Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Urtia  Empty Urtia

Thu 10 Jan 2013 - 14:56
Urtia është ndritëse e kurr nuk errësohet dhe, ata që e duan, e shohin lehtë!



Beslidhja e Vjetër përfshinë librat e Shkrimit shenjt të shkruara
para ardhjes së JEZU Krishtit. Janë 46 libra, cili më i madh dhe cili më
i vogël. Ndër to kemi edhe librin e urtisë i cili ka rëndësi jo të
vogël për të krishterin e ditëve tona që duhet t'i përshtatet jetës së
sotme dhe, me ndryshimet e mënyrës së jetës dhe të mendimit, të mos
mbetet manesh dhe njëkohësisht të mos e humbë identitetin e vet fetar.

Duke lexuar librin e urtisë mësojmë se si nga njeriu lypset të kërkojmë
Jetën e jo vdekjen, pra Jeta është në Hyjin, Hyji i zbulohet atij që me
gjithë zemër do të jetë i lidhur me Të në drejtësi, Urti dhe mençuri.

Gjatë leximit në librin e urtisë mund të hasim disaher në misterin e
mistereve të jetës hyjnore; NJË HYJI I VETËM NË TRI VETJE HYJNORE, të
DALLUARA MIRË, por jo asesi TË NDARA: Atin, Birin e Shpirtin Shenjt.
Këndej tradita e krishterë e ka quajtur Birin Urti / greq; SOPHIA/ vetja
e dytë e Trinisë së Shenjt - Jezu Krishti.


Në këtë temë mund të lexoni disa shkrime nga; BIBLA-Libri i Urtisë, perkthimi Dom Simon Filipaj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Urtia  Empty Re: Urtia

Thu 10 Jan 2013 - 14:57
Lavdèrim urtisè
(Libri i urtisë 7; 22-31)

Sepse nè tè èshtè shpirti kuptues,
i shenjtè, unik, i shumèfisht, i holle, i shkathtè, pèrshkues, i
patèmetè, i ndritshèm, i pafajshèm, dashamirès, i mprehtè, i
papengueshèm, bamirès, njerèzor, njeridashès, i qèndrueshèm, i vèrtetè, i
sigurtè, qè i ka tè gjitha vyrtytet,
qè pèrshkon gjithqka,
depèrtues i tè gjithè shpirtèrave tè dieshèm, tè pastèr, tè jetè tè hollè.

Sepse urtia èshtè mè e lèvizshme se çdo lèvizje,
nè saje tè pastrisè sè vet pèrshkon e deperton gjithçka.

Sepse èshtè frymè e fuqisè sè Hyjit, burim i pastèr i lavdisè sè tè Gjithpushtetshmit,
prandaj asnjè papasterti nè tè nuk mund tè depertoj;

Ështè bredhja e dritès sè amshueshme,
pasqyrè e padangè e pushtetit tè Hyjit,
pèrgjasimi i mirèsisè sè tij.

E, pasi èshtè njè e vetme, mundet gjithqka,
e, duke qèndruar nè vetevete, pèrtrit çdo gjë.

Gjatè breznive, duke hyrè nè shpirta tè shenjtè,
trajton miq tè Hyjit e profetè,
sepse Hyji nuk do perveç atè qè jeton me urti,

Ajo nè tè vèrtetè èshtè mè e bukur se dielli,
tejkalon nè ndriçim çdo hyllèsi,
krahasuar me dritèn èshtè mè e shndritshme,
sepse drita ia nshon vendin territ,
ndersa e keqja s'mund tè ngadhnjejè mbi urrtinè.

Ajo e shtrinè fuqinè skaj nè skaj tè botès
dhe e drjeton rruzullin me mirèsi tè kèndshme.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Urtia  Empty Re: Urtia

Thu 10 Jan 2013 - 14:57
Urata për të fituar urtinë!
(L.U: 9; 1-16)

O Hyji i etërve të mi dhe Zot i mëshirës,
ti që me anë të fjalës sate krijove rruzullin,
që njeriun e krijove me anë të urtisë sate për të sunduar krijesat që ti i përftove,
për ta drejtuar botën më shenjëtri e drejtësi dhe për të gjykuar gjyqin me shpirt të drejtë;
na jep urtinë që rri në fron pranë teje dhe mos më përjashto nga numri i fëmijëve të tu....

Me ty është urtia që i njeh veprat e tua,
që ishte pranë edhe atëherë kur krijove rruzullin.

Dërgoje prej qiejve të tu të shenjtë,
çoje prej selisë së madhërisë sate,
që të jetë me me mua e të mundohet krah për krah me mua,
që un të di se çka është e pëlqyeshme para teje.

E kush kishte njohur vullnetin tëndë
po të mos e kishe dhuruar ti vet urtinë
e të mos e kishe dërguar prej së larti shpirtin tëndë të shenjtë?

Vetëm kështu u bënë të drejta shtigjet e atyre që janë në tokë
dhe vetëm kështu njerëzit mësua çfarë të pëlqen
e, në saje të urtisë, arrihet shelbimi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Urtia  Empty Re: Urtia

Thu 10 Jan 2013 - 14:59
Burimi: Komuniteti Katolik

Dhe nese veshtroni qarte, nuk ka asnje fjale te huaj, si perdorin "islamistet" ne shprehjet e tyre!


Vetem SHQIP
Sponsored content

Urtia  Empty Re: Urtia

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi