Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trishtimi, depresioni, vetmia Empty Trishtimi, depresioni, vetmia

Mon 7 Jan 2013 - 16:58
Trishtimi, depresioni, vetmia Depression-268x320
Ja si duhen luftuar

Nëse të ndjerit keq dhe vetmia janë bërë pjesë e jetës së përditshme, apo fakti nuk jeni kurrë në humor, mund të jetë pasojë e depresionit. Për këtë fenomen kemi dëgjuar të flitet shumë, por çfarë është në të vërtetë? Në parim bëhet fjalë për episode trishtimi dhe apati, ndikojnë shumë në jetën tonë të përditshme. Depresioni nuk është diçka që duhet nënvlerësuar, duke qenë se numri i rasteve të regjistruara vazhdon të rritet, dhe ky fenomen është transferuar në një plagë të re të vendeve të industrializuara.

Faza e parë

Personi që ka rënë në depresion, shfaq një përkeqësim të humorit dhe humbje të interesit kundrejt jetës. Entuziazmi për aktivitetet që njëherë e një kohë i konsideronte të rëndësishme, është shuar. Personi në fjalë humbet shpresën se gjërat do të përmirësohen; mendimet i shkojnë shpesh te vdekja dhe vetëvrasja. Pushtohet nga një ndjenjë faji, asgjë nuk i duket e denjë për të jetuar. Gjithashtu vërehen ndryshime në oreks dhe si pasojë rënie nga pesha. Ka nga ata persona të cilëve oreksi u pakësohet, ndërsa të tjerëve që u ndërpritet menjëherë. Mund të verifikohen të vjella, diarre, pagjumësi, lodhje. Efektet

Përballja me jetën e përditshme, është tepër e lodhshme dhe e mërzitshme. Depresioni mund të ndikojë në punë, në kohën e lirë, por edhe në raportet me personat që i rrethojnë këta persona të depresionuar. Rrezikohet përqendrimi dhe aftësia për të marrë vendime, humbet interesi për aktivitetet e ndryshme që një herë e një kohë konsideroheshin argëtuese, përfshi këtu edhe seksin.

Depresioni sezonal lidhet me ndryshimet e kohës. Përmirësohet në verë dhe përkeqësohet në dimër, kur ditët janë më të shkurtra. Rreth 3 për qind e popullsisë në Amerikë vuan nga ky shqetësim dhe këta persona jetojnë kryesisht në Veri. Depresioni pas lindjes shfaqet kryesisht pas sjelljes në jetë të një fëmije dhe prek tri në katër nëna, por në 12 për qind të rasteve sëmundja bëhet akute. Depresioni nuk shfaqet vetëm te të rriturit, ai prek edhe fëmijët, duke ndikuar në aftësinë e tyre për të luajtur dhe për të krijuar miqësi me bashkëmoshatarët. Është shumë i ngjashëm me depresionin që prek të rriturit dhe nëse nuk kurohet mund t’i shtyjë të vegjlit deri në vetëvrasje.

Shenjat

Depresioni nuk mund të diagnostikohet përmes analizave, siç ndodh me sëmundjet e tjera. Metoda e vetme për të pasur një diagnozë të saktë është konsultimi me një mjek, dëgjimi me kujdes dhe shpjegimi i simptomave për pacientët e tjerë, si dhe të informoheni për përdorimin e barnave qetësuese. Duke folur me një specialist, ai mund të verifikojë gradën e depresionit dhe t’iu këshillojë të merrni barnat e duhura që ju nevojiten për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Kurimi

Barnat antidepresive veprojnë duke rritur nivelin e serotoninës, një hormon i prodhuar nga truri, i cili rregullon humorin. Zakonisht njerëzit janë shumë neglizhentë ndaj efekteve anësore që sjell një bar, duke shkaktuar probleme në stomak, dhimbje koke, pagjumësi, probleme te cilat lidhen me seksin. Ideale do të ishte t’u bashkëngjisnit barnave edhe një terapi. Vetëm terapia mund të ndikojë në kurimin e një depresioni të moderuar: ekzistojnë lloje të ndryshme. Terapia që ka lidhje me sjelljen, një nga psikoterapitë më të përhapura, e ndihmon pacientin të adaptojë sjellje të reja për të reaguar ndaj sëmundjes. ‘Terapia ndërpersonale’ fokusohet te marrëdhëniet ndërpersonale që dëmtojnë humorin. Sipas rasteve mund të jenë të mjaftueshëm disa muaj terapi. 80 për qind e personave të prekur nga depresioni e trishtimi, shërohen falë barnave, bashkëbisedimeve ose kombinimit të të dyjave. Përveç terapisë dhe barnave, edhe aktiviteti fizik mund të jetë i vlefshëm për të luftuar një gjendje depresive të moderuar. Duke ecur çlirohet endorfina, që rregullon humorin. Nuk ka rëndësi se ç’lloj aktiviteti fizik kryeni: mund të bëni çdo ditë tridhjetë minuta not, vrap, palestër, ose vallëzim. Trishtimi sjell gjithmonë izolim prandaj është shumë e rëndësishme të krijoni një rrjet kontaktesh, për shembull një grup miqsh që ju mbështesin psikologjikisht, të cilët zakonisht janë miqtë dhe familjarët. Nëse jeni tipa të mbyllur dhe e keni të vështirë të flisni me njerëz të tjerë, mund të ndiqni ndonjë kurs, duke filluar nga ai i gjimnastikës, te gjuhët e huaja, gjë që ju ndihmon të jeni në kontakt me botën e jashtme.
Mile kastrati
Mile kastrati
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 44
<b>Postime</b> Postime : 728
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Drenas
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/01/2013
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trishtimi, depresioni, vetmia Empty Re: Trishtimi, depresioni, vetmia

Sat 19 Jan 2013 - 15:56
Dhasht zoti te mos i perjetojna por edhe nese kalojm neper to duhet te deklarohemi qe kem nevoj per perkrahje morale nga miqt
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi