Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vodka shpëton elefantët në Siberi Empty Vodka shpëton elefantët në Siberi

Fri 14 Dec 2012 - 21:09
Vodka shpëton elefantët në Siberi ElefantetDy elefantë u shpëtuan nga i ftohti siberian nga konsumimi i vodkës, lajmëruan të premten zyrtarë rusë.

Kafshët po transportoheshin për një cirk polak që do të jepte shfaqje në verilindje të Federatës Ruse, kur makina me të cilën po udhëtonin u përfshi nga zjarri pas një aksidenti rrugor, të ndodhur në afërsi të kryeqendrës së një prej rajoneve më të ftohtë në botë, Novosibirskut.

Si rrjedhojë e temperaturave të panjohura për elefantët afrikanë, deri në -40 gradë celcius, kafshët 45 dhe 48-vjeçare (elefantët jetojnë deri 70 vjeç), pësuan ngrirje në gjymtyrët e poshtme dhe të veshëve të tyre.

Duke improvizuar, në tentativë për t’i shpëtuar, përgjegjësit e transportit ngrohën dy arka vodke, të përzjerrë me ujë, të cilën ia dhanë elefantëve për t’i konsumuar.

Elefantët mbijetuan në ato kushte për më shumë se 24 orë, përpara se të siguruar një tjetër mënyrë për të transportuar kafshët.

“Ata nisën të hungërinin sit ë ishin në xhungël. Dukej sikur ishin me të vërtetë të lumtur”, deklaroi një i pranishëm për agjensinë “Ria Novosti”.

Sipas shkencëtarëve, ashtu si tek njerëzit, edhe tek kafshët alkooli krijon një ndjesi ngrohtësie, ndonëse në të vërtetë ul temperaturën e trupit.

Megjithatë, sipas drejtorit të kopështit zoologjik të Novosibirskut, qytetit rus me 1,2 milionë banorë, kryeqendër e Siberisë, pa vodkën, elefantët do të kishin ngordhur nga i ftohti apo pneumonia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi