Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Shqipëria bëhet me këshilltarë për mbrojtjen në NATO Empty Shqipëria bëhet me këshilltarë për mbrojtjen në NATO

Wed 9 Jan 2013 - 19:36

Shqipëria bëhet me këshilltarë për mbrojtjen në NATO _45641414_007141262-1

Shqipëria do të ndryshojë përbërjen e misionit të saj në NATO. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave dhe vjen afro tre vite pas anëtarësimin në organizatën ushtarake të Atlantikut të Veriut.
Në ndryshimin e ligjit bëhet fjalë për shtimin e tre këshilltarëve për politikën e mbrojtjes. Këta këshilltar do të jenë nga personeli i Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk dihet nëse ky ndryshim ka të bëjë direkt me sigurinë e Shqipërisë dhe zhvillimet në rajon.
Pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, Misioni i Shqipërisë atje u shndërrua në Përfaqësi të Përhershme të Shqipërisë në NATO, ndërsa Ambasadori i Shqipërisë pranë NATO-s u dekretua si Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Atlantikut të Veriut. Ambasadori i Shqipërisë është Artur Kuko.
Misioni i Shqipërisë pranë Aleancës në Bruksel, u hap në tetor 1997, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Brukselit mbi statusin e Misioneve dhe përfaqësuesve të vendeve të treta në NATO.
VENDIM PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.370, DATË 15.9.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E MISIONIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRANË SELISË SË NATO-s, BRUKSEL”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 15, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.370, datë 15.9.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen shtesat e mëposhtme:

a) Në fund të pikës 2/1 shtohet një nënndarje, me këtë përmbajtje:

“- 3 (tre) këshilltarë për politikën e mbrojtjes, civilë, të barasvlershëm me gradën kolonel.”.

b) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:

“2/2. Këshilltarët për politikën e mbrojtjes janë personel i Ministrisë së Mbrojtjes dhe trajtohen si të tillë edhe pas përfundimit të shërbimit në Përfaqësinë Ushtarake, pranë Përfaqësisë së Përhershme të Republikës së Shqipërisë në NATO, Bruksel. Me përfundimin e shërbimit, këshilltarët kthehen në pozicionin e mëparshëm të punës ose në një pozicion të barasvlershëm me të.”.

2. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtes.

3. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2013.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi