Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A mund të ndërtohet shkatërruesi i planetëve? Empty A mund të ndërtohet shkatërruesi i planetëve?

Sun 13 Jan 2013 - 3:02
A mund të ndërtohet shkatërruesi i planetëve? Article-2261213-16E32333000005DC-63_634x444Administrata e Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama, nuk do të ndërtojë makinerinë për shkatërrimin e planetëve. Shtëpia e Bardhë i është përgjigjur një peticioni online që kërkonte ndërtimin e “Yllit të Vdekjes” për krijimin e vendeve të punës dhe mbrojtjen kombëtare prej vitit 2016. Paul Shaukros, shef i shkencës dhe hapësirës, ka dhënë përgjigje epike për peticionin me 35 mijë firma.

“Ndërtimi i Yllit të Vdekjes është përllogaritur se mund të kushtojë më shumë se 850,000,000,000,000,000 dollarë. Ne po punojmë shumë për uljen e deficitit dhe jo rritjen e tij. Administrata nuk e mbështet shpërthimin e planetëve. Përse duhet të shpenzojmë shumë para të taksapaguesve për një Yllë Vdekjeje vdekje që do të shfrytëzohet vetëm nga një njeri i vetëm”.

Mediet botërore e kanë trajtuar me sarkazëm përgjigjen për këtë peticion. “Huffington Post” shkruan se fansat e filmit “Star Wars” nuk ishin në gjendje të fitonin betejën me Uashingtonin për një buxhet prej 852 kadrilion.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi