Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tuneli i mallkuar, ku ulërimat tmerrojnë kalimtarët! Empty Tuneli i mallkuar, ku ulërimat tmerrojnë kalimtarët!

Fri 14 Dec 2012 - 13:05
Tuneli i mallkuar, ku ulërimat tmerrojnë kalimtarët! Tuneli-300x206Qyteti kanadez, Niagara Falls, mund të jetë i njohur për faktin se ndodhet pranë ujëvarave më të famshme në botë, por për ata të cilët janë fansa të dukurive paranormale dhe të metafizikës, ekziston një histori e çuditshme që tregohet nga vendasit dhe që izolon fantazinë e çdokujt, më shumë nga mrekullitë e natyrës!
Legjenda e frikshme kacavjerrëse urbane, i përket një kalimi të vogël të ndërtuar me blloqe gëlqerorë, e njohur si Screaming Tunnel, që u ndërtua fillimisht si sistem kullues nën Grand Trunk Railway –tashmë hekurudha kanadeze.

Tuneli u lejonte kafshëve, të kalonin lirshëm nën hekurudhë ndërsa njëkohësisht kryej dhe procedura e kullimit të tokave nga i njëjti kalim. Deri këtu çdo gjë në rregull, por ka dhe një anë të errtë! Sipas mitit laik, tuneli është i mallkuar, nga fantazma e një vajze të vogël e cila i shpëtoi flakëve të një ferme dhe u strehua në muret e tunelit.

Ekzistojnë dhe shumë interpretime të ndryshme të kësaj historie. Njëra prej këtyre interpretimeve, thotë se i ati i kësaj vajze, ishte ai i cili i vuri flakën vajzës së tij, kur humbi kujdesin e fëmijëve të tij, pas një divorci të keq. Një tjetër histori thotë se vogëlushja u përdhunua brenda në tunel dhe përdhunuesit dogjën trupin e saj me qëllim që të zhduknin gjurmët.
Thuhet se nëse dikush ndez një shkrepëse brenda në tunel, dëgjohen ulërimat kacavjerrëse që vijnë nga thellësia e… të vajzës së legjendës!
Duhet theksuar se miti i tunelit, është kaq i famshëm saqë u përdor në xhirimet e filmit “The Dead Zone” - “Zona e vdekur”, në vitin 1983 i regjisorit David Cronenberg i romanit të Stephen King./alb-observer.com/
Për më shumë në videon në vijim:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi