Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Serbia do republikë serbe në Kosovë! Empty Serbia do republikë serbe në Kosovë!

Tue 18 Dec 2012 - 10:25
Beograd, 18 dhjetor – “Novosti” e Beogradit shkrua sot kreu shtetëror serbë ka arritur më në fund pajtimin rreth platformës pr Kosovën. Sipas kësaj gazete, platforma kërkon status të posaçëm për serbët në veri pa njohje të Kosovës.

Për platformën do të deklarohen Grupet Parlamentare, serbët nga Kosova dhe në fund Kuvendi i Serbisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, Serbia do të duhej të luftonte për të drejta sa më të gjëra dhe formale të qytetarëve në veri. Ideja është që veriu të fitojë autonomi sa më të gjerë territoriale, entitet të veçantë, ngjashëm sikur Republika Serbe në Bosnjë”, shkruan “Novosti”.

Në praktikë, në veri më nuk do të kishte institucione të Serbisë, por autonomi serbe. Ky propozim do të jetë temë e shqyrtimit edhe me bashkësinë ndërkombëtare, thekson gazeta.

“Por, platforma, gjithashtu, do të thirret edhe në Kushtetutën e Serbisë, sepse Beogradi me asnjë kusht nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës. Më këtë qasje mbrohet qëllimi kryesor – që sa më shumë të lehtësohet jeta e serbëve, dhe njëkohësisht, ata të mos kenë lidhje të drejtpërdrejtë me institucionet e Kosovës”, shkruan “Novosti”.


Kjo fotografi është zvogluar, kliko këtu që ta shihni në madhësin origjinale!


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi