Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”? Empty Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”?

Thu 17 Jan 2013 - 14:59
Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”? Download-410-150x150
Leonard Zisi

Një nga temat që ditët e fundit diskutohet gjerësisht është edhe pajisja me pasaportën e shtetit shqiptar të gjithë bashkëkombësve tanë që banojnëjashtë Republikës së Shqipërisë. Fjala këtu është jo vetëm për ata që banojnë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi, pra në territore që disa vite më parë bënin pjesë në shtetin e ish-Jugosllavisë, por edhe në Çamëri e diasporë. Për këtë paraqiten argumente pro dhe kundër, prandaj nuk do të ndalem në komentin e tyre, por, me këtë rast, dua të bëj të ditur për opinionin tonë publik sesi e ka

zgjidhur këtë problem Polonia.

Ashtu si edhe vendi ynë, edhe Polonia ka një emigracion të madh, kryesisht në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, në ShBA, Angli, Francë, Gjermani dhe pothuajse në gjithë globin. Por Polonia vëmendjen kryesore e ka përqendruar në radhë të parë për bashkëkombësit që banojnë në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, për të cilët ka krijuar një dokument që e quan KARTA E POLAKUT. Këtë Kartë nuk e gëzojnë bashkëkombësit polakë që banojnë në vendet e tjera, sepse, sipas organeve polake, kjo Kartë lëshohet për të ndihmuar ata me origjinë polake që banojnë në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik.

Poseduesi i kësaj Karte ka këto të drejta në territorin e Republikës së Polonisë:

-Lirohet nga detyrimi për të pasur Lejen e Punës për t’u punësuar në Poloni, Leje që është e detyrueshme për shtetasit e tjerë të huaj që duan të punësohen në Poloni, përveç atyre që janë shtetas të Bashkimit Europian, ku bën pjesë edhe Polonia.

-Të krijojë firma dhe biznese sipas të njëjtave kritere si edhe shtetasit polakë.

-Të kryejë studime të larta, të bëjë doktoraturën dhe të marrë pjesë në të gjitha format e tjera të arsimimit si dhe në punimet e ndryshme shkencore.

Gjithashtu, ai ka të drejtë të kërkojë bursë dhe forma të tjera të ndihmës sociale që i gëzojnë të rinjtë e huaj që studiojnë në Poloni.

-Të regjistrojnë fëmijët në kopshte, çerdhe dhe në shkollat e arsimit parauniversitar.

-Të përfitojnë përkujdesjen shëndetësore në raste urgjente.

-Të përfitojnë 37% zbritje në transportin publik urban, atë ndërurban, atë ajror dhe në trenat ekspres.

-Të hyjë pa biletë në të gjithë Muzetë shtetërorë të Polonisë.

-Lirohet nga pagesa për marrjen e vizës polake Schengen.

Procedurat për lëshimin e kësaj Karte përcaktohen me ligj të veçantë nga Parlamenti polak.

Posedimi i Kartës nuk ka të bëjë me shtetësinë polake, për marrjen e së cilës veprohet sipas ligjit përkatës për shtetësinë polake që është në fuqi.

Gjithashtu, poseduesit të kësaj Karte nuk i jepet e drejta për qëndrim të përhershëm në territorin polak dhe ai nuk mund ta përdorë Kartën si dokument për kalimin e kufijve shtetërorë, duke përfshirë edhe kufirin polak, sepse me hyrjen e Polonisë në sistemin e vizave Schengen, krijohen komplikacione për shkak të detyrimeve që ka Polonia ndaj këtij sistemi.

Polonia që në vitin 2008 numëronte mbi 38 milionë banorë, ka një emigracion shumë të madh jashtë shtetit, që numërohet nga 21 deri 23 milionë vetë. Numri më i madh i tyre është përqendruar në ShBA, mbi 9 milionë vetë, në Gjermani 2 milionë, në Brazil 1,8 milionë, në Francë 1 milion, në Britaninë e Madhe 250 deri në 500 mijë vetë, ndërsa në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik zyrtarisht banojnë mbi 1 milion vetë me origjinë polake. Sipas të dhënave jo zyrtare, kjo shifër arrin në rreth 2 milionë vetë. Në këto republika, më shumë banorë me origjinë polake banojnë në Bjellorusi, rreth 400 mijë vetë (ndonëse flitet për rreth 900 mijë vetë), në Lituani 235 mijë vetë, në Ukrainë 144 mijë vetë (flitet për rreth 900 mijë vetë), ndërsa në Federatën Ruse 95 mijë vetë, ndërsa llogaritet për rreth 300 mijë vetë. Situata e emigracionit polak në republikat e ish-Bashkimit Sovjetik karakterizohet nga qëndrime të ndryshme, por më e vështirë ajo është në Bjellorusi, madje, për çudi edhe në Lituani, shtet ky që është anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian, ku bë pjesë edhe Polonia.

Organet shtetërore lituaneze reaguan negativisht ndaj vendimit të Parlamentit polak për lëshimin e Kartave të Polakut. Ministri i Jashtëm lituanez, Audronius Azhubalis, e konsideroi Kartën si një “keqkuptim” të organeve polake. Së pari, ata ishin kundër vlerësimit të gjendjes së emigracionit polak në Lituani, Letoni dhe Estoni, vende këto anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian, të njëjtë me gjendjen e këtij emigracioni si në Rusi dhe Bjellorusi. Disa eurodeputetë lituanezë kërkuan që çështja e Kartës së Polakut të shtrohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të vendit, me pyetjen nëse poseduesi i saj, shtetas lituanez, ka të drejtë të ketë funksione të tilla, ushtrimi i të cilave kërkon të bëhet betimi mbi Kushtetutë. Me këtë rast ata kërkuan që dy deputetët e parlamentit lituanez që përfaqësojnë pakicat kombëtare polake, të cilët u pajisën me Kartën e Polakut, të jepnin dorëheqjen. Megjithë vështirësitë e hasura, lëshimi i Kartës së Polakut ka pasur ecurinë e saj. Kështu, deri më 8 maj të vitit 2008, vetëm 2 muaj mbasi hyri në fuqi ligji, u lëshuan mbi 2 mijë Karta të tilla. Organet polake parashikojnë që kërkesat për pajisjen me këtë Kartë të arrijnë në rreth 1 milion, numër ky që vetëm në vitin 2008 arriti në rreth 400 mijë kërkesa.

Por, me poseduesit e kësaj Karte, vështirësi janë hasur edhe në Poloni, të cilat konsistojnë në faktin se mjaft prej tyre përpiqen të mos largohen nga Polonia, por të punësohen dhe të strehohen definitivisht në shtetin amë. Kohët e fundit, gjatë udhëtimeve të mia në Poloni kam takuar mjaft persona të tillë që konsideronin se ndiqeshin nga organet polake për t’u larguar nga ky vend, meqenëse kishin shkelur rregullat e Kartës, e cila nuk lejon qëndrimin e përhershëm në Poloni pa pasur shtetësinë polake.

Në kushtet tona, për analogji me këtë praktikë, në rast se nuk do të miratohet dhënia e shtetësisë shqiptare, pra pasaporta, për bashkëkombësit tanë që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, një variant tjetër i mundshëm do të ishte pajisja e tyre me një dokument vërtetimi të kombësisë shqiptare, i cili mund të quhej p.sh. DËSHMI E KOMBËSISË SHQIPTARE. Procedurat e lëshimit dhe të drejtat që do të kishin poseduesit e saj, do të përcaktoheshin me ligj të veçantë nga Kuvendi i Shqipërisë.



*Autori i shkrimit është kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Poloni.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”? Empty Re: Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”?

Thu 17 Jan 2013 - 15:29
nje karte e tille per ne do te behet,nese arrijne te na rjepin mire
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”? Empty Re: Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”?

Sat 19 Jan 2013 - 16:03
Pashaporta eshte te kesh Shtet...
Deshmia e Kombesise Shqiptare eshte te kesh Popull...

Per Shtetin "cope-cope" flasin keta, apo per Popullin "ne 4 anet" e Botes?!

Funderina...
Shpresoj te jene "funderinat e fundit", se na degjeneruan fare!!!
Sponsored content

Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”? Empty Re: Pasaportë apo ‘dëshmi e kombësisë shqiptare”?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi