Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E dhimbshme: “Tani nuk kam më frikë të shoh veten në pasqyrë” Empty E dhimbshme: “Tani nuk kam më frikë të shoh veten në pasqyrë”

Wed 19 Dec 2012 - 13:56
E dhimbshme: “Tani nuk kam më frikë të shoh veten në pasqyrë” Aesha-2
Historia e Aesha Mohammadzai tronditi gjithë botën botën, kur ajo u shfaq në një kopertinë të revistës Time në gusht të vitit 2010 duke treguar njëkohësisht se si dhunohen gratë në Afganistan. Ajo u torturua brutalisht nga i shoqi pasi u përpoq të arratisej nga martesa e detyruar e abuzive. Kur ishte 12 vjeç, babai i saj e martoi me një luftëtar taliban për të paguar një borxh. Ai e dorëzoi tek familja e tij, që abuzonte me vajzën dhe e detyronte të flinte në stallë me kafshët. Ajo nuk iu bind fatit tragjik dhe u përpoq të arratisej por i shoqi e kapi dhe i preu hundën si ndëshkim duke e dhunuar njëkohësisht. Pasi e lanë për të vdekur në male, ajo arriti të zvarritet deri tek shtëpia e gjyshit i cili e coi tek një spital amerikan.

Pas një trajtimi dhjetëjavësh ajo u dërgua në një strehë sekrete në Kabul përpara se të nisej për në SHBA, ku do e priste një familje amerikane.

“Në fillim isha shumë e frikësuar. Nuk e shihja dot veten në pasqyrë. Kisha frikë të mendoja se çfarë do të ndodhte në të ardhmen me mua. Por tani nuk kam frikë. Tani e di kuptimin e jetës, se si duhet të jetosh. Atëherë nuk e kuptoja jetën,” , shprehet ajo për rrjetin prestigjioz CNN.
Mjekët thonë se tashmë , kur ajo është 21 vjec ata kanë kryer thuajse gjysmën e punës dhe do të vazhdojnë të punojnë në fytyrën e saj deri në rindërtimin e plotë./alb-observer.com/
E dhimbshme: “Tani nuk kam më frikë të shoh veten në pasqyrë” Aesha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi