Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhaku vendos të hakmerret: Nxjerr të palarat e personazheve VIP në autobiografinë e saj   Empty Zhaku vendos të hakmerret: Nxjerr të palarat e personazheve VIP në autobiografinë e saj

Sat 19 Jan 2013 - 0:13
Zhaku vendos të hakmerret: Nxjerr të palarat e personazheve VIP në autobiografinë e saj   Zhaku-300x250Pas “VIP Shpija” boton bisedat private me Flori Mumajesin, Dr. Florin, Kastro Zizon, Albana Osmanin, Shkëndije Mujajn etj.
E ka ndier veten si ajo gota që pasi mbushet mirë, fillon e derdhet. Është 30 vjeç, dhe ndaj ka vendosur t’i dedikojë një libër vetes, ku pasqyrohet gjysma e jetës së saj dhe përplasja me njerëzit e tjerë. Autobiografia e Inida Gjatës (Zhakut) titullohet “Trimnika”, ku ajo si personazhi kryesor, e vetëquajtur në libër Nika (Trimëreshë), të “shërbejë” si një libër i hapur për të gjithë ata që e duan dhe ata që e kanë inat, për miqtë që tashmë i ka armiq të përbetuar, persona që janë në rrethin e medias televizive dhe artistëve. Të gjithë të njohur dhe persona publikë me të cilët ajo ka ndarë dikur miqësi e bashkëpunime artistike, por që tani për arsye të ndryshme i janë vënë kundër. Shkak për të rrëfim personal nga jeta e saj është bërë eksperienca e fundit e vajzës së njohur të ekranit në “VIP Shpija” në Kosovë, nga e cila doli me shumë bujë dhe keqkuptime. “E luftuar pabesisht dhe e anatemuar nga persona të rëndësishëm të medias e më gjerë, ndaj të cilëve vendosa të hakmerrem me këtë libër”, shkruan Zhaku në sqarimin e saj në fund të librit. Ajo është heroina kryesore e historisë, një ndërthurje e realitetit me fantazinë, ndërsa pohon se bëhet fjalë për një cikël të përmuajshëm botimesh, ku në botime të tjera do të rrëfehen në mënyrë satirike të vërteta të hidhura”, shkruan ajo. Zhaku flet në faqet e këtij libri se si Flori MUmajesi nuk ia kishte dhënë kurrë paratë e teksteve, se si Kastro Zizo i kishte vjedhur këngën “Doruntina”, borxhet në shtet, ndërsa kishte ndodhur një keqkuptim meqë një aktivitet i saj ishte regjistruar gabimisht si sh.p.k., thashethemeve të Albana Osmanit në hotel për Shkëndije Mujajn, për lidhjet e saj me sheikë, dhe trajtimin si lodër seksi të këngëtares nga producentët dhe drejtuesit e “VIP Shqipja”. Çdo rrëfim ajo e ka ilustruar me skica dhe karikatura mbi personazhet, ku mes tyre përmendet dhe nëna e Zhakut, aktorja Ermira Gjata, e cila kur mori vesh se vajza e saj do hynte në një show të tillë, i tha se do të vetëflijohej. Në këtë rrëfim, ajo boton dhe biseda personale me disa personazhe të njohur, mes të cilave veçohen ato me Kastro Zizon dhe Dr. Florin.


Burimi: http://www.panorama

Zhaku vendos të hakmerret: Nxjerr të palarat e personazheve VIP në autobiografinë e saj   Zhaku3
VIP-at, ja me cilët emragjenden në libër
Zhaku– Nika
Kristian- Armini, i dashuri i Zhakut
Enver Petrovci- Aktor Serbocksi
Kastro Zizo- BKK
Albana Osmani- Hajvana ose Vana shkurt
Flori Mumajesi- 3-pikëshi
Dr. Flori– Dr. Klori
Ronela Hajati- Jonxhela
Shkëndije Mujaj- Shpërthime
Elvana Gjata- Këngëtarja
Producenti i “VIP Shpija”- Ari
Zhaku: Kemi tymosur hashash me lojtarët e VIP Shipja
Ndërkohë që Zhaku tregon në këtë libër se si u bë pjesë e këtij “reality show”, ofertës që iu bë nga autorët e programit duke e konsideruar një “star”, dhe se si degjeneroi në fund e gjithë kjo histori. Ajo jep sqarime mbi thashethemet për abuzimin e saj me alkoolin, ndërsa tregon se “kemi tymosur hashash me njërin nga banorët, të cilët më deklaruan se ishin për narkotikë më të fortë, gjë që unë ua kam mohuar në sy të tyre për veten time. Rreth konfliktit me Dr. Florin, ajo boton disa biseda të mëparshme, ku ai edhe i hedh ndonjë ngacmim, ndërsa në lidhje me faktin që pse e konsideroi Albanën hajdute ajo pohon se “e ndihmova me xhaketën se kishte dalë vetëm me një këmishë për darkë, dhe nuk ma kthehu”.
Zhaku: Me të dashurin gjerman, në shtrat pas tri netësh që njiheshim
Christian Kreuz, i dashuri i Zhakut, është po ashtu personazh në libër. Zhaku tregon se si janë njohur dhe se si janë rilidhur pas dy vitesh që nuk kishin asnjë kontakt me njëri-tjetrin. “Qëndruam tri ditë bashkë në Tiranë duke dalë me miqtë e mi dhe natën e katërt, pasi ai mbaroi shfaqjen si artist i ftuar, fjetëm bashkë”. Ishte viti 2009 kur ata u takuan për herë të parë dhe ajo e shoqëroi me makinën e saj në aeroport. Ajo pohon në këtë libër se pas një komunikimi virtual vendosi të mos e kontaktonte më, pasi dukej si një dashuri e pamundur. Derisa pas dy vitesh i erdhi një e-mail, ku ai i shkruante: “Mendoj ende për ty. Uroj të mos jesh martuar!” Kështu ajo e cilëson këtë fazë një bashkëjetesë në Skype, derisa vendosën që ai të jetonte në Tiranë dhe të bashkëjetojnë këtu duke bërë muzikë bashkë.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi