Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Plas sherri mes Iva Tiços dhe Alketa Vejsiut Empty Plas sherri mes Iva Tiços dhe Alketa Vejsiut

Sat 22 Dec 2012 - 20:14
Plas sherri mes Iva Tiços dhe Alketa Vejsiut Iva-300x170
Një përplasje mediatike ka nisur mes gazetarës Iva Tiços dhe prezantueses Alketa Vejsiu, të cilat kanë nisur komentet për njëra-tjetrën në rrjetin social Facebook. Gjithçka ka nisur fal një interviste të zhvilluar nga Alketa Vejsiu, ku Tiço me anë të një shkrimi të publikuar në revistën Mapo ka injoruar prezantuesen e Tv Klanit.
“Sikur Vaçe Zelën ta kishte intervistuar një gazetar, ne do të kishim sot një intervistë të këngëtares së madhe, të fundit dhe ndoshta të vetmen prej saj. Por në fakt këtë intervistë nuk e kemi”, ka shkruar Iva Tiço.

Intervistë është realizuar në vitin 2005, kur Vejsiu drejtonte spektaklin “100 Këngët e Shekullit” në TV Klan.


Ndër të tjera Iva Tiço ka shtuar: “Nuk është vetëm problemi i Alketës ky, sepse ajo është një nga të shumtat ‘ikona’ të televizioneve të sotme, ku bërja e një interviste është gjëja më e thjeshtë në botë. Është një nga të shumtat pët të cilat problemi kryesor është gjetja e dikujt, e një personazhi për të vënë përballë, për ta intervistuar, dhe pastaj gjetja e veshjes dhe kombinimi i saj me krehjen. Duke harruar qëllimin kryesor të intervistës, pra pyetjet, fjalën”.
Ndërsa nga ana tjetër, Vejsiu është kundërpërgjigur: “Ka të drejtë të gjykojë gjithkë për gjithçka. Do ta vlerësoja nëse do të ishte kritike konstruktive, por ç’ti bësh që vërtitet rreth të njëjtës temë. Alketa bën gazetaren e dështuar, Alketa s’pranon skenarët e askujt, Alketa dështon me “ X Factor”, madje Alketa pret fëmijën e tretë etj etj..Por që do hidhte baltë dhe mbi një intervistë me Vaçe Zelën që unë e pata privilegjin ta takoja 19 vjeç, kur drejtoja “Këngën e Shekullit” këtë s’ma kish marrë mendja”, ka shkruar Alketa në faqen e saj në Facebook.
Por nuk ka mbaruar me kaq, pasi në Facebook ka plasur sherri duke goditur njëra tjetrën nga ana profesionale./alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Plas sherri mes Iva Tiços dhe Alketa Vejsiut Empty Re: Plas sherri mes Iva Tiços dhe Alketa Vejsiut

Sat 22 Dec 2012 - 20:22
copë,copë u bëfshin
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi