Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Federer, 7,6 mln euro për disa ditë Empty Federer, 7,6 mln euro për disa ditë

Fri 7 Dec 2012 - 21:35
Federer, 7,6 mln euro për disa ditë Federersharapova

Kalendari i sezonit tenistik në vitin 2012 u shkurtua me dy javë, pas ankesave të tenistëve për mbingarkesë.

Megjithatë, këto dy javë pushimi nuk po shfrytëzohen nga shumica e lojtarëve për të pushuar, por për të rritur më tej fitimet e tyre.

Siç raportoi agjensia “DPA”, Roger Federer, në vetëm pak ditë, do të përfitojë 7,6 milionë euro nga turet që do të realizojë me kërkesë të sponsorve të tij.

Gjatë javës së ardhshme, zvicerani do të ndalojë në tre qytete amerikanojugore, në Sao Paulo (Brazil), Bogota (Kolumbi) dhe Tigre (Argjentinë), ku për secilën ndeshje që do të luajë, do të përfitojë rreth 2,5 milionë euro, një shumë dy herë më e lartë se sa shpërblimi për të fituar një Grand Slem si “Uimbëlldoni”, “Roland Garros”, “US Open” apo “Australian Open”.

Ndonëse rekordmen, Federer nuk do të jetë i vetmi që do të përfitojë shuma “të çmendura” nga sponsorizimet.

Serbi Djokovic, falë ndeshjes që do të luajë në Rio përballë Gustavo Kuerten, do të përfitojë 800 mijë euro, përpara se të udhëtojë në Japoni, për një takim tjetër në të cilin pritet të përfitojë rreth 200 mijë euro.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi