Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sidnei digjet në diell  Empty Sidnei digjet në diell

Fri 18 Jan 2013 - 19:13
Sidnei po piqet ne diell, shkruajne mediat nderkombetare duke dhene ndoshta pershkrimin me te sakte te situates ne qytetin australian ku termometri shenon gati 46 grade celsius.

Temperatura rekord u regjistrua ne Observatory Hill ne 14:55 me oren lokale. Por disa zona ne rajonin e Sidneit kane qene edhe me te nxehta, thote BBC, dhe ne qytetin e Penrithit ne perendim, temperaturat mberriten ne 46,5 grade celsius.

Skuadrat e zjarrfikesve vazhdojne te luftojne me flaket ne New South Wales dhe Victoria, ku ka ende dhjetera vatra zjarresh qe nuk jane vene nen kontroll. Fshati i vogel i Licolas ne lindje te Victorias eshte izoluar krejtesisht nga flaket me bllokimin e te vetmes rruge qe conte atje. Zyrtaret thone se dhjetera vete jane evakuar, por jane te pakten 10 banore qe vazhdojne te mbeten ne kete fshat.

Australia perballet cdo vit me zjarre pyjore nga rritja e temperaturave. Shkurtin e vitit 2009, ne ate qe sot njihet si e shtuna e zeze, 173 vete gjeten vdekjen prej zjarreve ne Viktoria. Rekordi i meparshem te temperaturave te larta ne Sidnei ishte ai i janarit 1939, kur termometri shenoi ne observatorin e Sidneit 45,3 grade celsius.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi