Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Plas te Vllaznia, klubi "internon" Osmanin e Hysën Empty Plas te Vllaznia, klubi "internon" Osmanin e Hysën

Wed 12 Dec 2012 - 16:23
TIRANE-Me një dorë të hekurt, rrallëherë të dëg juar më parë në futbollin shqiptar, klubi Vllaznia ka gjobitur dje të gjithë futbollistët dhe ka "internuar" te skuadra e të rinjve dy prej tyre, Tefik Osmanin e Vilfor Hysën.
Plas te Vllaznia, klubi "internon" Osmanin e Hysën 2qbyo7c
Klubi shkodran ka marrë masa drastike ndaj shkaktarëve të gjendjes jo të mirë që ka kaluar ekipi në kampionat, ndërsa "sëpata" ka rënë sidomos mbi dy blerjet e reja, Osmani e Hysa. Ata janë gjobitur me 45 % të kontratës që kanë nënshkruar me këtë klub, ndërsa për tre muaj do të luajnë me ekipin e të rinjve, U19. Një masë e rëndë ndaj tyre, ç'ka mund të çojë edhe në divorcin në muajin janar. Vendimi i publikuar dje për mediat mban firmën e administratorit Fatos Gjyrezi, ndërsa gjithçka bazohet te rregullorja e klubit dhe te kontratat e nënshkruara. "Bazuar në Statutin e KF.Vllaznia sh.a., kontratat individuale të futbollistëve me klubin., propozimin e ardhur nga drejtori sportiv, mbështetur në kompetencat e mia si administrator ligjor i shoqërisë, në zbatim të kapitullit që flet për sanksionet, kam vendosur këto masa", thuhet në komunikatën e shpërndarë nga Vllaznia. Baza ligjore ku janë mbështetur drejtuesit e klubit shkodran parashikon gjoba nga 10 deri në 50 % të kontratës, pezullime të përkohshme nga stërvitjet apo veprimtaritë e tjera të organizuara nga klubi si edhe penalitete të tjera.
Skuadra
Masat ndaj Osmanit e Hysës, dy lojtarët e marrë me shumë bujë në merkaton e verës, nuk janë të vetmet. Kështu, i gjithë ekipi është ndëshkuar me rrogën e një muaji e gjysmë, ndërsa dy lojtarë të tjerë që kanë pësuar sanksione shumë të rënda, janë kosovari Ilir Nallbani dhe vlonjati Halim Begaj. Ata janë gjobitur me 35 % të vlerës së kontratës, por ndryshe nga Osmani e Hysa, nuk janë dërguar të stërviten me ekipin e të rinjve. I kontaktuar nga gazeta, mbrojtësi Tefik Osmani nuk pranoi të bënte komente, pasi, sipas tij, do të ketë një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubit, për të folur për hapat e mëtejshëm. Vendimet e djeshme mbeten nga më të rëndat në futbollin shqiptar vitet e fundit, ndërsa ato janë marrë për shkak se Vllaznia duket jashtë objektivave të vendosura në fillim të sezonit.
Trajneri
Në komunikatën e djeshme të klubit shkodran, ka edhe një pikë që flet për trajnerin Shpëtim Duro, ku thuhet se puna e tij dhe e stafit teknik do të jetë objekt i një shqyrtimi të mëvonshëm. Dy ditë më parë, tekniku kryeqytetas mori konfirmimin nga ana e kryetarit të bashkisë Lorenc Luka, ndonëse nga brenda klubit është mësuar se Duros i është kërkuar dorëheqja dhe ai nuk e ka dhënë. Ndodhur në këto kushte, drejtuesit e klubit pritet të kenë një tjetër takim me trajnerin, që në rast shkarkimi, do ta përfitonte kontratën të plotë. Diçka e tillë do të çonte në një problem madhor financiar për Vllazninë, gjë që nuk dëshirohet nga drejtuesit e klubit dhe kryebashkiaku Luka./D.b
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi