Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit” Empty “Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit”

Thu 20 Dec 2012 - 13:30
“Familja e tim shoqi u mërzit... jam ndier inferiore dhe e tërhequr sepse kam lindur vajza”, shprehet një nënë nga Bathorja.
“Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit” B_250_200_16777215_00___images_images3_vajze_e_vogel
Në Shqipëri po lindin më shumë meshkuj sesa femra. Aborti selektiv është njëri nga shkaqet kryesore, edhe pse ai është ndaluar me ligj. Në vendin tonë, për periudhën 2008-2010, raporti i lindjes së meshkujve shënon një mesatare prej 111.7 për 100 lindje vajzash.

Ndërkaq, norma botërore është 105 lindje djemsh për 100 lindje vajzash dhe studimi vërteton se ky ekuilibër në Shqipëri është prishur pikërisht për shkak të shtimit të rasteve të abortit selektiv.

Këto janë disa nga përfundimet e studimit “Raporti i paekuilibruar midis se.kseve në lindje në Shqipëri”, i prezantuar nga Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e organizatave “UNFPA” dhe “Ëorld Vision”. Studimi u prezantua dje në Tiranë.

Dëshira për të pasur të paktën një pasardhës mashkull në familje është shkaku kryesor i aborteve të qëllimshme të foshnjave vajza. Në pellgun e Ballkanit Shqipëria zë vendin e parë për këtë tregues, ndjekur nga Maqedonia Veriperëndimore. Këtë situatë vërtetojnë rezultatet e raportit, duke konfirmuar një gjendje të paekuilibruar në lindje midis dy se.kseve.

Pohimi i gruas nga Bathorja na bën të mendojmë se nëse lind djalë, respektohesh më shumë brenda familjes sesa kur lind vajzë. Duket se në disa raste, të rrisësh djem nuk është vetëm çështje që ka të bëjë me krenarinë, por edhe me një çështje nderi dhe dinjiteti familjar.

Arjan Gjonça, demograf, pohoi se, “aktualisht, raporti i lindjes femra-meshkuj ka shkuar në 100 femra të lindura kundrejt 111 meshkujve. Nëse do të vazhdohet me këto ritme, pritet që në 20 vitet e ardhshëm të kemi mbi 11 për qind meshkuj më shumë se femra”.
Burimi: shekulli


*Në Shqipëri, për periudhën 2008-2010, raporti i lindjes së meshkujve shënon mesataren 111.7 për 100 lindje vajzash.
Norma botërore është 105 lindje djemsh për 100 lindje vajzash.
Ky ekuilibër në Shqipëri është prishur për shkak të shtimit të rasteve të abortit selektiv
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit” Empty Re: “Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit”

Thu 20 Dec 2012 - 13:35
ASHT MASE E VERTETE KJO QE THU NAQE....ME DUKET SHUM ABSURDE PO PO I LEXOJ PERDIT NEPER GAZETA DHE LAJME.....ME DUKET INJORANCE
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit” Empty Re: “Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit”

Fri 21 Dec 2012 - 23:15
Mentaliteti sjell përzgjedhjen e fëmijëve meshkuj në familjet shqiptare
Djemtë ‘duhen’ për të trashëguar emrin dhe pronat e familjes, për të mbrojtur nderin si edhe për t’ju bërë ballë rreziqeve të jashtme që i kanosen shtëpisë. Këto janë disa nga arsyet pse familjet shqiptare preferojnë më tepër lindjen e fëmijëve meshkuj sesa femra, sipas studimeve më të fundit lidhur me këtë temë. Paragjykimet dhe trimëria mbeten ende vendimtare në lindjen e një fëmije për ciftet e reja, sepse vajzat janë ato që mund të prishin nderin e familjes ndërsa djemtë sado që të bëjnë gabime këto harrohen më shpejt se në rastin e vajzave.

Djali është gjithashtu ‘trimi’ që mbron familjen nga rreziqet e ndryshme që vijnë duke qenë se është i fortë dhe jo i brishtë si një vajzë që ka më tepër brishtësi se forcë fizike. Nga ana tjetër, djemtë mund të trashëgojnë emrin e familjes nga njëri brez te tjetri, ndërsa vajzat marrin emrin e familjes së burrit dhe linja familjare humbet, po kështu edhe pronat familjare, nuk ndahen asnjëherë mes vajzave të shtëpisë por u lihen vetëm djemve. Të kesh vajzë është e vështirë më tepër prej paragjykimeve, kryesisht në zonat rurale, të cilat nuk e lejojnë një femër të dalë lirisht apo të shoqërohet me meshkuj. Nëse ajo e bën këtë, prishet i ashtuquajturi nderi i familjes, dhe nëse ka vëllezër, ata nuk do ta lejojnë këtë gjë.

Shumë baballarë i mendojnë fëmijët e tyre meshkuj pa lindur ende, si ‘shtyllën e shtëpisë’ , kur të rriten, do të jenë ata që do të punojnë dhe të mbajnë familjen, do të jenë ata që do të kujdesen për prindërit në pleqëri pasi vajzat shkojnë në shtëpinë e burrit. Pra janë edhe arsyet ekonomike ato që çojnë në preferencat e fëmijëve meshkuj ku sipas një studimi të United Nations Population Fund Agency, nga anketimi me banorët në rrethe të ndryshme në Shqipëri ata janë shprehur se “Djali është për të ruajtur rrënjët e familjes ndërsa vajza është për shtëpinë e botës” “Kur lind një djalë edhe trarët e shtëpisë qeshin, ndërsa kur lind vajzë, trarët qajnë”. Mesa duket këto thënie të të parëve të tyre, u kanë mbetur në mendje edhe sot e kësaj dite dhe pavarësisht kohërave, që një vajzë mund të mbajë mbiemrin e saj dhe jo të burrit, apo se edhe djemtë mund të largohen në emigracion njësoj si vajzat duke lënë prindërit vetëm, kur i pyesin për preferencat gjinore të fëmijëve, shqiptarët përgjigjen se duan të kenë djem dhe jo vajza.

Nga ana tjetër vajzat janë të domosdoshme për mbajtjen e shtëpisë, ato janë për t’i shërbyer anëtarëve të familjes, për të bërë punët brenda në shtëpi ndërkohë që vëllezërit punojnë jashtë, ato gatuajnë, lajnë rrobat, pastrojnë shtëpinë e të tjera si këto. Por prapëseprapë, nuk është problem nëse një familje nuk ka vajze. E nëse kanë vetëm vajza dhe jo djem,këto familje shihen si t’i ketë ndodhur një fatkeqësi e rëndë. Ndikim të madh në këto preferenca duket se kanë edhe normat e pashkruara të komunitetit ku shqetësimet e grupit kanë një rëndësi të madhe për çdo individ.

Shqipëria si një vend mesdhetar, karakterizohet nga një kulturë kolektiviste dhe e orientuar nga nderi, si rrjedhojë në këto kultura ka një ndjeshmëri të lartë ndaj respektimit të besimeve dhe normave të komunitetit. Pjesëmarrësit në këtë studim përmendin shpesh se qëndrimet e komunitetit pas lindjes së fëmijëve bëheshin burim presioni si nga brenda ashtu edhe nga jashtë familjes.

Nga studimi i UNFPA , vihet re gjithashtu se në Shqipëri gjatë 60 viteve të fundit numri i fëmijëve të lindur në çdo familje, priret të ulet duke sjellë dhe një model të familjes me më pak fëmijë. Të anketuarit lidhur me këtë pyetje, janë përgjigjur se ata do të dëshironin të kishin dy deri në katër fëmijë, numër që ishte shumë më i vogël se numri që ata kishin qenë vetë në familjet e tyre të origjinës. Shkak për uljen e lindshmërisë duket të kenë qenë ndryshimet politiko-sociale të këtyre 60 viteve të fundit, që kanë orientuar jetën shoqërore më tepër drejt individualizmit dhe familjeve sa më të vogla. Ulja e numrit të fëmijëve si edhe preferencat specifike gjinore duken më tepër si një kërcënim për prindërit e rinj që duan të kenë një djalë pasi: “Mentaliteti këtu e kërkon që të kesh një djalë patjetër” shprehen ata gjatë anketimit. Në familjet e prindërve të tyre, në dhjetë fëmijë, do të lindnin në mos pesë, katër ose tre, të paktën njëri do të ishte djalë. Në ditët e sotme ky probabilitet ka tendencën të ulet gjithnjë e më tepër, për shkak të numrit të relativisht të vogël të fëmijëve, dhe që kur njëri prej tyre duhet të jetë djalë, që kërcënon edhe prishjen e raporteve ndërmjet dy gjinive në vend. Burimi: (gazeta-Shqip.com)
Sponsored content

“Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit” Empty Re: “Nëse nuk më bën me djalë, ktheu te prindërit”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi