Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Deklarata shokuese e ministrit japonez: “Nxitoni që të vdisni, që të dalim nga kriza” Empty Deklarata shokuese e ministrit japonez: “Nxitoni që të vdisni, që të dalim nga kriza”

Wed 23 Jan 2013 - 18:54
Deklarata shokuese e ministrit japonez: “Nxitoni që të vdisni, që të dalim nga kriza” Taro-aso-300x234“Problemi i krizës së ekonomise nuk do të zgjidhet nëse ata nuk nxitojnë që të vdesin”. Kjo është deklarata shokuese e ministrit të ri të financave në Japoni. Fjalimi i 72 vjeçarit tronditi jo vetëm Japonin por dhe vendet e tjera të botës, pasi ai vazhdon të pretendojë se të moshuarit duhet të nxitojnë që të vdesin për të ndihmuar kështu në lehtësimin e kostove të taksapaguesve për kujdesin ndaj tyre.

Madje ai është shprehur se do refuzojë kujdesin shtetëror për të zgjatur jetën, që i kushton shteti miliarda jen. Këto komente ministri i bëri përpara Këshillit Kombëtar për Reformën e Sigurimeve Shoqërore, pasi po diskutohej se si mund të zgjidhet kriza demografike në vendin që po njeh një ulje të ndjeshme të lindjeve.

Japonia është shteti ku më shumë se 20 përqind e popullsisë prej 128 milion banorësh është mbi 65 vjeç dhe sipas studimeve ky numër do të dyfishohet në më shumë se 40 përqind gjatë 50 viteve të ardhshme, pasi lindjet vazhdojë të jenë të ulta./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi