Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe Empty Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe

Tue 15 Jan 2013 - 10:28
Message reputation : 0% (1 vote)
Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe (u59u)Dr.-Nabil-Al-Arab---Hoxhaj
Gjatë takimeve ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po ashtu ka ndarë shqetësimin e Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Siri.

E hëne 14 Janar 2013 19:43

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, pas vizitës në selinë e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Arabinë Saudite, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Kajro, ku është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Mohamed Kamel Amr si dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Al-Araby.

Gjatë takimit me homologun egjiptian, ministri Hoxhaj e ka falënderuar ministrin Amr për mbështetjen e madhe që Egjipti i ka dhëne Kosovës për anëtarësimin e saj në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), duke thënë se edhe kjo është dëshmi e një politike të re që Egjipti po ndjek karshi Republikës së Kosovës.

“Ndërmjet dy popujve tanë ka lidhje të fuqishme historike dhe kulturore dhe ne jemi të interesuar që këto lidhje të kulmojnë me një vendim pozitiv të Egjiptit për të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Qëllimi ynë si shtet i Kosovës është që të lëvizim përtej njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe ta kemi një bashkëpunim të ngushtë ekonomik, tregtar, arsimor, shkencor dhe kulturor ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë”, tha ministri Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës gjatë takimit me homologun egjiptian theksoi po ashtu se pavarësia e Kosovës i ka kontribuuar fuqishëm stabilitetit dhe sigurisë në rajon, se ajo përfaqëson një realitet gjeopolitik në Evropë dhe se njohja e Kosovës është një proces i pandalshëm nga shumë shtetet anëtare të OKB-së.

Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Mohamed Kamel Amr, theksoi se ministri Hoxhaj është gjithnjë i mirëseardhur në vendin e tij, duke siguruar se lidhjet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen edhe më tutje.

Ai ka thënë se Egjipti është i vetëdijshëm për pikat e përbashkët ndërmjet dy popujve, qoftë në aspektin historik, kulturor, arsimor, duke shprehur gëzim me faktin që rreth 150 studentë nga Kosova aktualisht studiojnë në Egjipt.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit po ashtu ka theksuar se vendi i tij ka vazhduar të përkrahë Kosovën dhe se kjo është dëshmuar me votën pro anëtarësimit në BERZH, në FMN dhe në Bankën Botërore.

“Sa i përket njohjes së Kosovës nga Egjipti, mund të them se ne jemi duke e shqyrtuar këtë me seriozitet të madh dhe shpresojmë se shumë shpejt do të marrim vendimin në kohën e duhur. Më lejoni të theksojë se kjo çështje mbetet lart në agjendën tonë të politikës së jashtme”, theksoi Mohamed Kamel Amr, duke shprehur kënaqësinë e tij për progresin e arritur në Kosovë dhe duke premtuar vazhdimin e mbështetjes së Egjiptit për Kosovën.

Ministri Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Kajro, gjatë ditës është takuar edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Al-Araby.

Duke iu referuar faktit se Republika e Kosovës është njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, ministri Hoxhaj ka theksuar se njohja nga vendet anëtare të Ligës Arabe duhet të shihet jo vetëm si një akt politik dhe juridik, por edhe si një obligim moral nga të gjitha vendet arabe, pas tranzicionit.

“Populli i Kosovës ka luftuar për aspirata të njëjta, dinjitet njerëzor, drejtësi, liri dhe pavarësi politike sikurse shumë vende arabe kundër regjimeve diktatoriale”, theksoi ministri Hoxhaj, gjatë takimit.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Al-Araby, gjatë takimit me ministrin Hoxhaj ka thënë se Liga Arabe është e vendosur në përkrahje të parimit të Vetëvendosjes, si pjesë e Kartës së OKB-së, duke theksuar se qartazi kauza e Kosovës ka gjetur përkrahje edhe në Organizatën e Ligës Arabe.

Ai ka vlerësuar se pavarësia e Kosovës është një realitet dhe si e tillë duhet konsideruar nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së.

“Ndaj mendimin se disa vende kanë nevojë për më shumë informata lidhur me progresin e arritur në Kosovë pas 17 Shkurtit 2008. Pavarësia e Kosovës ka prodhuar stabilitet dhe siguri në rajon”, tha sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, duke premtuar se ai do të informojë të gjitha vendet e Ligës për progresin e arritur në Kosovë dhe do t’i inkurajojë për njohjen e Republikës së Kosovës.

Gjatë takimeve me dy personalitetet e larta, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po ashtu ka ndarë shqetësimin e Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Siri.

Hoxhaj ka kërkuar ndalimin e dhunës kundër popullatës së pafajshme si dhe domosdoshmërinë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë, në mënyrë që të jetë në mbështetje të popullit të pambrojtur të Sirisë./express/

Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe Empty Re: Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe

Sat 19 Jan 2013 - 15:59
Message reputation : 0% (1 vote)
Nuk duhet ta kerkonte fare, duken miqte dhe armiqte!
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe Empty Re: Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe

Sat 19 Jan 2013 - 16:02
Message reputation : 0% (1 vote)
Luan_Valikardi shkruajti:Nuk duhet ta kerkonte fare, duken miqte dhe armiqte!

Nuk e ki kqe eshte dasht te shkon e te kerkon nga Izraili dhe Vatikani qe as qe ekan ndermend ta pranojn Kosoven ngase keto dalngadal jan duke e pranuar..
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe Empty Re: Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe

Sat 19 Jan 2013 - 16:07
Message reputation : 0% (1 vote)
Princo shkruajti:

Ironine beje s-alla-te e haje per vete...
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe Empty Re: Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe

Sat 19 Jan 2013 - 16:10
Luan_Valikardi shkruajti:
Princo shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:Nuk duhet ta kerkonte fare, duken miqte dhe armiqte!

Nuk e ki kqe eshte dasht te shkon e te kerkon nga Izraili dhe Vatikani qe as qe ekan ndermend ta pranojn Kosoven ngase keto dalngadal jan duke e pranuar..

Ironine beje s-alla-te e haje per vete...
_nuk do te ishte keq qe te ju pranon Ministri ne fjal si Keshilltar i tij ndoshta ma largpames jeni...
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe Empty Re: Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe

Sat 19 Jan 2013 - 16:12
Message reputation : 0% (1 vote)
Princo shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:
Princo shkruajti:
Luan_Valikardi shkruajti:Nuk duhet ta kerkonte fare, duken miqte dhe armiqte!

Nuk e ki kqe eshte dasht te shkon e te kerkon nga Izraili dhe Vatikani qe as qe ekan ndermend ta pranojn Kosoven ngase keto dalngadal jan duke e pranuar..

Ironine beje s-alla-te e haje per vete...
_nuk do te ishte keq qe te ju pranon Ministri ne fjal si Keshilltar i tij ndoshta ma largpames jeni...

Nese e keni thene me gjith zemer, atehere pranoj qe keni zemer.
Sponsored content

Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe Empty Re: Hoxhaj kërkon njohjen nga Egjipti dhe vendet e Ligës Arabe

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi