Rilindja e Britney Spears
Sat 15 Dec 2012 - 19:45
Pak vite më parë, për shkak të alkoolit dhe peripecive në jetën personale, shumë kritikë të muzikës e quanin “të mbaruar”, por 2012 tregoi të kundërtën.
Bëhet fjalë për Britney Spears, këngëtarja amerikane e muzikës pop e cila renditet e para në listën e Forbes si këngëtarja që ka fituar më shumë për këtë vit.
Spears udhëheq listën e këngëtareve në renditjen e publikuar nga “Bibla e kapitalizmit”. Sipas Forbes ajo ka mundur të sigurojë 58 milion dollarë fitime në 12-mujorin e fundit, duke lënë pas këngëtaren e muzikës country Taylor Swift, Rihanna dhe Lady Gaga.
Revista amerikane publikon edhe faktorët e rilindjes së Britney. Faktori i parë janë të ardhurat e siguruara nga shitjet e albumit të fundit të këngëtares, “Femme Fatale”, i treti më i shitur për 2012, së dyti të ardhurat e siguruara nga turi botëror që këngëtarja ndërmori për promovimin e këtij albumi dhe së treti të ardhurat e siguruara nga shitja e linjës së parfumeve “Fantasy Twist” në bashkëpunim me kompaninë kozmetike “Elizabeth Arden”.
“Nëse deri më tani kishim pasiguri mbi karrierën muzikore prej superstare të Britney Spears, ky vit na vërtetoi se ishim gabuar”, shkruan Forbes.
Në vendin e dytë të listës së revistës amerikane, me 1 milion dollarë më pak se Britney është Taylor Swift, në vend të tretë Rihanna me 53 milion dollarë dhe e katërta Lady gaga me 52 milion dollarë. /Tch

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi