Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Papa Benedikti XVI: "Aty ku Zoti harrohet apo mohohet, nuk ka paqe Empty Papa Benedikti XVI: "Aty ku Zoti harrohet apo mohohet, nuk ka paqe

Wed 26 Dec 2012 - 14:01
Papa Benedikti XVI: "Aty ku Zoti harrohet apo mohohet, nuk ka paqe Papa%20BenediktiVATIKAN - "Me lindjen e Jezusit u shfaq në botë dashuria e Zotit për njerëzit”. Para miliona besimtarëve në gjithë botën, nga Sheshi San Pietro, por dhe milionave të mbledhur para televizioneve apo ekraneve, Benedikti XVI ka dërguar urimet "Gëzuar Krishtlindjet!" në 65 gjuhë, mes të cilave edhe në shqip.

Urimi tjetër përfundimtar për Krishtlindje, i zgjedhur për këtë vit, është marrë nga një prej Psalmeve në latinisht: "Veritas de terra orta est!" (E vërteta gurgullon nga toka).

Siç transmetojnë mediat italiane, Papa në mesazhin e tij bëri thirrje për paqe në Sirinë "thellësisht e plagosur dhe e ndarë nga një konflikt, që nuk kursen as të pafuqishmit dhe korr viktima të pafajshme". "Ndalni derdhjen e gjakut", ka thënë, duke iu drejtuar më pas Izraelit: "Paqja shpërtheftë në Tokën, ku ka lindur Shpëtimtari dhe ai u dhëntë izraelitëve dhe palestinezëve guximin për t’i dhënë fund shumë viteve luftë dhe përçarje dhe që të ndërmarrin me vendosmëri hapin e negociatave", vijoi Papa.

Duke shtuar që Krishtlindja të favorizojë paqen në Mali dhe Nigeri, ku atentatet terroriste vijojnë të shkaktojnë viktima, veçanërisht mes të krishterëve", pohoi Benedikti XVI, duke shtuar edhe ndihmën për refugjatët e Kongos dhe “paqe për Kenian”. Italianët i ka këshilluar për “shpirt bashkëpunimi për të mirën e përbashkët”, bashkë me reflektimin “mbi hierarkinë e vlerave me të cilat kryejmë zgjedhjet më të rëndësishme” dhe të riaktivizohet “vullneti për të qenë në solidaritet”.Papa i bëri thirrje Kinës, që të njohë lirinë fetare.

''Disa njerëz mendojnë se mund të ushtrojnë dhunë në emrin e Zotit, derisa mësojnë të kuptojnë absurditetin e dhunës dhe të njohin pamjen tënde të vërtetë o Zot!". ''Ku nuk i jepet lavdi Zotit, aty ku ai harrohet apo mohohet, nuk ka as paqe. Jemi tërësisht të mbushur nga vetvetja, kështu që nuk mbetet asnjë hapësirë për Zotin''. Ndaj nuk ka hapësirë as për të tjerët, fëmijët, të varfërit, të huajt”, ka thënë në mesazhin e tij, Papa Benedikti XVI.

/Shekulli Online/M.A./

shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Papa Benedikti XVI: "Aty ku Zoti harrohet apo mohohet, nuk ka paqe Empty Re: Papa Benedikti XVI: "Aty ku Zoti harrohet apo mohohet, nuk ka paqe

Wed 26 Dec 2012 - 15:31
natyrisht,kush nuk beson ne zot,beson ne thyerjqafen e vet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi