- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Hidhet nga dritarja, 6-vjeçari adhuronte Spiderman
Sat 9 Feb 2013 - 11:24
Një djalë 6-vjeçar është vetëvrarë, teksa është hedhur nga dritarja, posaçërisht e sigurt për fëmijë, duke menduar se ishte i “pamposhtur”, si heroi i tij Spiderman.
Kevin Morais u ngjit në parvazin e dritares, në dhomën e tij të gjumit, që ndodhen në katin e tretë, kur papritur humbi kontrollin dhe ra poshtë në kopshtin e shtëpisë së tij.
Nëna e tij, infermierja Maria Morais, dëgjoi zhurmën dhe gjeti djalin e saj të vogël, por të pabindshëm, të shtrirë dhe të mbuluar nga gjaku. E përlotur, ajo i tha mjekut ligjor në gjykatën e Londrës Perëndimore: Shkova të hapja derën për të parë se çfarë kishte rënë, por aty ishte im bir.
Nënë e dy fëmijëve dhe infermiere me profesion, ajo telefonoi menjëherë ambulancën, por Kevin nuk reagonte fare. “Mendova që djali im kishte vdekur, pasi nuk reagonte”, tha ajo teksa qante. Ajo i tha hetuesve në gjyq se djali i saj sapo kishte përfunduar së rregulluar dhomën e tij të fjetjes, mbaroi edhe detyrat e shtëpisë dhe ishte ngjitur lart për të luajtur.
“Kevin ishte ai tip fëmije që mërzitej shumë shpejt, kështu që u ngjit për në dhomën e tij. Mendova se gjithçka do ishte në rregull, pasi babai i tij ishte gjithashtu lart në dhomën e ndenjes, po ashtu edhe motra e tij. 10-15 minuta pasi u largua nga unë dëgjova zhurmën në kopësht dhe ai që më erdhi në mendje, ishte burri im, i cili mund të kishte dalë i palidhur dhe kishte rënë. Nuk dëgjova asnjë të bërtitur, thjesht zhurmën në dysheme. Shkova të hapja derën për të parë se çfarë kishte rënë, sepse nuk arrita ta dëgjoja mirë, por pashë djalin tim atje, të shtrirë dhe të rrethuar nga gjaku. Sigurisht, bërtita me të madhe dhe burri zbriti menjëherë poshtë, ashtu si dhe vajza. Ata nuk arrinin ta besonin atë që kishte ndodhur. I thirra djalit, por ai nuk reagonte. Aty e kuptova se ai kishte vdekur”.
Kevin ishte hedhur edhe një tjetër herë nga kati i tretë në shtëpinë e familjes së tij në Southall, në Londrën perëndimore, një vit më parë. Ajo i tha hetuesve se ai kishte nisur të mendonte se ishte “i pamposhtur”, pasi i mbijetoi asaj rënieje. Ai ia doli pa lëndime, por e ëma kishte lajmëruar menjëherë qiradhënësin të kontrollonte dritaret, pasi djali i saj “i prapë” adhuronte të ngjitej mbi gjithçka.
“Fola me miqtë e familjes dhe më shpjeguan se si Kevin kishte filluar të adhuronte Spiderman-in dhe se ishte hedhur nga dritarja 2 vite më parë, duke pësuar vetëm tronditje, gjë që mund ta ketë bërë atë të mendojë se është ‘i pamposhtur’”, thuhej nga prokurori James Rose.
Babai, John Morais, i cili është punëtor ndërtimi, i tha hetuesit se dritarja mund të hapej lirisht, pasi e kishte ekzaminuar atë pas vdekjes së të birit.
- Historia e dhimbshme e 6 vjeçarit: Hidhet nga dritarja për të imituar Spiderman-in
- Video e tmerrshme: Babi rrëmben fëmijën dhe kërcënon se do hidhet nga dritarja
- Tiranë, hidhet nga pallati, vdes 75-vjeçari
- 68 vjeçari i jep fund jetës në Korçë, hidhet nga ballkoni
- Tiranë, hidhet nga kati i katërt i pallatit, vetëvritet 30-vjeçari
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi