- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Disa ushqime qe luftojne kancerin
Mon 3 Dec 2012 - 18:30
Ushqimi bene me shume se sa mbush barkun, na mban te shendosh dhe nganjehere permban edhe perberes qe luftojne kancerin. Lexo me tutje per mesuar per 10 ushqimet qe zmbrapsin Kancerin.
Shumica nga ne njohim ushqimet qe na shtojne kilogram: hamburgeri, akulloret, cipsat e shume tjere.
Ushqimet e shendetshme gjithashtu mbajne larg kancerin.
“Edhe pse nuk ka ndonje ushqim te vecante qe do te zvogelonte rrezikun tuaj ndaj kancerit, eshte sinergjia e shume materieve ushqyese – vitaminat, mineralet, fitokemikalet dhe antioksiduesit – qe mund te ju ofrojne mbrojtjen me te mire,” thote Colleen Doyle drejtor i aktivitetit fizik dhe ushqyes per American Cancer Society.
Keto 10 ushqime do ju ofrojne mbrojtje te fuqishme anti-kancer.
1. Manaferrat
Si ndihmojne: Manaferrat permbajne perberes antioksidues te cilet mbrojne qelizat tua nga demet qe jane te lidhura me kancer. Ato gjithashtu forcojne sistemin e imunitetit, thot Lisa Yong autorja e LibritThe Portion Teller Plan, e gjithashtu zevendes profesor i ushqyeshmerise ne Universitetin e New York-ut.
Ato permbajne plolyphenol e gjithashtu edhe acid elagik dhe anthocianine – antioksidues qe kunderveprojne, zvogelojne dhe riparojne demet ne qeliza, thote Doyle. Manaferrat jane gjithashtu te mbushura me vitamina tjera potenciale qe luftojne kancerin si Vitamina C dhe Fibra.
Kanceret qe luftojne: Kanceri Lekures, Kanceri Mushkerive, Kanceri Gjirit, Kanceri i Fshikezes dhe i ezofagut.
2. Rrushi
Si ndihmon: Nje materie kimike bimore e quajtur resveratrol, antioksidues dhe anti-inflamator, fshihet ne lekure te rrushit – e vecanerisht te rrushit te purpurt dhe te kuqit.
Studimet tregojne se ato mund te mbajne nen kontroll zhvillimin dhe perhapjes e qelizave kancer e gjithashtu edhe frenojne tumoret, kjo sipas Institutit Amerikan per Hulumtime Kanceri.
Kanceret qe lufton: Kanceri melcise, kanceri stomakut, kanceri gjirit dhe i zorres se trash.
3. Domatet
Si ndihmojne: Domatet marrin ngjyren e kuqe te tyre nga nje antioksidues qe quhet lycopene, i cili mbron qelizat nga demi dhe vret ato qe nuk zhvillohen si duhet, thote Doyle.
Ato gjithashtu mund te mbrojne lekuren nga kanceri absorbuar rrezet UV thote Wilhelm Stahl profesor dhe hulumtues antioksideve ne Universitetin e Dusseldorfit ne Gjermani.
Kanceret qe lufton:Kanceri gjirit, kanceri mushkerive, kanceri lekures, kanceri prostates, endometrial dhe kancerin e gojes.
4. Brokoli, lakra dhe lakra jeshile
Si ndihmojne: Brokoli, lakra dhe lakra jeshile plrmbajne luftetar kanceri potencial si glukosinolate, krambene dhe indole-3-karbinol, thote Instituti Amerikan per Hulumtime ne Kancer.
Ndersa sipas nje hulumtimi te bere nga Roswell Park Cancer Institute ne Buffalo, Amerike, ato gjithashtu permbajne sulforafan, i cili mban larg kancerin duke ndihmuar trupin te nxjerr jashte karcinogjenet dhe duke frenuar zhvillimin e qelizave kancer.
Kanceret qe luftojne: Kanceri stomakut, kanceri i gjirit, kanceri i lekures, kanceri gojes, kanceri laringut, kanceri faringut dhe kanceri ezofagut.
5. Hudhra
Si ndihmon: Hudhra permban antioksidues unik qe quhet allil sulfide qe duken se intervenojne ne disa hapa te procesit te kancerit, thote Karen Collins keshilluese e te ushqyerit (dietave) per Institutin Amerikan per Hulumtime ne Kancer. Nje studim i 2007 i publikuar ne Journal of Nutrition sugjeron se keta perberes qe gjenden ne hudher frenojne formimin e tumorit ne zorren e trash dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene.
Kanceret qe lufton: Kanceri stomakut, kanceri ezofagut, kanceri gjirit, kanceri mushkerive dhe i zorreve.
6. Caji
Si ndihmon: caji eshte perplot me antioksidues qe quhen kateqin, per te cilet studimet laboratorike kane zbuluar se ndalojne zhvillimin e qelizave kancer dhe zvogelojne madhesine e tomoreve kanceroz.
Kanceret qe lufton: Kanceri i Zorreve, Kanceri Melcise, Kanceri i Gjirit, Kanceri Prostates, Kanceri Mushkerive, Kanceri Lekures, Kanceri Fshikezes, kanceri stomakut dhe pankreasit.
7. Fara e lirit
Si ndihmon: “Farat e Lirit permbajne nje antioksidues qe quhet lignan, i cili mund te ndihmoj trupin qe te largoj karcinogjenet e gjithashtu permban edhe acide yndyrore omega-3 te cilet besohen se zvogelojne inflamacionin dhe forcojne sistemin imunitetit,” thot Krista Haynes dietitian e Cancer Project, nje grup jo-fitimprures ne Washington D.C.
Kanceret qe lufton: Kanceri zorres, kanceri i gjirit, kanceri lekures dhe kanceri i mushkerive.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi