- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Profecia e Majave...? vetëm një biznes
Tue 18 Dec 2012 - 0:31
Profecia e Majave...? vetëm një biznes
Massimo Polidoro, “detektiv i misterit”, siguron se më 21 dhjetor 2012 nuk do të ndodhë asgjë. Por bëni kujdes se mos frikësoni fëmijët
Është faktike që Majat as nuk e kishin idenë të parashikonin fundin e botës. Këto janë fjalët e Massimo Polidoro-s, shkrimtar dhe “detektiv i misterit”, një prej ekspertëve më të mëdhenj në fushën e psikologjisë së pazakontë, asaj paranormale dhe mistereve në përgjithësi. Edhe Apokalipsi, që është cituar nga popullsia prekolumbiane më 21 dhjetor 2012, ka të gjitha karakteristikat për të qenë pjesë e kategorisë së citimeve. Por cila është arsyeja që kjo datë ka ngjallur kaq shumë frikë e pasiguri?
“E vetmja gjë e vërtetë që ka lidhje me Majat është fakti se më 21 dhjetor përfundon një prej kalendarëve të tyre, për të rinisur më pas një i ri më 22 dhjetor!”, shpjegon eksperti. Pra, asgjë nuk është e vërtetë. Kush ka frikë se mos humbet gjithçka më 21 dhjetor 2012 mund të rrijë i qetë.
Por, pavarësisht gjërave të thëna, profecia e supozuar e Majave vazhdon të ketë efekt mbi njerëzit. Pse?
Sepse kjo histori është përhapur nga disa amerikanë dashakeqës dhe të pasionuarit pas mistereve, të cilët nuk kanë shumë informacion ose që e bëjnë enkas, sepse në fund të fundit këto tema tërheqin më shumë vëmendjen.
Në ç’kuptim?
Po ta vini re, që në vitin 2002, kur njerëzit filluan të flisnin për profecinë, janë publikuar shumë libra, janë realizuar dokumentarë dhe mjaft materiale të tjera.
Pra, sipas jush, është çështje biznes?
Sigurisht. Nga pikëpamja shkencore nuk ka asgjë që të qëndrojë, asgjë për të cilën duhet të shqetësohesh, apo ngjarje të rrezikshme, si afrimi i planetëve, rrëshqitje e tokës apo gjëra të tjera që kemi dëgjuar të flitet gjatë javëve dhe muajve të fundit.
Në fakt nuk është hera e parë që bëhen deklarata apokaliptike. A ka pasur ndonjë rrezik që na kanosej vërtet?
Në vitin 1999 njerëzit trembeshim se mund të ndodhte ndonjë gjë e keqe me ardhjen e mijëvjeçarit të ri, sidomos nga pikëpamja teknologjike, sepse mendohej se kompjuterët nuk do të ishin në gjendje të “përshtateshin”. Por nuk ndodhi asgjë. Për sa u përket parashikimeve të tjera pak a shumë katastrofike, ka me mijëra. Ne kemi mbledhur me dhjetëra, por rasti i vetëm ku kemi verifikuar rrezik është ai i Nostradamusit, për arsyen e thjeshtë se bëhet fjalë për një varg të pafund absurd, të paqarta dhe pa një datë të saktë. Prandaj secili mund të shikojë atë që do.
Ditët e fundit u desh ndërhyrja e qeverisë ruse për të qetësuar njerëzit, madje për këtë çështje u angazhua edhe vetë NASA…
Po, është e vërtetë, sepse në qoftë se për shumë njerëz profecia e Majave nuk është gjë tjetër veçse një mundësi për ta mbyllur vitin në mënyrë argëtuese, ka të tjerë që janë trembur vërtet. Këtu përfshihen edhe fëmijët.
Fëmijët, po ç’lidhje kanë ata me këtë çështje?
Mua më ka ndodhur shpesh të dëgjoja fëmijë teksa shkonin në shkollë, të cilët pyesnin njëri-tjetrin se çdo të ndodhte me fundin e botës. Pasi i dëgjoja, ndaloja menjëherë dhe i qetësoja, duke u thënë se ata nuk duhet të shqetësoheshin, sepse nuk do të ndodhte gjë. Pikërisht për ta bënë edhe një program televiziv, të titulluar “Big Bang!”. Një udhëtim për të zbuluar misteret e mëdha të historisë dhe në veçanti profetinë e Majave.
Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim, sigurisht pa u frikësuar…
Sigurisht. Gjëja e vetme që duhet shpresuar është që ndonjë i çmendur të mos sajojë gjëra të shëmtuara, ndonjë sekt që beson në fundin e botës, si ai që në mes të viteve ‘90 u vetëvranë në Zvicër. Fjala e duhur do të ishte: mos e dramatizoni situatën!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi