpëruar nëna e tyre.



26 nëntor 2012 (GlobiSot.Net)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi