- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
SHBA, bregu lindor “pushtohet” nga bora
Sat 9 Feb 2013 - 11:21
Fluturimet drejt dhe nga New York janë anuluar dhe ndërprerje energjie raportohet së fundi, teksa stuhia “historike” ka zbritur nga Great Lakes drejt New England.
Njerëzit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg rrugëve, të rezervojnë ushqime e ilace, si dhe gjëra të tjera të nevojshme. Erërat deri në 120 km/h pritet të shkaktojnë probleme me reshjet e dëborës.
Shërbimi Kombëtar i Motit bëri të ditur se kombinimi i dy rrymave, polare dhe subpolare, mund të prodhojnë atë që mund të konsiderohet si stuhi “historike”.
Stuhitë e dëborës kanë prekur pjesë të New Jersey, New York, Massachusetts, Rhode Island dhe Connecticut, duke u zgjeruar deri në New Hampshire dhe Maine.
Reshjet më të dendura priten gjatë natës së të premtes dhe në orët e para të së shtunës. Që nga e premtja, guvernatorët e shteteve të mësipërme kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe pezullimin e udhëtimeve nëpër rrugë.
Gjatë së premtes, bora arriti deri në 6,35 cm në Boston dhe rreth 2 cm në New York City. Më shumë se 15 cm borë ka rënë në pjesë të jug-lindjes së Massachusetts, ku rreth 40 mijë banorë raportohen të kenë mbetur pa energji elektrike.
Në Rhode Island, kompanitë e shërbimeve thanë se 45 mijë njerëz janë pa energji, ndërsa dëbora ka arritur deri në 20 cm.
Në Kanada, dëbora ka arritur deri në 25 cm, ndërkohë që erëra të forta priten në pjesën jugore të provincës së Ontarios, teksa probleme parashikohen edhe në Quebec.
Në Ontario kanë ndodhur aktualisht 200 aksidente mes automjeteve, sipas CBC, me të paktën 3 viktima të shënuar.
Dëbora ka qenë shkak edhe i një përplasjeje, që ka përfshirë 19 makina në Maine, të premten. Të paktën 4200 fluturime janë anuluar në SHBA, si masë paraprake nga stuhia, sipas FlightAëare.
Amtrak ka pezulluar shërbimet me tren nga New York në Boston, aty ku shkollat janë mbyllur para kohe që prej së premtes. Kryebashkiaku Thomas Menino nxiti bizneset t’i linin punonjësit pushim, për të evituar rrezikun nga dalja në rrugë.
Guvernatori i Massachusetts, Deval Patrick, urdhëroi të gjithë punonjësit zyrtarë, ata më pak të domosdoshmit, të qëndronin në shtëpi, ashtu sikurse duhet të bënin edhe bizneset private.
Në Boston priten rreth 91 cm borë, që do të kalonte edhe rekordin e qytetit me 70 cm dëborë gjatë vitit 2003.
Mungesa karburanti janë raportuar nga Connecticut në New York, teksa motorristët janë drejtuar në stacionet e karburanteve për të mbushur mjetet e tyre.
Në New York, kryebashkiaku Michael Bloomberg tha se mjetet e pastrimit të dëborës dhe rreth 250 mijë ton kripë janë në gadishmëri të plotë.
“Shpresojmë që parashikimet të jenë të ekzagjeruara, por asnjëherë nuk i dihet”, tha Bloomberg.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi