- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
E përdorni shpesh në kuzhinë, pa e ditur se rrezikoni paralizën
Thu 6 Dec 2012 - 16:34
Sipas një studimi të fundit nga University of Arizona, sfungjeri me të cilin lajmë enët e kuzhinës është një nga objektet më të pistë, i mbushur me baktere rreth 2 mijë herë më shumë nga sa mund të kenë enët e palara.
Përveç baktereve të shumtë, studiuesit arritën të zbulonin në brendësi të tij një bakter të aftë për tu shpërndarë në nerv i cili mund të bllokojë aftësinë lëvizëse.
Një nga biologët më të njohur në Angli, profesor Hugh Pennington, deklaroi për “Daily Mail” se njëri nga objektivët më të mëdhenj të “Health Protection Agency” është mposhtja e bakterit të quajtur “campylobacter”, që mund të shkaktojë paralizë te njeriu dhe gjendet pikërisht shumë i përhapur në sfungjerët e kuzhinës ndërsa shumohet brenda tij.
Nëse organizmi preket nga ky bakteret atëherë mund të çojë në paralizë e cila mund të zgjasë me vite, ndaj rekomandohet që në vend që të rrezikoni kaq shumë ndërroni më mirë sfungjerët.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi