Hapet Muzeu i Forcave të Armatosura, të tjera armatime po priten
Fri 7 Dec 2012 - 14:08
Në godinën e Komandës së Doktrinës së Stërvitjes është inauguruar sot Muzeu i Forcave të Armatosura. Ky muze përmban objekte dhe armatime të ushtarëve në vite, ndërkohë që drejtori Agim Lala, apeloi që ky muze të vazhdojë të pasurohet me armatime të tjera.
"Unë do të gjeja rastin të bëj një apel të gjithë ushtarakëve, dhe të gjithë familjeve shqiptare që ruajnë si relikte që nga uniformat e ndryshme që ka përdorur ushtria shqiptare, armatime, pajisje, të gjithë ato elemente që do t'i nevojiteshin këtij muzeu, do të ishin të lutur t'i sillnin. Ne do të vendosim bashkë me objektet edhe emrat e dhuruesve", tha Agim Lala, drejtor i Arkivave dhe Muzeumeve të FA.
Aktualisht në muze rreth 280 objekte, kurse pasurimin e mëtejshëm mund ta bëjë çdo njëri që ka objekte dhe dëshiron të pasurojë më tej muzeun.
Muzeu përbehet nga dy pavijone kryesore: ai i epokës historike, qe përfshin vitet nga 1474-1945 dhe pavijoni tjetër periudhën pas çlirimit deri ne vitet '90.
\Shekulli Online\E.Sh\

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi