Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Empty Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj

Fri 25 Jan 2013 - 14:39
Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Modelet-300x180
Në perëndim, janë përcaktuar modelet dhe standardet e bukurisë femërore. Ato lidhen me pamjen e saj të jashtme, fytyrë të bukur dhe trup elegant.
Bukuria si koncept në fakt, varet nga këndvështrimi i çdokujt. Kjo duket fare qartë nëse shikoni se çfarë ndodh në pjesën tjetër të botës. Aty ku dikush mund të quajë një femër të bukur, dikujt tjetër e njëjta femër mund t’i duket e çuditshme apo e shëmtuar.

Kjo tregon faktin se jemi shumë të ndryshëm dhe kështu është edhe bukuria. Për disa popuj të panjohur në planet, koncepti i “bukurisë femërore”, është krejt i ndryshëm nga ajo që dimë ne, popujt “e qytetëruar”.
Femrat që do të shikoni më poshtë, janë cilësuar si femra shumë të bukura në qytetërimet dhe kulturat ku ato jetojnë.
The Mursi, Etiopi
Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Femra1
Sa më e madhe është unaza që vendosin në buzët e tyre, aq më të bukura, më sensuale dhe me personalitet më të madh janë femrat Mursi në Etiopi.
The Kayan, Tajlandë

Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Femra21
Bukuria këtu ka të bëjë me qafën e gjatë. Me kalimin e viteve femrat vendosin unaza në qafën e tyre, me qëllim që të fitojnë vëmendjen e meshkujve ndaj tyre.
The Masai, Kenia

Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Femra3
Këtu bukuria lidhet me veshët dhe konkretisht, me vrimat që bëhen në veshët e femrave. Sa më të mëdha të jenë vrimat, aq më mirë është për to dhe meshkujt e tyre.
Amazona

Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Femra41
Kriteri bazë i bukurisë së femrave të Amazonës është body painting. Ato përdorin gjakun e kafshëve por edhe bimë të ndryshme për të pikturuar trupin e tyre, si të ishte një tablo e gjallë.
Lindja e Mesme

Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Femra5
Bukuri e fshehur në Lindjen e Mesme! Një nga rastet e pakta në botë ku bukuria nuk ka fytyrë dhe nuk është pamja e jashtme që dikush shikon tek një femër, por ajo që fshihet nën petkun e ferexhesë.
The Maori, Zelanda e Re

Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Femra6

Sa më shumë bojë të vendosë në buzë dhe mjekër, aq më tërheqëse është femra Maori. Këto tatuazhe në këtë pjesë të fytyrës janë të domosdoshme për gratë e këtij fisi.
Mauritania

Si duhet të jetë një femër që të quhet e bukur? Ja disa shembuj Femra7

Bukuria këtu lidhet me peshën. Sa më se bëshme të jetë një femër, aq më tërheqëse është. Madje nënat përpiqen t’i shëndoshin vajzat e tyre që në moshë të vogël, duke i ushqyer çdo ditë me sasi të mëdha qumështi deveje. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi