Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si u instalua mafia shqiptare në Greqi Empty Si u instalua mafia shqiptare në Greqi

Tue 8 Jan 2013 - 15:16
  • Raporti i Ministrisë së Brendshme greke për krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe financimin e politikës në Greqi.

  • “Mafia shqiptare është e lidhur me grupime politike dhe sociale në Greqi, rrezik kombëtar për stabilitetin, e lidhur dhe me grupet që kërkojnë Çamërinë (!)”

Si u instalua mafia shqiptare në Greqi Ministri%20i%20Brendshem%20grek%20Evlipidhis%20Stilianidhis2
Nga: Plarent Shehu/ Nikoleta Kovaçi

Instituti RIMSE në Greqi i bazuar tek raporti i 2012-s për krimin e organizuar dhe terrorizmin hartuar nga Ministria e Brendshme greke, ka bërë publik studimin mbi grupet dhe familjet mafioze të cilat veprojnë në shtetin fqinj, Greqinë. Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme greke, mafia shqiptare në Greqi kontrollon 80% të shpërndarjes me pakicë të tregut të heroinës, 50% të tregut të shumicës sa i përket trafikut të marijuanës dhe hashashit, 90% të tregtimit të armëve të paligjshme.

Sa i përket tregut të prostitucionit, kjo Ministri, raporton se 50% e tij kontrollohet nga mafia shqiptare dhe po 50% e grabitjeve me armë në shtëpi, dyqane dhe biznese kryhen nga shqiptarët. Sipas, Agjencisë së Sigurimit të Policisë greke, ekziston një klasë e rëndësishme personalitetesh në Greqi, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta me krimin e organizuar shqiptar, gjithashtu ata janë burim për të mbledhur këtë informacion ose për t’u ndërlidhur me shumëfarë rrjetesh social-politike në Greqi. Sipas raportit, krimi i organizuar i drejtuar nga shqiptarët në Greqi po përhapet me ritme të shpejta, shpesh me grupime paramilitare të shqiptarëve nga të gjitha trevat. Studimi përmban të dhëna nga 2008-a deri në 2012-n. Sipas institutit ‘Monitor in Southeast Europe’ (RIMSE), raporti është i bazuar në të dhëna nga Shërbimi Sekret grek si dhe Ministrisë së Brendshme (Policisë së Shtetit). Studimi pasqyron gjithë veprimtarinë e krimit të organizuar në Greqi.

Analiza e Shërbimit Sekret grek

Sipas organeve të sigurisë në Greqi, Ministrisë së Brendshme, veprimtaria e krimit të organizuar shqiptar që ka në lidhje me sigurinë e brendshme të Greqisë, karakterizohet nga katër elementë. Së pari, ndërlidhet ngushtë me qarqet politike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë; së dyti, është faktor potencialisht destabiliteti për shkak të tendencave nacionaliste (tendenca për marrjen e Çamërisë dhe Shqipëria e Madhe); Ka lidhje me organizatat kriminale turke që nga ana e tyre po ashtu kanë marrëdhënie me shtetin turk; Është e vështirë për tu ballafaquar rrënjësisht, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve etnikë në Greqi, gjë që tani për tani i jep dorë të lirë ndërtimit të ‘komuniteteve paralele’, si dhe një numër të mjaftueshëm të burimeve njerëzore për të mbështetur veprimtarinë e tyre. Ajo që ka një rëndësi të veçantë është se, tashmë, krimi i organizuar me origjinë shqiptare, ka një bazë të fortë në shtetin e Greqisë dhe në rast të destabilizimit të vendit do të do të jetë një faktor i rëndësishëm, me mercenarë, të cilët do të kenë si qëllim të dëmtojnë interesat kombëtare greke.

Të dhëna të bazuara në raportet e Agjencisë së Sigurisë të Policisë greke

- E ashtuquajtura mafia shqiptare kontrollon rreth 80% të shpërndarjes me pakicë të tregut të heroinës në Greqi.

- Kontrollon gati 50% të tregut të shumicës sa i përket trafikut të marihuanës dhe hashashit.

- Ajo kontrollon rreth 90% të tregtimit dhe hyrjes të armëve të paligjshme të lehta në Greqi si, pushkës automatike kallashnikov, pistoletës makarf dhe bomba e granata.

- Vlerësohet se, 50% e tregut të prostitucionit kontrollohet nga shqiptarët me dominimin pothuajse të plotë në zonën, Metaxourgjiou në Athinë, zonën e plazhit dhe në qendër të Athinës si dhe kontrollojnë të gjitha zyrat e takimeve për çifte nëpër të gjitha qytetet e mëdha të Greqisë.

- Vlerësohet se, 50% e plaçkitjeve me armë në shtëpitë, dyqanet dhe bizneset kryhen nga shqiptarët.

- Mesatarisht gjatë 5 viteve të fundit janë zbuluar rreth 15 depo të fshehta armësh në vit që i përkisnin shqiptarëve, shumica e tyre të vendosura në periferi të qarkut të Atikës, Epirit dhe Maqedonisë veriperëndimore.

- Në zonat si, Omonia, në Pireos, Platia Vathis, Aharnon, Varkiza, Pangratiu, Tavru si dhe në Preristeri, të kryeqytetit grek Athinës, grupet shqiptare kontrollojnë gjobvënien e lokaleve dhe mbrojtjen e qendrave më të mëdha argëtuese si dhe kontrollojnë tregjet laike duke iu shitur hapësira për tregti në këto tregje tregtarëve me origjinë Afrikane dhe Aziatike.

- Në qarkun e Atikës, Athinë, ushtrojnë veprimtarinë e tyre dy grupe të trafikut të kokainës nga 5 të tilla që ka gjithë zona. Një ushtron veprimtarinë e saj në qendër të Athinës dhe një në rrethinat veriore të Atikës. Tre grupet të trafikut të kokainës që veprojnë në Atikë janë greke.

- Gjithashtu rreth 30% lojërave të fatit dhe kazinove ilegale në Atikë "mbrohen" nga grupet mafioze shqiptare.

- Një tendencë në rritje në vitet e fundit është përfshirja e kriminelëve shqiptarëve në falsifikime me qëllim lehtësimin e daljes nga Greqia të emigrantëve të paligjshëm me origjinë aziatike dhe e martesave të rreme për të marrë dokumente ligjore prej tyre.

Lidhjet me grekët

Sipas Policisë greke, grupimet mafioze shqiptare veprojnë si mekanizma të vërtetë të shtetit paralel. Rëndësi të veçantë këto grupime i japin mbledhjes së informacionit dhe të lidhjeve me grekët të cilët janë të ndjeshëm ndaj ryshfetit ose bashkëpunëtorë potencialë, etj. Sa i përket pastrimit të parave, organet greke raportojnë se gjithë vëllimi i parave të pista dhe kapitalet e tyre (shumë miliarda në vit), të cilat kanë prejardhjen nga aktivitete kriminale “pastrohen”, legalizohen, me ndihmën e grekëve në banka, bursa, agjenci imobilare dhe nëpërmjet dyqaneve e lokaleve të ndryshme. Rezultati është se, ekziston një klasë e rëndësishme personalitetesh në Greqi, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta me krimin e organizuar shqiptar, gjithashtu ata janë burim për të mbledhur këtë informacion ose për tu ndërlidhur me një mori rrjetesh social-politike në Greqi.

Grupimet kriminale e mafioze

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme greke, kokat e grupeve mafioze shqiptare në përgjithësi nuk banojnë në Greqi. Në Greqi veprojnë grupe me bërthamë “administratorë të besuar” dhe “ushtarë”.
Disa nga ‘kokat’ të cilët kontrollojnë rrjetet kriminale në Greqi janë:

- Gj. Laçi

- Familja Kelmendi

- Familja Limani

- Familja Allushi

- Familja Luka

- Familja Selimi

- Familja Kelmendi 1

- Familja Osmani

- Familja Haka

Të gjithë të sipërpërmendurit kanë veprimtari ndërkombëtare në vende si, Greqia, gadishullin e Ballkanit, në zonën e Skandinavisë, Gjermani, Zvicër, Belgjikë etj. Njohin dhe i kanë shërbyer planeve të ndryshme të shërbimeve sekrete të huaja. Kanë aftësinë për të mobilizuar me qindra të ‘fortë’ shqiptarë në Greqi për çfarëdo lloj arsyeje që do tu sjellë fitime.

Marrë nga Instituti “RIMSE”Greqi

Hysni Burgaj reagon pasi mëson se gazeta disponon raportin e Ministrisë së Brendshme greke: “S`kam dijeni mbi raportin. S`mund të lokalizojmë krimin shqiptar në Greqi”

Burgaj: Dominon krimi shqiptar? Paaftësi e policisë greke

Pas raportit të ashpër në lidhje me ekzistencën dhe fuqinë dominuese të mafies shqiptare në tokën greke, ku shifrat flasin për dominim të mbi 50 përqind të çdo afere kriminale në Greqi, ‘Shekulli’ kontaktoi numrin një të Policisë së Shtetit, Hysni Burgajn. Duke marrë shkas nga operacionet e njëpasnjëshme që dy policitë e vendeve tona kanë zhvilluar viteve, të cilave iu referohet raporti 2008-2012, dhe një sërë goditjesh sidomos të ngarkesave me tonelata që kishin destinacion Greqinë, u tentua të kuptohej nëse autoritetet tona homologe me “studiuesit” e krimit shqiptar në Greqi, ishin në dijeni të këtij raporti. Vetë kreu i Policisë së Shtetit bëri me dije mbrëmë se nuk janë vënë në dijeni nga asnjë lloj instance, as nga Ministria e Brendshme dhe as nga Policia e Shtetit. Ndërkohë që Burgaj shtoi edhe faktin se nëse bëhet fjalë për një krim të organizuar me bazë në Greqi, nuk mund të mbajmë përgjegjësi ne, pasi janë një sërë faktorësh që mund të ndikojnë në rritjen e grupeve kriminale brenda një vendi. Por, kryepolici mohoi në mënyrë kategorike të kishin informacion mbi mafian shqiptare në tokën e tyre, pasi në raport janë renditur 10 familje, të cilave iu përmendet vetëm mbiemri që sipas ministrisë së Brendshme greke, janë në krye të mafies që shfrytëzon Greqinë. Shumë prej emrave të këtyre familjeve janë të njohura në të vërtetë në vendin tonë, por raporti, saktëson se: Asnjë prej këtyre familjeve nuk jeton në Greqi. Duke dashur të zbulojë vendndodhjen e tyre, raporti pohon se nuk jetojnë as në Shqipëri. Raporti shkon deri atje sa akuzon fuqishëm ‘mafien shqiptare’ si një organizatë me mjaft influencë në rrjete të fuqishme greke, ku sipas tyre do të krijojnë probleme etnike të mëdha.

Burgaj: Paaftësi e tyre

“Nuk jam në dijeni të ekzistencës së një raporti të tillë. Nëse ata flasin për dominim të krimit shqiptar në Greqi është paaftësi e tyre. Ndërsa nëse bëhet fjalë për mafie shqiptare nuk mund të dalin në një konkluzion të tillë pa patur shkëmbim informacionesh me ne. Nëse personat që ata i kanë të identifikuar si krerë organizatash jetojnë në Shqipëri, ne kemi kontakte të vazhdueshme dhe do i mësonim ata emra, por nëse bëhet fjalë për individë apo grupe që jetojnë dhe veprojnë atje, ne nuk mund t`i kontrollojmë dhe as t`i lokalizojmë.”
Në cilësinë e kreut të Policisë, Burgaj vuri theksin mbi një bashkëpunim mjaft të frytshëm mes dy policive për një të gjitha pikat e marrëveshjeve të bashkëpunimeve mes tyre, për pasojë ai shprehu habinë në lidhje me pretendimet që Ministria e Brendshme greke ka mbi shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi prej më shumë se 2 dekadash. Në raport janë përcaktuar vendndodhjet e dhjetë familjeve mafioze shqiptare që drejtojnë krimin në gjithë Greqinë, të cilat sipas tyre jetojnë në Gjermani, Skadinavi, Belgjikë e disa vende të tjera të Perëndimit. Pretendimi i zbulimit grek shkon deri te fakti se këto familje jetojnë në Perëndim vetë, por kanë ushtritë e tyre që veprojnë në një sërë bazash kriminale mjaft të fuqishme në tokën helene
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi