Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shkodër, treni përplas makinën Empty Shkodër, treni përplas makinën

Tue 5 Feb 2013 - 15:49
Shkodër, treni përplas makinën SHKODER--MBULIM--04_2

Një aksident i rëndë hekurudhor, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, ka ndodhur pasditen e së hënës, në vendin e quajtur mbikalimi i Kacës, pak km pa hyrë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 18:00, kur treni i linjës Tiranë-Shkodër është përplasur me një autoveturë tip benz, ku ndodheshin tre persona: Ernest, Vitore dhe Altin Kovaci.

Përplasja ka qënë shumë e fortë dhe për pasojë ka ndërruar jetë, sapo ka mbërritur në spitalin e Shkodrës, shtetasi Altin Kovaci, 38 vjeç, si dhe janë në gjendje kritike për jetën dy të plagosurit e tjerë.

Personat në fjalë janë kushërinj të afërt me njëri-tjetrin, nga fshati Dragush i Lezhës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e lokomotivës deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë banorët e zonës japin alarmin se në pikën e mbikalimit, ku ka ndodhur aksidenti, dhe në disa pika të tjera kyce, janë hequr rojet, që sigurojnë lëvizjen e këmbësore dhe të automjeteve dhe kjo është bërë shkak, që në zonën në fjalë të ndodhin aksidente të njëpasnjëshme hekurudhore dhe mbikalimet janë kthyer në një makth për banorët.

Vetëm dy javë më parë, pak metra larg këtij vendi, ndodhi një tjetër aksident i frikshëm hekurudhor, ku një 25-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa automjeti tij u shkatërrua plotësisht.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi