Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shkronja “ë” që ti s’e vë Empty Shkronja “ë” që ti s’e vë

Thu 20 Dec 2012 - 15:48
Shkresat zyrtare, titrat e lajmeve, lajmërimet publike e kanë zhdukur shkronjën “ë”
Shqipëria në moshën e internetit as dhe një tastierë me gjithë shkronjat e alfabetit shqip nuk e ka akoma

Shkronja “ë” që ti s’e vë Shkronja%20e
Dokumentet zyrtarë që paraqesin ministritë dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë nuk ndjekin rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Prej kohësh vihet re mungesa e shkronjës “ë” duke mos respektuar kështu “Kongresin e Manastirit”, kongresin e gjuhës shqipe. Informacione të shumta që u serviren qytetarëve shqiptarë kanë një mungesë të theksuar të shkronjës “ë”. Ndonjëherë ajo nuk duket fare, thua se alfabeti shqip ka 35 shkronja. Kultura e gjuhës së këtyre dokumenteve zyrtare shpreh qartë edhe kulturën e këtyre institucioneve për të bërë politikë. Po cilat janë shkaqet që përzënë shkronjë “ë” nga alfabeti i shqipes? Shumica do të mendojë se teknologjia ka ndikuar më së shumti në theksimin e këtij problemi. Nëse ne nuk dërgojmë mesazhe elektronike me “ë”, kjo nuk do të thotë që institucionet shtetërore kanë të drejtën të veprojnë me gjuhën shqipe njëlloj. Zhvillimi i teknologjisë, për profesorin e gjuhësisë Rami Memushaj, nuk është një justifikim për të këtë shkelje që po i bëhet gjuhës shqipe.

Në lidhje me teknologjinë, e cila sigurisht nuk mund të justifikojë përdhosjen që po i bëhet shqipes, na mbetet të sjellim një ide për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Shqipëria prej disa vitesh konsiderohet nga drejtues të lartë të shtetit si “Shqipëria e dixhitalizuar”. “Brezi i internetit”, brezi që sipas kryeministrit po e çon vendin drejt teknologjisë së fundit le të fillojë projektimin e një tastiere kompjuterike, në të cilën të kemi edhe shkronjën “ë”, pa harruar sigurisht edhe ç-në. Shteti ynë fqinj, Greqia ka pajisur qytetarët e saj me tastiera, të cilat respektojnë çdo germë të alfabetit të tyre. Po kështu, ndodh edhe me turqit. “Përgjegjësia për këtë ‘krim’ drejtshkrimor nuk i duhet hedhur tastierës së kompjuterit, por përtacisë dhe papërgjegjshmërisë së shkresëshkruesëve, qofshin ata mindoistra apo kompjuteristë”, thotë për “Shekullin” përkthyesi Edmond Tupja.

Ka disa lloje komunikimesh dhe të gjithë janë në dijeni që komunikimet zyrtare duhet të jenë në gjuhë zyrtare. Dhe gjuha jonë zyrtare nuk e përjashton ë-në. Sa të matura dhe zyrtare janë shkrimet që po i bashkëngjisim këtij shkrimi? Ato dy pikat mbi “e” duhet të kenë rëndësi të madhe për këto shkrime sepse në fund të fundit nuk mbeten vetëm dy pika, në fund bëhen më shumë se 200 pika. Ka njoftime për vende pune, të cilat na vijnë me shqipe të çalë. Në këto shkrime një prej kushteve të pranimit është njohja e një gjuhe të dytë. Si mund t’i kërkohet dikujt që të njohë një gjuhë të dytë kur vetë institucioni që harton këtë shkrim nuk njeh dhe nuk respekton gjuhën e vet? “Një gjuhë që s’shkruhet e s’këndohet, nuk zihet gjuhë”, shkruan Sami Frashëri. E nuk ka se si të këndohet shqip, gjuha e shkrimeve që nuk është shqip.

Profesor Xhevat Lloshi, pedagog i “Pragma-stilistikës” në Departamentin e Gjuhës, tha në 40-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës shqipe, që u zhvillua në Korçë, se ndryshe nga popujt e tjerë që emrin e kanë marrë nga emri i territorit ku kanë jetuar a jetojnë, ne shqiptarët quhemi kështu jo nga emri i vendit, por nga emri i gjuhës. Kësisoj, nga ky formulim dalim shumë më pak shqiptarë se sa paraqitemi. E meqenëse, Kongresi i Manastirit i parapriu bashkimit kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë, a vlen gjithë ajo festë e madhe për këtë 100-vjetor? A vlen një festë për të mbuluar gabimet që kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë? Jo, sepse shqiptarët nuk mund t’i bashkojë një tortë gjigante. Ata i bashkon gjuha shqipe. Nëse zyrtarët e këtij vendi fajësohen për shkeljen e tortës, zyrtarët (jo të gjithë) duhen fajësuar për shkeljen e rregullave të shqipes. E megjithëse, këto dokumente vazhdojnë që të shtohen në numër, nuk ka ende një ligj për të mbrojtur gjuhën që na bashkon. Profesor Memushaj na thotë se ky shqetësim është paraqitur disa herë në Kuvendin e Shqipërisë, por ka kaluar derën dhe tani prej disa kohësh gjendet në sirtar.

Injoranca e kompjuterit dhe e kuvendit

Rami Memushaj/

Profesor i Gjuhësisë
Shkronja “ë” është një shkronjë gati treqindvjeçare dhe nuk është e drejtë që injoranca e kompjuterit të mos i japë asaj rëndësinë e duhur. Teknologjia është një arsye e rëndomtë e cila nuk mund të justifikojë mungesën e kësaj shkronje në shkrimet zyrtare. Mospërdorimi i kësaj shkronje në shkrime dhe dokumente është mosrespektim i gjuhës shqipe. Një gjuhë që nuk shkruhet mirë çon në leximin jo të mirë të saj dhe ky i fundit ndryshon kuptimet e fjalëve. Ne, unë dhe gjuhëtarë e akademikë të tjerë, kemi dërguar në Kuvend kërkesën për hartimin e një ligji që mbron gjuhën shqipe, por këto kërkesa duket se janë vendosur në sirtarë që kyçen. Shkelja që i bëhet vendimeve të “Kongresit të Manastirit” është shkelja që sot ju i bëni gjuhës shqipe.



Rregullat drejtshkrimore, detyrime ligjore

Shezai Rrokaj/Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, UT

Sa kohë që kemi disa rregulla drejtshkrimorë, ne duhet t’i zbatojmë ato, edhe në mungesë të një ligji për mbrojtjen e gjuhës shqipe. Sepse ky është një detyrim ligjor për aq kohë sa ka rregulla të caktuara për drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Sigurisht, që gabime të tilla duhet të korrigjohen duke sanksionuar shkelësit e kësaj gjuhe, aq sa mund të sanksionohen shkelësit në mungesë të një ligji. “Kongresi i Manastirit” është një kongres i rëndësishëm në formimin e këtij vendi, ndaj vendimet e këtij kongresi duhen zbatuar, për të mirën e shqipes dhe për respektin që duhet të tregojmë ndaj kësaj gjuhe.



Dy pika, jo më shumë

Edmond Tupja / Përkthyes

Dy pika të ngjashme si dy pika uji, qumështi apo loti, pak rëndësi ka: fillimisht bëheshin me penë e me bojë, pastaj me makinë shkrimi, kurse tani, me celular apo me kompjuter, nuk bëhen thuajse fare. E kam fjalën për dy pikat mbi “ë”-në e gjuhës shqipe. Që nuk i vë njeri në mesazhet që dërgon, e kuptoj, sepse kushton më shumë, pastaj, bëhet fjalë për mesazhe midis dy individësh. Por përse ndodh kështu kur shkruajmë me kompjuter, madje edhe kur i drejtohemi një mase të madhe njerëzish? Për këtë duhet pyetur së pari administrata shtetërore në tërë hallkat e piramidës së saj, nga maja në bazë, në shkresat e së cilës shpesh ta vret e masakron syrin kjo mangësi, kjo e metë, kjo fyerje për gjuhën shqipe dhe, rrjedhimisht, për shtetin shqiptar që, dashur pa dashur, shtrembëron kështu gjuhën e vet zyrtare duke cunguar apo gjymtuar alfabetin e saj që ka plot 36 shkronja, përfshirë edhe “ë”-në, të cilat përfaqësojnë po aq tinguj. Përgjegjësia për këtë “krim” drejtshkrimor nuk i duhet hedhur tastierës së kompjuterit, por përtacisë dhe papërgjegjshmërisë së shkresëshkruesve, qofshin ata ministra apo kompjuteristë. Prandaj duhen vënë mirë pikat mbi “i” që të vihen më në fund edhe dy pikat mbi “ë”.

/Shekulli Print/Luela Myftari/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Shkronja “ë” që ti s’e vë Empty Re: Shkronja “ë” që ti s’e vë

Mon 24 Dec 2012 - 15:56
Nuk qendron defekti vetëm te shkronja ë,të shkruarit te ne është në një defekt të madh,këtë ia shtojnë ata që iu është besuar të pasurojnë dhe kultivojnë gjuhën.Sot gjuhëtarët dhe gazetarët nuk përdorin ë,nuk din në cilin vend përdoret ç dhe q,madje e kanë infektuar gjuhën tonë me fjalë të huaja....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi