Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Empty Nje vizit ne plantacionin e bananeve

Fri 30 Nov 2012 - 20:43
Message reputation : 100% (1 vote)
Gjithmone me kane pelqyer bananet.Besoj se edhe shume te tjereve u pelqejne.Bananet nuk jane vetem te shijshme,por edhe te pasura me vitamina,minerale dhe fibra.A deshironi te dini me shume per kete frute te ushqyeshme?

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Tiki-download_file

Rritja dhe kushtet klimaterike

Lloji me i mire i tokes,nuk duhet te kete nje permbajtje teper te larte argjile dhe nuk eshte toke ranore ose shkembore.Pervec kesaj duhet te jete e thelle dhe e drenazhuar mire.Bananet lulezojne ne zonat pa ngrica.Ne te vertete ato pelqejne temperatura te larta.Temperatura mesatare vjetore duhet te luhatet nga 12 deri ne 35 grade.Bananet duan ose reshje te rregullta ose te ujiten cdo jave.
Nje bime banane mund te duket si nje peme,por trungu nuk eshte dru,por kercej gjethesh te ngjeshur me njeri-tjetrin.Banania ne te vertete eshte nje bime barishtore gjigante,jo nje peme.Kercelli i vertete shtrihet nen dhe,dhe quhet rizome.Nga rizoma dalin rrenjet dhe siper rriten gjethet dhe me vone nje lule e madhe e purpurt.Rizoma leshon edhe filiza,te cilat behen bime te reja.
Bimet e bananes zhvillohen ne tri faza kryesore,te cilat fermeret i quajne ''gjyshja,bija dhe mbesa''.(fotoja me lart) ''Gjyshja,do te jap frut kete vit,bija vitin tjeter dhe mbesa vitin e trete''.
''Mbesat'' shfaqen ne nje numer mjaft te madh,prane ''mamase'' se tyre.Kur keto arrijne afersisht ne lartesine e gjurit,priten te gjitha,pervec filizit qe premton me shume.
Lulja e madhe e purpurt,e cila me vone behet nje tufe bananesh,del nga rizoma e nendheshme dhe kalon ne brendesi te bimes.Se fundi,ajo del midis dy gjetheve qe ndodhen ne maje dhe rri e varur.Ndersa bien petalet,zbulohen 10 deri ne 15 tufeza te pazhvilluara,te cilat formojne nje tufe dhe qe,per nje sy te pastervitur,duken sikur rrine permbys.Nje tufez mund te perbehet nga 20 ose me shume banane te pabera,te cilat quhen gishterinj.

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Musa_rediholene_ts-325x373

Koha e vjeljes

Nje vizit ne plantacionin e bananeve 129-fruit-of-the-future400

Koha qe nga celja e lules se purpurt deri ne vjeljen e bananeve mund te ndryshoje nga tre deri ne gjashte muaj,ne varesi te periudhes se vitit.Frutat vilen kur jane te gjelbra,por vetem pasi gishterinjte te jene mbushur dhe te kene marre nje forme te lakuar.Pesha mesatare e nje tufe qe eshte gati per tu shitur ne teg eshte rreth 35 kg.Gjate vjeljes,tufes i vihet nje mbulese plastike,me qellim mos te demtohet gjat dergimit per ne punishten e ambalazhimit.Ne kete ndertese,tufezat ndahen ne grupe te vogla te perbera nga tri deri ne gjashte banane dhe pastaj trajtohen ne nje tretesire fungicide per te penguar kalbjen.
Ne Afriken e Jugut,frutat paketohen me pas ne kuti kartoni me vrima anash dhe te lyera me dyll dhe cohen ne dhomen ku mund te piqen.Ketu nje gaz,etileni,shkakton procesin e pjekjes.Kutite e kartonit mbahen ne nje temperature te caktuar per nje ose dy dite.
(Kur piqen ne menyre natyrale,bananet clirojne te njejtin gaz,i cili shpejton procesin e pjekjes.Nje menyre tjeter per te pjekur bananet e gjelbra ,eshte dhe vendosja e disa bananeve te pjekura midis tyre.)

Te mira per shendetin

Bananet jane te pasura me kalium.''Studime te shumta tregojne se ky element ushqyes mund te nihmoje ne forcimin e kockave dhe mund te ule rrezikun e tensionit te larte dhe te apopleksise''-pohon revista Health ne nje artikull per bananet.Revista shton.''Bananet permbajne acid folik,nje lloj vitamine B e cila parandalon defektet e lindjes.Ajo eshte shume e rendesishme per kedo qe eshte shtatzene ose ne moshe per te lindur''.Bananet permbajne edhe metale te tjera jetesore,si magnezi,i cili ndihmon kockat qe te thithin kalciumin dhe si rrjedhim te qendrojne te forta.
Proteina te bananet eshte e perbere nga 18 aminoacide,duke perfshire te gjitha ato qe jane thelbesore,por qe trupi nuk mund ti prodhoje ne nje sasi te mjaftueshme ose nuk i prodhon dot fare.Banania ka 22 % karbohidrate,te cilat japin energji te menjehershme.Kjo sepse bananet treten lehte.Bananet jane nje burim i mire per vitaminat A,B dhe C.Gjithashtu duken se shuajne oreksin,meqenese asnjeri nuk mund te haje shume banane radhazi.Prandaj konsumojini se jane te shijshme dhe ju bejne mire.

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Bananas_ffp2Nje vizit ne plantacionin e bananeve Dieta-me-bananeNje vizit ne plantacionin e bananeve 46z11680
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Empty Re: Nje vizit ne plantacionin e bananeve

Fri 30 Nov 2012 - 20:55
po ajo bjondja i pelqen bananet stern
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Empty Re: Nje vizit ne plantacionin e bananeve

Fri 30 Nov 2012 - 21:00
Bekam mire une qe i ha shume dmth... krt
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Empty Re: Nje vizit ne plantacionin e bananeve

Fri 30 Nov 2012 - 21:01
sa duhet te hash ne dite?
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Empty Re: Nje vizit ne plantacionin e bananeve

Fri 30 Nov 2012 - 21:18
M'lini ene mu naj cop,mos i hani te gjitha Nje vizit ne plantacionin e bananeve 721253
Sponsored content

Nje vizit ne plantacionin e bananeve Empty Re: Nje vizit ne plantacionin e bananeve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi