Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Tratativa, Sadiku i zë vendin Bogdanit te Siena Empty Tratativa, Sadiku i zë vendin Bogdanit te Siena

Fri 14 Dec 2012 - 14:48
Tratativa, Sadiku i zë vendin Bogdanit te Siena 125klyt
Armando Sadiku është një nga emrat më të kërkuar të merkatos italiane për muajin janar. Mund të duket çudi, por sulmuesi 21 vjeçar i kombëtares shqiptare preferohet shumë nga klubet e zonës së poshtme të klasifikimit në Itali.

Drejtori sportiv i Luganos ka pranuar dje se për Sadikun është interesuar sidomos Siena, e cila mesa duket ka bërë një ofertë zyrtare te zviceranët. Vetë klubi i Luganos ka bërë të ditur nëpërmjet drejtorit sportiv se sulmuesi mund të largohet në merkaton e dimrit, duke parë kërkesat e shumta. Ndërkohë, vajtja e tij te Siena do të thotë që largimi i Erjon Bogdanit nga ky klub është i sigurt.

Bogdani ndodhet në tratativa me Peskarën dhe me shumë mundësi, do të luajë tek ajo për pjesën e mbetur të sezonit. Drejtuesit e Sienës janë gati ta zëvendësojnë me një sulmues më të ri, që deri më tani ka shkëlqyer në kampionatin zvicerian, ku në 11 ndeshje ka shënuar 8 gola. Një mesatare e mirë për një futbollist 21 vjeçar, që mediat italiane e quajnë "perfekt për Serinë A, me një fizik të admirueshëm, i fortë dhe i shpejtë".

Trajneri Serse Kozmi ka vetëm një sulmues të nivelit të lartë, Kalaio, ndërkohë që goli duket problemi më i madh për një ekip që kërkon të mbijetojë në Serinë A. Ende nuk bëhen të ditura shifra financiare për këtë transferim, por gjasat janë që Sadiku të përfundojë në Itali duke nisur nga janari dhe jo në merkaton e qershorit 2013.

Torino
Në orët e fundit, mediat italiane bëjnë të ditur se për Armando Sadikun interesohet edhe Torino, ku sponsori kryesor i tij është pikërisht trajneri i kombëtares Xhani De Biazi. Tekniku kuqezi ka drejtuar në të shkuarën skuadrën granata dhe u ka rekomanduar drejtuesve të saj pikërisht Sadikun, i cili do të ishte një zëvendësues ideal për Rolando Biankin. De Biazi ka folur shpesh për sulmuesin kuqezi në mediat italiane, duke e quajtur atë një futbollist me të ardhme shumë premtuese. "Sadiku është potencialisht shumë i fortë, një lojtar i ri që ka një potencë të admirueshme dhe do t'u bënte punë shumë skuadrave italiane", ka deklaruar De Biazi.

Armando Sadiku është vetëm 21 vjeç, por konsiderohet nga të gjithë si e ardhmja e sulmit të kombëtares shqiptare. Golat e tij me fanelën kuqezi kanë qenë të paktë, por elbasanasi ka qenë shpesh një nga më të mirët në fushë për Shqipërinë. Ai u transferua dy vjet më parë në kampionatin zvicerian, ku luajti me Lozanën. Në verën e këtij viti, Sadiku u bë pjesë e një ekipi më të njohur, si Lugano, ku sërish ka shkëlqyer. Ai ka realizuar 8 gola në 11 ndeshje të këtij sezoni, duke qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi