- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
OBI kërkon njohjen e Kosovës
Sun 10 Feb 2013 - 23:16
Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), gjatë punimeve në Kajro, ka miratuar një deklaratë me të cilën u bën thirrje të gjitha shteteve anëtare të saj, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin vendim për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.Në deklaratën finale të Samitit riafirmohet apeli i bërë në rezolutën e mëhershme të kësaj organizate, të miratuar në Sesionin e Ministrave të Jashtëm të OBI, në nëntor të vitit të kaluar, për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare.
Po ashtu, rikonfirmohet thirrja për shtetet anëtare të OBI që të vazhdojnë kontributin e tyre për fuqizimin ekonomik të Kosovës.
Samiti zgjodhi sekretarin e ri të përgjithshëm të kësaj organizate, sauditin Iyad Al-Madani, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën në vitin 2014.
Këtë deklaratë e ka përshëndetur menjëherë shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, i cili i ka uruar sukses edhe Al-Madanit në postin e sekretarit të ardhshëm.
Sipas komunikatës së MPJ-së, Hoxhaj i ka adresuar mirënjohje të posaçme sekretarit të përgjithshëm aktual të OBI, turkut Ekmeleddin Ihsanoglu.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik (më parë e quajtur Organizata e Konferencës Islamike) është organizata e dytë më e madhe ndërkombëtare (pas Kombeve të Bashkuara) dhe përfshin në gjirin e saj 57 shtete nga katër kontinente.
Deri më tash vendin tonë e kanë njohur 31 vende të OBI.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi