- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Presidenti Nishani: S’ka Shqipëri të madhe, jo ndryshim të kufijve në Ballkan
Wed 5 Dec 2012 - 9:29
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një intervistë të dhënë dje për televizionin “Al Xhazira” ka theksuar se “ndryshimi i kufijve në rajon është një çështje e mbyllur” dhe se sipas tij “nëse kjo do të rihapet atëhere do të bënte rrezik”. Duke shpjeguar nocionin e “Shqipërisë së madhe”, Nishani ka theksuar se ky term është përdorur nga politikanët për të justifikuar veprimet e tyre. Intervista e numrit një të shtetit shqiptar u fokusua mandej edhe tek 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku ka vënë në dukje sakrificat e shqiptarët për të qenë të lirë si dhe arritjet e tyre, duke nënvizuar faktin e të qenit anëtar i NATO-s. Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për Top Channel, Nishani nuk e quajtur agresiv nacionalizmin shqiptar duke i qetësuar fqinjët se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale si edhe se nuk ka turp të tregojë historinë e saj. “Flamuri shqiptar nuk i ka prirë pushtimit të tjerëve. Nacionalizimi natyrisht është një vlerë, por jo që të pretendojmë territoret e të tjerëve”, – ka thënë kreu i shtetit. I pyetur mandje lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha se “nga Preveza deri në Preshevë janë toka shqiptare”, Nishani tha se “deklaratat kanë qënë mëse korrekte. Kanë qënë në kontekstin e festimeve, ku flitet për historinë e shqiptarëve. Gjithmonë në festime flitet për historinë, ecurinë dhe rrugët që ka ndjekur kombi shqiptar. Askush nuk mund të na pengojë që të tregojmë historinë tonë, por ne nuk kemi pretendime territoriale. Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon, për harmoni mes kombeve, ndaj fqinjët tanë mbeten miqtë tanë dhe besoj se do të kemi momente të tjera për të festuar së bashku”, – u shpreh ai.
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Presidenti Nishani: S’ka Shqipëri të madhe, jo ndryshim të kufijve në Ballkan
Wed 5 Dec 2012 - 12:43
O, s'keni trru ju, e zemer atdhetare dhe jo s'ka Shqiperi "te bashkuar"!
Po trradhetaret si do flisnin ndryshe...
Po trradhetaret si do flisnin ndryshe...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi