Historia e tmerrshme e një 24 vjeçareje, i presin kokën me shpatë
Sat 12 Jan 2013 - 12:58
Histoia e tmerrshme e një 24 vjeçare po bënë sot xhiron e botës. Ajo quhet Rizana Nafeek dhe vdiq nga një ekzekutim makabër duke i prerë kokën me shpatë. Vajza që në moshën 17 vjeçare nga Sri Lanka u nis drejt Arabisë Saudite për të gjetur një punë dhe për të mbajtur familjen e saj. Fillimisht ajo u sistemua në një familje arabe, ku nisi të punonte si dado, por gjerat nuk shkuan ashtu siç Rizana i kishte ëndërruar.
Djali i vogël që ajo kujdesej u mbyt dhe ndërroi jetë dhe prindërit e tij tregonin me gisht vetëm nga një njeri: Rizana Nafeek. Policia e arrestoi 17 vjeçaren me akuzë e vrasjes me dashje, pasi nënë e viktimës kishte deklaruar se Rizana e kishte bërë me vetëdije mbytjen edhe pse ajo e mohoi vazhdimisht akuzën se e kishte mbytur djalin me një shishe pas një grindjeje me nënën e tij. Por më pas vajza u dënua me vdekje, duke i prerë kokën me shpatë.
Nashia Varia, eksperte për të drejtat e grave në Human Rights Watch shprehet se: “Rizana ishte ende një fëmijë kur fëmija vdiq, ajo nuk pati avokat për t’u mbrojtur e as një përkthyes kompetent në krah të saj. Arabia Saudite duhet të veprojë si të gjitha vendet e botës, ku një minoren nuk dënohet me vdekje”. Në Sri Lanka familja e saj luftoi për lirimin e minorenes. Ata iu lutën disa herë mbretit saudit për mëshirë./alb-observer.com/
Re: Historia e tmerrshme e një 24 vjeçareje, i presin kokën me shpatë
Sat 12 Jan 2013 - 13:18
E habitshme pasi hera e pare qe lexoj te denohet me vdekje nje minorene,por dhe neglizhenca e shtetit arab me duket akoma me e habitshme.Kush ben krim te denohet por deri ne denim me vdekje mduket krejt absurde
- Afganistan, fëmijët përgatiten për luftë “si të qëllojnë me armë e t’i presin kokën armikut”, kujdes
- "Të jesh fëmijë dhe të lindësh fëmijë", historia e një 14-vjeçareje indiane
- ISLAMI U PÉRHAP ME SHPATÉ cila shpaté?
- Historia e Popullit Shqiptar - Historia e Shqiperise
- Shërbim me shpatë në restorantin “Ninja”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi