Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Empty Gomat,nga to mund te varet jeta juaj!

Sat 26 Jan 2013 - 21:33
Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Eskimo-s3-ms Imagjinoni sikur te bllokoheni brenda nje kafazi prej xhami dhe prej pjesesh celiku te salduara dhe sikur afer jush te ndodhen edhe ene me acid e lende te djegshme.Pastaj kete mjet vdekjeprures e ngrini pezull vetem disa centimetra nga toka dhe e levizni me shpejtesi rreth 30 metra ne sekonde.Ne fund e vendosni mjetin midis mjetesh te tjera te ngjashme dhe i leshoni te gjitha si shigjete,nderkohe qe nga drejtimi i kundert vijne me vrull mjete te tjera.
Ne thelb ndodh e njejta gje sa here hipni ne nje automjet dhe ecni ne rruge.Care ju ndihmon per ta mbajtur ne kontroll dhe per te mos rrezikuar kur i jepni makines?Gomat jane nje faktor kyc per kete.

Per cfare sherbejne rrotat?

Rrotat perdoren per nje sere qellimesh te rendesishme.Ato jo vetem mbajne peshen e automjetit,por edhe amortizojne tronditjet ne rast grope,ne rast kurrizi mbi rruge ose kur rruga eshte e keqe.C'eshte me e rendesishmja,rrotat sigurojne terheqjen e cila eshte e domosdoshme per te rritur shpejtesine,per te marre kthesat,per te frenuar dhe per te mbajtur drejtimin e duhur pavarsisht nga kushtet e rruges.Por gjate rrotullimit vetem nje pjese e vogel e rrotes,nje pjese sa nje kartoline,takon me rrugen.
Duke pasur parasysh rendesine e tyre,cfare mund te beni per te pasur gjithmone rrota te sigurta dhe funksionale?Dhe kur vjen koha per ti nderruar,nga ta kuptoni se cilat jane gomat e duhura per automjetin tuaj?Para se te japim disa pergjigje,le ti hedhim nje veshtrim te shkurter historikut te gomave.

Nismetaret e gome

Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Goodyear Megjithese rrotat kane mijera vjet qe perdoren,vendosja e gomes anes rrethit te rrotes nuk eshte nje ide shume e hershme.Ne fillim te viteve 1800 rrotave prej druri ose celiku iu vendos gome e paperpunuar.Por prisheshin shume shpejt,prandaj e ardhmja e rrotave me gome nuk dukej shume premtuese.Por shpresat u ringjallen kur me kete u mor nje shpikes i vendosur,Charles Goodyear nga Kenektikati i SHBA-se.Ne vitin 1839,Goodyear zbuloi nje proces qe njihet si vullkanizimi ne te cilin lenda e kaucukut perpunohej me squfur ne nxehtesi te madhe dhe me presim.Pas ketij procesi jo vetem qe ishte me e lehte pe ti dhene forme gomes,por ajo u be edhe me rezistente.Rrotat me gome te ngurte u perhapen me shume,por i shkaktonin shume tronditje makines.Me 1845 inxhinieri skocez Robert U.Tomson mori te drejten eksluzive per prodhimin e gomave te para pneumatike ose te mbushura me ajer.

Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Dunlop-history Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Gumi-john_boyd_dunlop Por gomat pneumatike paten sukses ne treg vetem pasi nje skocez tjeter,John Boyd Dunlop,u perpoq ti bente me te mira gomat e bicikletes se djalit te tij.Dunlopi mori te drejten e prodhimit te shpikjes se tij te re ne vitin 1888 dhe hapi kompanine e vet.Prapeseprap,gomat pneumatike duhej te kalonte te tjera pengesa te medha.
Nje dite,ne vitin 1891,nje ciklisti francez iu shpua goma.U perpoq ta rregullonte,por nuk ia arriti,sepse goma nuk hiqej nga rrota.Kerkoi ndihmen e nje djaloshi francez,Edouard Michelin i cili njihej per kontributin e tij ne procesin e vullkanizimit.Michelin ndejti nente ore per te riparuar gomen.Kjo pervoje e nxiti te prodhonte nje gome pneumatike qe mund te hiqej nga rrota per tu riparuar me lehtesi.
Gomat Michelin ishin aq te suksesshme,sa vitin pasues u perdoren me kenaqesi nga 10.000 cikliste.Pa kaluar shume kohe,ne Paris gomat pneumatike u perdoren edhe te karroat me kuaj,per kenaqesine e udhetareve franceze.

Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Images?q=tbn:ANd9GcRwYCQrbHthjg8Hn13MLnjVJ_e9FKBo3tMvLsQcSiZhKJZdAAY1 Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Images?q=tbn:ANd9GcRWbT3y6RUWPRwVXOLXm1J9lttvax0ksndXZ-A9-JIhUEO4oOmr1g Ne vitin 1895,Edouardi dhe vellai i tij,Andrea,per te treguar se keto goma mund te perdoreshin edhe per automjetet,i vendosen ne nje makune garash,por ajo doli e fundit.Pavarsisht nga kjo,njerezit u mahniten aq shume nga keto goma te pazakonta,saqe provuan ti canin gomat e makines per te pare se cfate kishin fshehur vellezerit Michelin ne to.
Ne vitet 30 dfhe 40 te shekullit te 20-te,materialet me te dobeta te pambukut dhe gomes natyrore u zevendesuan me materiale te reja me rezistente te tilla,si mendafshi artificial,najloni,dhe poliestra.Pas Luftes se Dyte Boterore nisi puna per nje gome hermetike keshtu qe nuk do te kishte me nevoje per nje kamerdare qe te mbante ajrin.Me vone edhe shume gjera te tjera u permiresuan.
Sot perdoren me shume se 200 lende te para per te prodhuar nje gome.Dhe me ndihmen e teknologjise moderne,disa goma kane nje jetegjatesi te lavderueshme prej 130.000 kilometrash ose me shume,ndersa disa te tjera qe perdoren ne makinat e garave mund te perballojne nje shpejtesi pre qindra kilometrash ne ore.

Si ti zgjidhni gomat?

Nese keni nje automjet mund te gjendeni perblle detyres se veshtire per te zgjedhur goma te reja.Nga ta kuptoni nese eshte koha per te nderruar gomat?Duke i kontrolluar rregullisht per shenja konsumimi ose demtimi.Prodhuesit e gomave e pajisin gomen me disa pllakeza konsumimi,qe tregojne nese perdorimit te tyre i ka ardhur fundi.Pllakezat e konsumimit jane shirita gome te forte te vendosura per se gjeri ne faqen shkelese.Do te ishte mire te kontrolloni edhe nese faqja shkelese eshte ndare nga pjesa tjeter e gomes,nese ka tela te nxjerre,deformime ne faqet anesore dhe crregullime te tjera.Ne rast se pikasni nje nga keto probleme,mos e perdorni makinen deri sa ta riparoni ose ta nderroni gomen.

Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Goma1 Gomat,nga to mund te varet jeta juaj! Michelin-tires-hydroedge

Do te ishte mire qe kur te nderroni gomat,te vinit ne te njejtin aks goma te te njejtit lloj.Nese po vendosni vetem nje gome te re,ciftezojeni me gomen me te mire ne menyre qe te drejtpeshohet terheqja gjat frenimit.
Mund te corientoheni kur zgjidhni midis llojeve,permasave dhe modeleve te shumta te gomave.Ne fillim shikoni rekomandimet e fabrikes prodhuese te automjetit.Automjeti juaj ka nevoja te vecanta qe duhen marre parasysh,si per shembull,permasat e gomes dhe te rrotes,distanca nga bazamenti i makins deri ne toke dhe maksimumi i ngarkeses qe mund te mbaje.E rendesishme eshte dhe modeli i makines suaj.Makinat moderne qe jane te pajisura me sisteme automatike,si vetzhbllokimi i frenave,kontrolli i terheqjes se gomave dhe ato makina qe kane fuqi motorrike ne te gjitha rrotat,kerkojne goma me veti te vecanta.Ne manual zakonisht percaktohet se cfare gomash duhet ti vendosni automjetit tuaj.
Nje faktor tjeter qe ndikon eshte edhe gjendja e rruges.A do ta perdorni automjetin tuaj kryesisht ne rruge te shtruara ap te pashtruara,ne kohe me shi apo ne kohe te thate?Ka shume te ngjare qe ta perdorni ne kushte te ndryshme.Ne qofte se eshte keshtu,atehere mund tju duhen goma per te gjitha llojet e terreneve dhe per te gjitha stinet.
Duhet te merrni parasysh edhe jetegjatesine dhe aftesine terheqese te gomes.Ne pergjithesi,sa me i bute te jete materiali i gomes ne faqen shkelese,aq me e madhe do te jete aftesia e saj terheqese,por goma do te vjeterohet me shpejt.Kurse,nese materiali i faqes shkelese eshte disi i forte,terheqja e gomes do te jete me e vogel,por goma do te rroje me shume.Keto informacione mund ti gjeni atje ku shiten gomat.Kini kujdes sepse kjo aftesi terheqese ndryshon nga njera marke ne tjetren.
Kur keni njefar ideje se cfare gomash ju duhen,a qe percakton zgjedhjen perfundimtare eshte cmimi.Zakonisht markat e njohura sigurojne nje cilesi me te mire dhe japin me shume garanci.

Si ti mirembani gomat?

Per nje mirembajtje te mire,perfshihen tri gjera kryesore.Duhet te mbani trysnine e duhur te ajrit ne gome,tu nderroni vendet rregullisht dhe ti barazpeshoni dhe tu beni centrimin (konvergjencen).Eshte shume e rendesishme te ruani presionin e duhur te ajrit ne gome.Nese nje gome fryhet teper,do te konsumohet mjaft shpejt ne qender te faqes shkelese.Ndersa nese fryhet pak,atehere do te konsumohet me shume anash saj dhe karburanti do te harxhohet me kot.
Gomat mund te humbasin cdo muaj gjysme kilogrami ajer ose me shume,sepse ai del vetvetiu nga goma.Keshtu qe mos mendoni se mund ta percaktoni nese goma eshte e fryre aq sa duhet vetem duke pare me sy formen e saj.Sipas Shoqates se Prodhuesve te Gomave ''nje gome mund te humbase gjysmen e trysnise se saj e te moa duket fare qe eshte e shfryre''.Prandaj,perdorni nje trysnimates gomash per te percaktuar trysnine e ajrit ne te dhe kete gje bejeni te pakten nje her ne muaj.Kur ti hidhni vain motorrit gjithmone bejini nje kontrroll gomave,por vetem atehere kur jane te ftohta,domethene kur kane te pakten tre ore pa ecur ose kur kane ecur me pak se nje kilometer e gjysme.Percaktimet e trysnise se ajrit ne gome zakonisht tregohen ne manualin e shoferit,ne nje etikete nga brenda kases se deres se shoferit ose ne sirtarin e makines.Nese nuk doni te keni shume tronditje gjat udhetimit,mos i fryni gomat mbi trysnine maksimale qe shkruhet ne faqet anesore te gomes.
Gomat do te rrojne me gjate dhe do te konsumohen ne menyre te njetrajtshme ne rast se u nderroni vendet rregullisht.Ne qofte se fabrika prodhuese nuk rekomandon te kunderten,do te ishte mire tu nderroni vendet pas cdo 10.000 deri ne 13.000 kilometrash.Edhe ne kete rast shikoni manualin e shoferit per vendet ku do te vendosni secilen gome.
Dhe si perfundim,kontrolloni centrimin e gomave cdo vit ose sa here qe vini re ndonje dridhje te pazakonte ose crregullim ne sistemin e drejtimit te makines.Megjithese sistemi i amortizimit ne makine eshte ndertuar ne menyre te atille qe ti centroje gomat ne varesi te peshes,here pas here lind nevoja qe ti kontrolloni dhe ti centroni,per shkak te konsumimt dhe prishjes.Mekaniku qe eshte i kualifikuar per te bere amortizimin dhe centrimin e rrotave e di se si ta beje cenrimin e duhur te makines suaj,gje qe rrit ne maksimium jetegjatesine e gomave dhe e ben me te rehatshme udhetimin.

Gomat ''inteligjente''

Me ndihmen e kompjuterave,disa makina e sinjalizojne shoferin kur trysnia e ajrit ne gome eshte nen nivelin e duhur.Disa goma,per periudha te shkurtera,mund te punojne edhe pa trysni dhe disa te tjera ngjiten vet pasi cahen.Ne fakt,inxhinieret po prodhojne goma qe mund te punojne ne gjithfarelloj kushtesh.
Ndersa materialet,lulet e gomes,sistemi i amortizimit,i drejtimit dhe i frenimit permiresohen,dhe keto permiresime behen pjese e automjeteve moderne,gomat na e bejne udhetimn jo vetem te rehatshem,por edhe me te sigurt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi