Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Lidhjet e dashurisë tek adoleshentët Empty Lidhjet e dashurisë tek adoleshentët

Fri 1 Feb 2013 - 16:39
Të gjithë janë dakord. Mënyra se si krijohej dhe konsumohej një lidhje në adoleshencën e prindërve të sotëm është krejt e ndryshme nga ajo e fëmijëve të tyre.

Edhe mosha kur fillohej një lidhje ishte shumë më e vonë dhe lidhja konsiderohej e fshehtë jo vetëm ndaj familjes, por dhe nga opinioni.

Dashuria mbahej gjallë më shumë prej letrave sesa takimeve dhe rrallë mund të pretendohej se kontakti fizik mund të shkonte përtej puthjes.

Shkolla dhe aktivitetet rinore ishin të vetmet ambiente ku të rinjtë mund të njiheshin për të vazdhuar më tej një lidhje e cila që në fillim konsiderohej si një lidhje jete.

Por si funksionon një lidhje sot? E sigurt është se nuk ka më ndalime në rrugë apo propozime të tipit: “E kam babin oficer, kam lavatriçe dhe frigorifer.”

Gjithçka nis në Facebook. Edhe pse mund të duket komike edhe vardisja bëhet nëpërmjet Facebookut.

“I dërgon ftesën, ajo e pranon dhe i bën komplimente në foto. Më pas, hyn në muhabet e kështu nis gjithçka”, shpjegon një i ri.

Pasi realizohet një farë njohjeje në Facebook, vjen koha e takimit fizik.

“Na ftojnë për kafe, bisedojmë për gjëra të ndryshme dhe kuptojmë nëse është karakteri i duhur apo jo”, thekson një vajzë.

Në këtë moment njohja fillon të quhet lidhje dhe madje dhurata e parë që bëjnë meshkujt është unaza. Por çfarë ndodh në të vërtetë në një lidhje adoleshentësh?

“Dalim në kafe, pub-e, puthemi e më pas vazhdojnë gjërat…”, tregon një e re.

Koha e takimeve vazhdon të mbetet problematike në të gjitha kohërat.

Një adoleshent thekson: “Vajzat e kanë më të vështirë sepse nuk i lënë prindërit dhe duhet të gjejnë një gënjeshtër.”

Prindërit janë gjithmonë barriera për tu kapërcyer. Megjithëse imagjinata mbetet gjithmonë mbretëreshë e daljeve nga situata, edhe kontrolli është i madh. Por cilat janë justifikimet më të zakonshme për të fituar kohë?

“Lëmë orët e mësimit, themi do të shkojmë në dyqan ose kur ka eskursione nuk shkojnë, por takojmë të dashurin.”

Gjatë ditës, takimet bëhen në lokal, në orën e shtatë të shpikur nga nxënësit ose në pushime të gjata dhe 5 minutëshe kur është fati që partneri ose parnterja të ndajnë të njëjtën shkollë. Ndërkohë pasditet dhe darka janë takime shumë të shkurtra që realizohen poshtë pallatit.

Por nëse takimet janë shumë të shkurtra, çfarë thuhet në këto takime?

“Nuk është se thuhen shumë gjëra, por bëhen shumë gjëra”, shpjegon një adoleshente.

Lidhjet në këtë moshë, ndryshe nga brezat e mëparshme, në përgjithësi nuk quhen serioze nga vetë adoleshentët, ndaj dhe jetëgjatësia e tyre është e justifikuar. Jeni kuriozë të dini se sa shkon një lidhje e tillë?

“Një javë, 3 javë… 5 muaj nuk i kap kurrë.”

Ndërkohë në një pjesë të madhe rastesh, duhet pranuar. Lidhja bëhet edhe nga presioni i shoqërisë: “Kur bëhesh 17-18 vjeç është turp të mos jesh e lidhur. Duket sikur ke diçka më pak se shoqet.”

Ndërkohë edhe prishja e lidhjes, ashtu siç nisi, ndodh nëpërmjet një mesazhi në Facebook. Është e lehtë gjithsesi kur personin nuk e ke përballë.

Por a hyjnë dhe dalin kaq lehtë në jetën e adoleshentëve lidhjet dashurore në këtë moshë?

Si mund ta kuptojnë prindërit që fëmija e tyre është në një marrëdhënie dashurie
Për shumë prindër është kohë e vështirë kur ëngjëlli i tyre hyn në adoleshencë. Është koha kur krejt papritur më shumë sesa prind e ndjen veten si shofer taksie apo si kartë krediti.

Adoleshentët mendojnë se dinë gjithçka, të kujdesen për veten, marrin vendime pa pasur nevojë për prindërit dhe për më tepër kanë intimitetin e tyre.

Marrëdhënia e dashurisë në pjesën më të madhe të rasteve është diçka private për të cilën nuk flitet me prindërit. Por si ta kuptojnë prindërit apo dhe vetë adoleshentët që po përjetojnë një marrëdhënie të pashëndetshme dashurie?

Ka fëmija juaj më pak miq se më parë?
Mbase kjo është një shenjë që po perjeton një lidhje. Por, nëse miqte rrallohen vazhdimisht, kjo tregon se partneri mund të jetë posesiv. Me kufizimet që i vë, mund ta largojë atë nga shoqëria, shkolla dhe nga familja duke e bërë më të varur emocionalisht.

Ka luhatje të dukshme të humorit?
Atëherë ka diçka që nuk shkon. Në fillim të një lidhjeje, adoleshentët janë shumë të lumtur, por nëse me kalimin e kohës ata duken të menduar, të mërzitur dhe mund të qajnë shpesh, kjo tregon se diçka në marrëdhënien e tyre nuk shkon.

Nuk e heq nga dora telefonin?
Nëse fëmija juaj bëhet i varur nga telefoni, shqetësohet nëse s’përgjigjet në momentin e duhur, apo jep llogari se ku është, me kë është e të tjera si këto, duhet të shqetësoheni. Megjithëse për adoleshentët mund të duket si shenjë interesi apo shfaqje dashurie, një kontroll i tillë nuk është i shëndetshëm në një marrëdhënie.

Ka ndryshime në pamje ose nota?
Nëse vini re se fëmija juaj ka ndryshime fizike në një kohë të shkurtër si përshembull rënie në peshë dhe humbje të interesit në shkollë, kjo mund të ndodhë edhe për shkak të një lidhjeje dashurie abuzive. Duhet të jeni të kujdesshëm edhe përsa i përket shenjave fizike: gërvishtjeve, nxirjeve apo veshjeve të mbuluara që ju bëjnë përshtypje.

Shfajëson vazhdimisht partnerin?
Edhe nëse jeni në dijeni se fëmija juaj është në një marrëdhënie dhe dyshoni se kjo ndikon për keq në gjendjen emocionale, për notat apo për gjëra të tjera, përpiquni të jeni i hapur për dyshimet tuaja edhe pse mund të hasni kundërshtime. Besojini instiktit tuaj, pasi adoleshentët janë të prirur të mendojnë më shumë emocionalisht se racionalisht edhe në një marrëdhënie dashurie.

E rëndësishme është se përpjekjet për të qenë të hapur dhe të komunikueshëm me fëmijën, edhe pse s’është e lehtë, janë gjithmonë të shpërblyeshme. Komunikimi do ju bëjë të aftë të dalloni më shumë shenja që ju lënë të kuptoni se në çfarë marrëdhënie mund të jetë i përfshirë ëngjëlli juaj.

*****grafia, tendenca që po shkatërron adoleshentët
Bota virtuale shpesh është një kërcënim për prindërit. Veçanërisht kur bëhet fjalë për faqe të pakontrolluara ku fëmijët e tyre mund të bëhen pre.

Një nga rreziqet më të fundit që është kthyer në tendencë, veçanërisht në Britaninë e Madhe, është pikërisht *****grafia.

Gazeta e njohur “Daily Mail” raporton se *****grafia po skllavëron mijëra fëmijë britanikë. Ndërkohë, specialistët e shëndetit mendor lëshojnë alarmin se këto lloj videosh krijojnë vartësi si droga dhe deformojnë psiqikën e një të rrituri, jo më të një adoleshenti.

Historia e një nëne në të përditshmen britanike ishte një nga lajmet më të klikuara.
Ajo rrëfente se si djali i saj 11-vjeçar ndryshoi krejtëisht karakter vetëm nga efekti i videove *****.

Prej 6 muajsh djali i saj sillej ndryshe. Ai ishte bërë më i izoluar, depresiv dhe kishte rënie të dukshme të peshës dhe të rezultateve në mësime. Shkruante se e urrente veten dhe botën. Ndërkohë që ajo nuk e dinte se cili ishte shkaku. Deri në një natë kur gjen të birin duke parë *****grafi në laptopin në dhomën e tij.

Video të dhunshme dhe sadiste që degradonin marrëdhënien mes femrave dhe meshkujve, të cilat s’kishin të bënin fare me të bërit dashuri ishin bërë pjesë e jetës së një fëmijë me pasoja që më vonë do të trajtoheshin vetëm nga njerëz specialistë.

“Daily Mail” raporton se vetëm pas 3 vitesh, pas një pune të gjatë me psikoterapistë, ky adoleshent arriti të shpëtonte nga kurthi i *****grafisë, në të cilin vazhdojnë të bien pre shumë e shumë fëmijë.

Ndërkohë, shumë firma interneti janë akuzuar për ekspozimin e fëmijëve ndaj *****grafisë së rëndë dhe dhunës, duke refuzuar tu japin prindërve mundësinë për të bllokuar materiale që s’duhen parë nga fëmijët. /tch
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Lidhjet e dashurisë tek adoleshentët Empty Re: Lidhjet e dashurisë tek adoleshentët

Fri 1 Feb 2013 - 19:24
Një adoleshent thekson: “Vajzat e kanë më të vështirë sepse nuk i lënë prindërit dhe duhet të gjejnë një gënjeshtër.”

Prindërit janë gjithmonë barriera për tu kapërcyer. Megjithëse imagjinata mbetet gjithmonë mbretëreshë e daljeve nga situata, edhe kontrolli është i madh. Por cilat janë justifikimet më të zakonshme për të fituar kohë?

“Lëmë orët e mësimit, themi do të shkojmë në dyqan ose kur ka eskursione nuk shkojnë, por takojmë të dashurin.”
Eshte dhe nje tjeter pervec kesaj ,vjen i dashuri ne ekskursion dhe zgjidhet problemi ..... Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi