Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët  Empty Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët

Sat 12 Jan 2013 - 11:28
[color:8ff1=#333]


Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët  Landscape









Prishtinë, 12 janar - Ish- komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt, tha se
Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët. Madje, ai tha se po të ishte
komandant i KFOR-it, nuk do të lejonte asnjë barrikadë. Ish-komandanti
tha se kishte tentuar ta zgjidhte problemin e ndarjes së Mitrovicës, por
që në atë kohë politika ndërkombëtare e kishte penguar.Njeriu
i cili udhëhoqi trupat e NATO-s menjëherë pas luftës, në vitet
1999-2000, megjithatë, tha se në Kosovë është bërë shumë progres.


“Kur unë e kam marrë detyrën time, Mitrovica veç se ishte e ndarë.
Atë kohë jam munduar me të gjitha mundësitë e mia ushtarake, por edhe me
të gjitha nivelet politike që ta ndaloj këtë ndarje. Kam kaluar shumë
më shumë kohë që ta zgjidh çështjen e Mitrovicës sesa me angazhimet
tjera. E kam hapur ‘Kutinë e pandorës’, dy herë në përpjekje për ta
zgjidhur problemin e ndarjes, por më ka penguar dhe nuk më ka lejuar
politika, natyrisht politika ndërkombëtare", u shpreh ish-komandanti i
KFOR-it, Reinhardt gjatë ligjëratës që mbajti në Kolegjin ISPE, me temën
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sfidat dhe mundësitë”, shkruan Zëri.


Megjithatë, Reinhardt nuk deshi të fajësojë asnjë kontingjent e as
shtet që atë kohë ishte pjesë e KFOR-it, sepse siç tha ai ndër ato
kontingjente kishte shumë mendime të ndryshme.
Sa u përket barrikadave, ai tregojë se si edhe në kohën e tij, kishte
barrikada sidomos në Rahovec dhe Obiliq, por që ka arritur t’i heqë të
gjitha.


“Të gjitha kontingjenteve që i kam pasur në komandën time u kam thënë
që nuk dua bllokada në rrugë dhe i kemi hequr që të gjitha. Në
Mitrovicë rruga nga ura e Ibrit për në Leposaviq ka qenë e bllokuar nga
grupe serbësh. Në mëngjes i dërgova ushtarët dhe tanket nga kontingjenti
danez atje, ndërsa në mbrëmje rruga ishte e zhbllokuar, kjo ishte edhe
barrikada e fundit në mandatin tim. Nganjëherë ju duhet ta tregoni
fuqinë që e keni por jo ta përdorni atë por të tregoni se jeni të
fuqishëm", tha Reinhardt.


Ai foli edhe për platformën serbe, për të cilën tha se Kosova nuk duhet të frikësohet.


“Rezolutat nuk janë të përjetshme, historia ka treguar që ato mund të
ndryshohen, nuk mund të thuhet se diçka është shkruar me shkronja të
hekurta dhe nuk bënë të ndryshohet. Mendoj se është edhe në interes të
Serbisë, që të pajtohet me ju pasi që ndryshe nuk do të mund të
përfitojë asgjë nga BE-ja”, shtoi ai.


Në lidhje me të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Reinhardt
tha se kjo forcë po ecën në rrugë të mirë, por shtoi se nuk ka nevojë të
nguten për ta krijuar ushtrinë.


“Nuk e di cilat janë kapacitetet aktuale të FSK-së për një
transformim në ushtri. E di që kjo do të ndodhë, dhe nuk ka rëndësi këtë
vit apo vitin tjetër apo edhe më vonë.
Këshilla ime është që të mos investoni shumë para në ushtri, mos
ndërtoni armatë të madhe e as të bukur, sepse askush nuk do t’ju
sulmojë. Shteti i Kosovës është i rrethuar nga vendet të cilat janë në
paqe me përjashtim të serbëve, që nuk janë krejt paqësorë, por të cilët
më kurrë nuk do të kthehen në Kosovë”, u shpreh ai.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi