Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë

(Per cilat nga ceshtjet me poshte ju nevojitet informacion?)

0 - 0%
2 - 50%
1 - 25%
0 - 0%
1 - 25%
 
Totali i votave: 4
 
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SONDAZH:Se shpejti pa Viza! Empty SONDAZH:Se shpejti pa Viza!

Mon 22 Nov 2010 - 2:36
Se shpejti pa viza!!!
(Per cilat nga ceshtjet me poshte ju nevojitet informacion?)

1 Duhet te kem mjete monetare me vete..?

2 Duhet te kem sigurim shendetesor gjate udhetimit..?

3 Duhet te kem ftese..?

4 Duhet te kem rezervim hoteli..?

5 Ne cilat raste autoritet doganore mund te me refuzojne hyrjen..?
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

SONDAZH:Se shpejti pa Viza! Empty Re: SONDAZH:Se shpejti pa Viza!

Mon 22 Nov 2010 - 2:46
Ja ç’duhet, për të mos ju refuzuar lëvizja pa viza

Një shpjegim sa më i saktë për anët e errëta, që duket se kanë shqiptarët sa i takon lëvizjes së lirë në vendet e Schengen Të shpeshta, ndoshta deri në mërzi, kanë qenë informacionet që janë dhënë deri një muaj para 8 nëntorit në drejtimin e procedurave që duhet të kryejë një shtetas shqiptar, për të qenë i rregullt me lëvizjet e tij në vendet e zonës Shengen. Dihet se rregullat do të zbatohen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. Siç mund të vërhet edhe nga foto e paraqitur lart (vendet ku hyhet pa viza janë me ngjyrë blu), qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër, por jo në Rumani, Bullgari e Qipro. Megjithëse shumë gjëra mund të jenë të qarta, natyrisht ka edhe pika ku ende s’ka sqarim të mjaftueshëm, gjë që është vërejtur edhe nga sondazhi i lëshuar nga “ikub.al”, “”Për cilat nga çështjet e lëvizjes pa viza ju nevojitet informacion”, gjë që mund të konsiderohet një lloj testuesi i pulsit të shtetasve. Kështu rezulton se informacion jo shumë të madh ka mbi të gjitha në lidhje me rastet kur mund t’i nxirren pengesa nga autoritetet doganore për hyrjen në një vend tjetër (37%). Gjithashtu, të pasqaruar mirë duken një pjesë e shqiptarëve edhe për sasinë e mjeteve monetare që duhet të kenë (22%). Pa folur edhe që mesa duket është përthithur pak informacion, nëse gjatë lëvizjes shtetasit duhet të jenë në zotërim të sigurimit shëndetësor (16%), ftesës (14%), apo rezervimit të hotelit (11%). Të gjithë këtyre anëve të “errëta” që mund të ekzistojnë ende te një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve, “ikub.al” ka menduar t’u japë një shpjegim sa më të saktë duke pyetur specialistët pranë Ministrisë së Brendshme. Për ata që i dinë mund të jetë një përsëritje e frytshme....
Ne cilat raste autoritet doganore mund te me refuzojne hyrjen?
Në radhë të parë, personat duhet të kenë të pastër penalisht, ose më saktë nuk duhet të konsiderohen si njerëz që mund të përbëjnë kërcënim për rendin, shëndetin publik apo për sigurinë e brendshme të vendit ku shkohet. Gjithashtu, nuk duhet të jenë persona ndaj të cilëve është dhënë ndonjë vendim për të refuzuar hyrjen e tyre në këtë zonë. Janë edhe një sër kërkesash (të mëposhtme) që duhen plotësuar për të mos u refuzuar hyrja. Autoritetet kufitare të shteteve anëtare jo vetëm që kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e njerëzve që nuk plotësojnë këto kërkesa, por dhe të japin vendimin përfundimtar mbi çëshjen e hyrjes në këtë zonë ( Neni 5 I Konventës Shengen). Hyrja të refuzohet edhe kur:
1)
Nuk je në zotërim të pasaportës biometrike.
2)Nuk deklaron qëllimin e udhëtimit si dhe paraqitja, para punonjësit të kontrollit kufitar, të dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.
3) Në rast se udhëton për turizëm, apo pushime, i pavarur nga pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të paraqitet bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të transportit ujor. Ndryshe të refuzohet hyrja.
4)Nëse deklaron udhëtimin për aktivitete të ndryshme dhe s’paraqitet dokumentacioni mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
5)Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, por s’paraqet konfirmimin e institucionit shëndetësor ku do shkohet, apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.).
7)Nëse udhëton me makinë dhe s’ke në zotërim dokumentacionin e nevojshëm të makinës, leje ndërkombëtare për drejtimin e automjetit dhe kartonin e gjelbër të sigurimit ndërkombëtar të makinës.
Duhet te kem mjete monetare me vete?

Vende të ndryshme kanë shuma të ndryshme, por mesatarisht është 50 euro në ditë, kur ju keni edhe një rezervim hoteli. Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose tranzitin në një shtet të tretë në të cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në mënyrë të ligjshme.
Duhet te kem sigurim shendetesor gjate udhetimit?
Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor, që përfshin udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit.
Duhet te kem ftese?
Kur deklaron se udhëton për vizitë te një i afërm, thjesht duhet të jepet informacion mbi të dhënat e personit pritës, adresa e tij, nr. i telefonit, etj.
Duhet te kem rezervim hoteli?
Po, në rastet kur udhëtohet për pushime, duhet paraqitur pranë kontrollorit të pikave kufitare edhe një rezervim hoteli.
Timi
Timi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
<b>Postime</b> Postime : 6346
<b>Hobi</b> Hobi : internet
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/11/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

SONDAZH:Se shpejti pa Viza! Empty Re: SONDAZH:Se shpejti pa Viza!

Mon 11 Apr 2011 - 8:06
Shpresoj qe se shpejti ene per Kosoven do ndodh ene kjo edhe pse te huajt na kan premtuar edhe 14 muaj te shofim......
Sponsored content

SONDAZH:Se shpejti pa Viza! Empty Re: SONDAZH:Se shpejti pa Viza!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi