- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Kartela mjekësore e globit
Tue 18 Dec 2012 - 0:15
Kartela mjekësore e globit
Kartela mjekësore e globit: më tepër raste të të sëmurëve me kancer e diabet, më pak vdekje nga kequshqyerja dhe lindja
Njerëzimi jeton mesatarisht 10 vjet më gjatë se në vitin 1970, por kalon më tepër kohë duke luftuar sëmundje si kanceri apo diabeti. Këto janë rezultatet e një studimi mbi shëndetin në botë të publikuara nga revista mjekësore britanike ‘Lancet’. Në 40 vjet, 1970-2010 jetëgjatësia mesatare është rritur me 11,1 vjet për meshkujt dhe 12,1 për femrat sipas superstudimit të ‘Lancet’, që mori në shqyrtim 187 vende.
Por duke jetuar në gjatë, njerëzit nuk gëzojnë domosdoshmërish një shëndet të mirë, duke u përballur përditë me sëmundje si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti, të cilat sipas studimit rezultojnë të jenë në lulëzim të plotë.
Nga viti 1990 në 2010 numri i të prekurve nga tumori është rritur me 38 për qind, duke kaluar nga 5,8 milionë raste, në 8 milionë të tilla, periudhë kjo që ndërkohë është shoqëruar me një ulje të numrit të sëmundjeve të transmetueshme, të shkaktuar nga kequshqyerja apo gjatë lindjes.
Rritje vihet re në sëmundjet mendore ose emocionale, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe është shënuare një ulje e vdekshmërisë foshnjore.
Përjashtim nga këto shifra bëjnë vendet afrikane, ku jetëgjatësia është ulur si te meshkujt edhe te femrat, me 1, 3 dhe 0, 8 vjet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi