Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

A jane engjejt te vertete? Empty A jane engjejt te vertete?

Mon 14 Jan 2013 - 18:35
A jane engjejt te vertete? Angel
Imazhe engjejsh na rrethojne gjate gjithe kohes. Ato shfaqen neper piktura, figurina, bluze, dhe mbi pothuajse cdo gje ne ditet e sotme.Engjejt shfaqen ne fe te ndryshme; ne fene Islame engjejt thuhet se jane te perbere prej drites. Versionet fillestare te engjejve nuk kishin gjini; me pas engjejt Kristiane thuhet se ishin meshkuj te gjate dhe me trup te rregullt me tipare te buta.
Fjala 'engjell' mund te gjurmohet tek fjala Greke 'angelos' qe ne gjuhen Hebree do te thote 'percjelles mesazhi'. Ndonjehere engjejt nuk duken fare, por ato kuptohet qe kane qene ne nje vend nga veprimet e tyre. Nese dika e mire, e papritur dhe e pashpjegueshme ndodh, shpesh supozohet te kete qene rezultat i veprimeve te engjejve.
Engjejt me te cilet njerezit jane me shume familjare jane engjejt Kristiane, qe e kane origjinen ne Testamentet Hebree. Kisha Katolike i ka kushtuar shume rendesi pershkrimit dhe zhvillimit te nje hierarkie engjejsh.
Ne Kristianitet dhe Islam, engjejt pergjithesisht kane funksionin e mesazhereve te Zotit (shumica e te cileve shpallin lidhje dhe vdekje), por ne kohet moderne funksioni i tyre eshte me shume si guardiane. Ne fakt, fjala 'engjell' perdoret per te pershkrur cdo hero apo mireberes. Engjejt thuhet se u shfaqen njerezve ne kohe nevoje; apo here te tjera ato jane ndjere si prezenca konfortuese por qe nuk duken.
'Engjejt e Vertete'
Duke lene menjane qindra vjet spekulime teologjike ne lidhje me engjejt, asnje nuk di nese ato ekzistojne jashte historive dhe legjendave. Shume njerez besojne qe ato ekzistojne. Ne nje studim, me shume se gjysma e Amerikes (53%) besojne qe ata vete jane shpetuar nga e keqja nga nje engjell guardian. (Nje senator madje ka deklaruar qe nje engjell e ka vizituar ate ne spital).
Nje anketim e vitit 2007 e Baylor Religion zbuloi qe 57% e Katolikeve, 81% e Protestanteve te Zinj, 66% e Protestanteve Evangjelike, dhe 10% e Cifuteve kane raportuar qe kane patur eksperience ersonale me nje engjell guardian. Ne menyre te cuditshme, 20% e atyre qe e identifikuan veten e tyre sikur nuk kishin asnje fe, gjithashtu deklaruan qe kishin takuar nje engjell.
Megjithese engjejt thuhet se jetojne ne Parajse, vizitat e tyre ne Toke nuk jane gjithmone dashamirese. Engjelli me i famshem eshte Satan, i cili eshte rebeluar ndaj Zotit dhe u debua nga Parajsa. Engjejt biblike krijojne luftera, shkaterrojne qytete, dhe vrasin njerez. Mejithate ne kohet moderne duket se keto engjej dashakeq jane zhdukur; do te ishte shume e cuditshme dhe nuk besoj te keni degjuar ndonjehere per viktimen e nje aksidenti apo fatkeqesie te fajesohet nje engjell.
Qofshin te vertete apo jo, engjejt kane qene me njerezimin qe ne kohet qe nuk mbahet mend; mitologjia e tyre do te vazhdoje te evoloje dhe prezenca e tyre do te vazhdoje ne Toke, apo ndoshta jo? Nuk mund te thuhet me siguri.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

A jane engjejt te vertete? Empty Re: A jane engjejt te vertete?

Mon 14 Jan 2013 - 19:34
Dikur kishte engjuj meshkuj qe jetonin ne qiell,po nga lakmia qe pane femra te bukura ne ttoke zbriten,keshtu qe nuk iu pamundesua me te ngjiten ne qiell.Se paku keshtu kam lexuar ne nje reviste fetare.Kjo do te thote se femrat mashtrojne edhe meshkujt
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

A jane engjejt te vertete? Empty Re: A jane engjejt te vertete?

Mon 14 Jan 2013 - 19:48
Ja disa te dhenura ne lidhje me besimin e emuslimanve ne lidhje me Engjujt..
Besimi në Engjëjt e Allahut

Muslimani beson në engjëjt e Allahut dhe se ata janë prej krijesave më të ndershme të Tij, robër të respektuar nga robët e Tij, të cilët Allahu i ka krijuar nga drita, ashtu si ka krijuar njeriun nga balta e pjekur dhe xhinët nga flaka e zjarrit. Allahu i Madhëruar i ka ngarkuar ata me detyra të cilat ata i kryejnë ato pa asnjë diskutim, por me bindje të plotë. Disa prej tyre janë ruajtës të robëve të Allahut (prej njerëzve) dhe shkrues të punëve të tyre. Disa janë të ngarkuar me xhenetin dhe begatitë e tij, e disa të tjerë me zjarrin dhe dënimin e tij. Të tjerë bëjnë tesbih (Madhërojnë Allahun) ditë e natë, pa pushuar.
Muslimani beson gjithashtu se Allahu i Lartësuar ka bërë previligjime në mesin e tyre; prej tyre ka engjëj më të afërm të Allahut, si Xhibrili, Mikalili dhe Israfili, ndërsa të tjerët janë më pak të afërm se këta.
Muslimani i beson këto ngase Allahu i Lartësuar e ka udhëzuar atë, së pari dhe duke u bazuar në argumentet Hyjnore dhe logjike të mëposhtme:

Argumentet nga tekstet Hyjnore:

1. Urdhëri i Allahut të Lartësuar që të besohet në ta dhe njoftimi i Tij për ekzistencën e tyre, në Fjalën e Tij: “Kushdo që e mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Fundit, ai ka humbur në një humbje të largët.” [En Nisa: 136]
Dhe në Fjalën e Allahut: “Kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i Xhibrilit dhe Mikailit, atëherë ta dinë se Allahu është armik i mohuesve (mosbesimtarëve).” [El Bekare: 98]
“Mesihu (Isai) kurrë nuk do ta përbuzte të ishte rob i Allahut, as edhe engjëjt që janë më pranë Allahut.” [En Nisa: 172]


“Atë ditë, tetë engjëj do të mbartin lart Arshin e Zotit tënd.” [El Hakkah: 17]
“Dhe Ne s’kemi vënë tjetër roje të zjarrit veçse engjëj.” [El Mudethir: 31]
“Edhe melekët do të hyjnë tek ata nga çdo portë (e xhenetit duke u thënë): "Selamun alejkum, nga që ju keni duruar. Vërtet e shkëlqyer është shtëpia e fundit.” [Er Rad: 23-24]
“Dhe (kujto) kur Zoti yt i tha engjëjve: “Me të vërtetë që Unë do të vendos në tokë një zëvendësues (që pasojnë brez pas brezi, njerëzimi).” Ata thanë: “A do të vendosësh atje ata të cilët bëjnë zullume e do të derdhin gjak, ndërsa ne të madhërojmë Ty me lavdërime e falenderime, dhe të shenjtërojmë Ty?” Ai u tha: “S’ka dyshim se Unë di atë që ju nuk e dini.” [El Bekare: 30]

2. Njoftimi i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) për engjëjt, në lutjen e tij kur ngrihej për të falur namaz natën: “O Zoti im! Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit! Shpikësi pa shembull të mëparshëm i qiejve dhe tokës! Gjithënjohësi i të fshehtës dhe i të shfaqurës! Ti që do të gjykosh mes robëve të Ty, për atë që ata kundërshtoheshin! Më udhëzo mua në të drejtën e asaj për të cilën ka kundërshtim nga e vërteta, me Lejen Tënde! Ti udhëzon kë të duash në rrugë të drejtë.”
Po kështu në fjalën e tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Në Shtëpinë e Banuar (mbi Kaben në qiell) hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mij engjëj dhe nuk kthehen më aty.”
“Në ditën e xhuma, në secilën prej dyerve të xhamisë qëndrojnë engjëj të cilët shënojnë emrat e atyre që hyjnë me radhë. Kur të ulet imami (në minber), ata i mbyllim defterat dhe shkojnë të dëgjojnë përkujtimin ( e Allahut).”
“Ndonjëherë, engjëlli më vjen në formën e një burri dhe më flet, e unë e përvetësoj atë që thotë.”
“Juve u vijnë engjëj të cilët pasojnë njëri-tjetrin natën dhe ditën (engjëj për natën dhe engjëj për ditën).”
“Allahu i ka krijuar engjëjt nga drita, xhinët nga fjaka e zjarrit dhe Ademin nga ajo që u ka përshkruar.”

3. Shikimi i shumë prej sahabëve engjëjt në luftën e Bedrit, dhe po kështu shikimi i tyre në grup Xhibrilin, besnikun e Shpalljes, më shumë se një herë. Kjo ngase ai ndonjëherë vinte në formën e një burri dhe ata e shihnin atë. Më i njohur për këtë është hadithi i transmetuar nga Umer ibën el Hatab (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në të cilin thuhet se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “A e dini se kush ishte ky që pyeti?" "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri" -thanë ata. "Ky ishte Xhibrili. Erdhi t’iu mësojë çështjet e fesë tuaj.”

4. Besimi i mijëra miliona besimtarëve, pasues të pejgamberëve në të gjitha kohët dhe vendet, në ekzistencën e engjëjve dhe besimi i tyre në atë që kanë njoftuar për ta pejgamberët, pa pikë dyshimi e dileme.

Argumentet logjike:

1. Logjika e shëndoshë nuk e konsideron gjë absurde dhe nuk e mohon ekzistencën e engjëjve, pasi që logjika nuk mohon e refuzon veçse atë nga e cila rrjedh bashkim ndërmjet dy të kundërtave, si të ekzistuarit e diçkaje dhe të mosekzistuarit e saj në të njëjtën kohë, ose bashkim ndërmjet dy kundërthënieve, si të ekzistuarit e dritës dhe errësirës së bashku. Ndërsa besimi në engjëjt e Allahut nuk sjell kurrë përfundime të atilla.

2. Nëse prej gjërave të pranuara unanimisht nga të gjithë njerëzit që kanë mendje (logjikë) është se gjurmët e diçkaje argumentojnë për ekzistencën e saj, atëherë edhe për engjëjt ka gjurmë të shumta të cilat argumentojnë për ekzistencën e tyre. Prej këtyre gjurmëve është:


Së pari: Arritja e Shpalljes te Pejgamberët dhe të Dërguarit e Allahut, pasi që në shumicën e rasteve, Shpallja u arrinte atyre nëpërmjet Shpirtit besnik, Xhibrilit (alejhis selam) engjëllit të ngarkuar me Shpalljen. Kjo është gjurmë e qartë dhe e pamohueshme, e cila pohon dhe forcon ekzistencën e engjëjve.


Së dyti: Vdekja e njerëzve me marrjen e shpirtit të tyre është gjurmë e qartë argumentuese për ekzistimin e engjëllit të vdekjes dhe ndihmësve të tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: "Meleku i vdekjes i cili është ngarkuar për ju, do t’ua marrë shpirtrat, pastaj ju do të ktheheni te Zoti juaj.” [Es Sexhde: 11]


Së treti: Ruajtja e njerëzve nga dëmi dhe sherri i xhinëve dhe djajve gjatë gjithë jetës së tij, në një kohë kur ai jeton mes atyre dyve dhe ata e shohin ndërsa ai nuk i sheh, ata munden ta dëmtojnë atë, ndërsa ai nuk mundet t’i dëmtojë ata, madje as të largojë sherrin e tyre, të gjitha këto janë argument për ekzistencën e ruajtësve të njeriut të cilët e ruajnë dhe e mbrojnë atë. Allahu i Lartësuar thotë: “Për çdo njeri ka melekë (rojë) të përhershëm para dhe mbrapa tij. Ata e ruajnë atë me Urdhërin e Allahut.” [Er Rad: 11]

3. Mosshikimi e diçkaje për shkak të dobësisë së të parit, apo për shkak të mospërgatitjes së plotë për shikimin e saj, nuk e mohon ekzistencën e saj, pasi që ekzistojnë gjëra të shumta materiale dhe në botën e dukshme, të cilat syri i njeriut nuk i kapte dot më parë, ndërsa sot ato mund të shihen qartë me anë të dylbive apo teleskopëve.

[Shkëputur nga libri “Minhaxhu el Muslim”, i dijetarit Ebu Bekër Xhabir el Xheza
Sponsored content

A jane engjejt te vertete? Empty Re: A jane engjejt te vertete?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi