Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Empty Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës

Fri 15 Feb 2013 - 15:47
 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Fshati1Një ngjarje e cila ngjason me një skenar filmi ka ndodhur sot në fshatin Hatesh të komunës Luzni, të rrethit të Peshkopisë. Sipas burimeve zyrtare dy nuset e shtëpisë kanë masakruar vjehrrën e tyre dhe më pas e kanë groposur në kasollen e lopëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa nga të dhënat paraprake të policies mësohet se ngjarja ka ndodhur për pas një sherri të momentit.
Vjehrra rreth të 60-ve është konfrontuar me dy nuset të cilat e kanë goditur më pas me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas ato duke u munduar të fshehin krimin e kanë groposur në kasollen e lopës por janë zbuluar nga pjestarë të tjerë të familjes. Gjithsesi në orët në vijim pritet të zbardhen me shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë./alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Empty Re: Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës

Fri 15 Feb 2013 - 15:57
:sad26: :sad26: ec e guxo e martohu tani,ta mbysin nenen
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Empty Re: Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës

Sat 16 Feb 2013 - 0:49
E temerrshme !!!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Empty Re: Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës

Sat 16 Feb 2013 - 12:40
E vranë vjehrrën pasi i kërcënonte: Do t’u them djemve për këto veprime të turpshme
 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Policia_123
Krimi në familje këtë herë ka lulëzuar në fshatin Hotesh të Dibrës, ku dy nuset 25 dhe 23 vjeçare kanë vrarë vjehrrën e tyre, Naime Skuka, 67 vjeçe.
Autorja e vrasjes është 25-vjeçarka Xhemile, nënë e tre fëmijëve, e cila i ka derdhur vjehrrës së saj vaj të nxehtë në vesh, gjatë kohës që ajo po flinte.


Por bashkëpunëtore e saj në krim është bërë edhe nusja tjetër e shtëpisë, 23-vjeçarja Hika, e cila e ka ndihmuar kunatën, për ta varrosur vjehrrën tek kasollja e bagëtive, në një gropë rreth 50 cm të thellë.
67-vjeçarja, e cila dy djemtë i kishte në emigrim, jetonte me nuset dhe fëmijët. Sipas gjasave, ajo ka vërejtur veprime të pamoralshme të nuseve të djemve të saj dhe i ka kërcënuar se do t’u tregojë djemve. Ndërkohë, në familjen e tyre nuk kanë munguar grindjet e vazhdueshme.
Edhe pse plani i kunatave ishte që mos ta merrte vesh askush, një fqinjë pranë familjes ka kërkuar 67-vjeçaren dhe është çuditur kur nuk e ka gjetur në shtëpi. Madje ajo ka ndjerë edhe erën e keqe të trupit pajetë që po dekompozohej. E frikësuar, Xhemilja është vetëdorëzuar në polici, pasi ka besuar se fqinja e kishte nuhatur të vërtetën. Ajo dhe kunata e saj janë arrestuar, ndërkohë që policia dyshon se mund të ketë edhe persona të tjerë të implikuar në vrasje. /alb-observer.com/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Empty Re: Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës

Sat 16 Feb 2013 - 20:25
Vaj të nxehtë në vesh dhe litar në fyt vjehrrës
Arrestohen dy kunatat vrasëse. Nusja e madhe, Xhemile Skuka, 30 vjeç, merr përsipër krimin, e reja 23 vjeç ndihmoi që ta groposnin në kasollen e bagëtive.
Dëshmia e nuses vrasëse në polici. Prokuroria dhe policia po hetojnë në pistën e vrasjes për shkaqe banale

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Peshkopi%20vrasja
Nikoleta Kovaçi

-Një ngjarje horror në fshatin Hatesh të komunës Luzni të Peshkopisë ka si protagoniste dy kunata. Ato pasi e kanë vrarë vjehrrën 67-vjeçare, e kanë varrosur ne kasollen e lopëve, pak metra larg shtëpisë në të cilën banonte. Sipas policisë, ekzekutuese është nusja e madhe e shtëpisë, ndërsa për ta varrosur gruan ka bashkëpunuar edhe nusja tjetër vetëm 23 vjeç. Pas dëshmisë së dhënë nga nusja, e cila ka marrë përsipër krimin, bëhet me dije se në ambientet e policisë është mbajtur edhe kunata e saj si bashkëpunëtore në krim, por hetuesit shkojnë përtej gjithçkaje që nuset e shtëpisë kanë kallëzuar në polici për krimin makabër. Ngjarja ka filluar tri ditë më parë, ndërsa zbulimi ka ardhur nga të afërmit e familjes, të cilët prej ditësh kishin vënë re mungesën e kryefamiljares. Të afërmit ishin në dijeni të konflikteve të shumta mes nuseve dhe të vjehrrës e për pasojë edhe kanë kuptuar zhdukjen e saj, prandaj kanë lajmëruar policinë.

Ngjarja e dokumentuar, sipas policisë

Naime Skuka, 67 vjeç është gjendur e groposur në kasollen e bagëtive ditën e djeshme rreth orës 10.30 të mëngjesit. Ajo ishte nënë e dy djemve të cilët punonin në Greqi prej shumë viteve dhe Naimja jetonte bashkë me nuset e tyre në shtëpi. Gruaja e pajetë është gjendur me fraktura të shumta, por që vdekja mësohet t’i ketë ardhur nga mbytja me litar në fyt, akt ky që e ka marrë përsipër nusja e djalit të madh, Xhemile Skuka, 30 vjeçe, nënë e tre fëmijëve. Fëmijët e saj janë të mitur, ku më të voglin mësohet se e ka 4- muajsh. Pas zhvarrosjes dhe dërgimit të trupit për ekspertim mjekoligjor, policia ka ndërhyrë dhe ka vënë në pranga dy kunatat, Xhemilen dhe Hike Skukën. Më e reja ka pranuar në polici se ka ndihmuar kunatën më të madhe të varrosnin vjehrrën e tyre, por që nuk kishte marrë pjesë në krim. Referuar burimeve të besueshme të policisë së Dibrës, hetimet janë përqendruar në një sërë pistash, ndërkohë që bazuar në dëshminë e dhënë nga autorja e këtij krimi, duket se ngjarja ka ndodhur për shkaqe banale. Megjithatë hetimet përfshijnë edhe pista të tjera. Policia po pret të vijnë dy djemtë e viktimës të hedhin dritë më shumë mbi shkaqet dhe motivet e krimit të rëndë, ndërsa saktësohet se janë siguruar dëshmi të forta te persona që kanë dijeni mbi shkaqet e sherreve në familjen Skuka.

Fëmijët janë strehuar në spital

Katër fëmijët e grave që janë mbajtur që mesditën e djeshme në policinë e Dibrës, policia i ka strehuar në spitalin rajonal të Peshkopisë. Fëmija më i vogël i autores mësohet se është 4 muajsh dhe se ka nevojë për trajtim intensiv në spital, kurse për fëmijët e tjerë të cilët janë në moshë më të më të rritur policia nuk ka mundur të gjejë ndonjë mundësi strehimi. Ndërkaq, mësohet se spitali ka dalë garant për të strehuar të vegjlit, nënat e të cilëve kanë përfunduar në qeli. Pavarësisht faktit se nusja e madhe ka marrë përsipër krimin e rëndë për të lehtësuar pozitën e kunatës së saj, policia tha se deri në përfundim të hetimeve, edhe 23 vjeçarja do të jetë në qeli, pasi akuzohet për bashkëpunim në krim.

E vrava se mbante për vete lekët e burrave tanë

Xhemile Skuka, 30 vjeçe, pas zbulimit të krimit të rëndë nga të afërmit dhe më pas policia ka pranuar autorësinë e krimit. Ajo ka rrëfyer me detaje gjithçka që ka të bëjë me atë që policia dhe hetimi e quajnë shkak të vrasjes. “Po, ne kishim probleme të vazhdueshme me njëra-tjetrën. Krimin e kam bërë unë. Nëna na keqtrajtonte vazhdimisht dhe mbante për vete të gjitha paratë që sillnin djemtë nga Greqia. Madje edhe para pak ditësh, kur ata nisën lekë ajo nuk na i dha po i mbante vetë. Disa herë edhe na ka goditur. Kam shenja prej saj. Ajo na dhunonte e s`na linte asnjëherë të ngrinim krye në shtëpi vetëm e vetëm pse nuk kishim burrat në shtëpi. E kam vrarë vetëm unë, pasi u zumë dhe ajo më goditi sërish. Nuk mund ta duroja dhunën e saj më. E di se kam bërë gabim, por s`mund ta duroja duke më keqtrajtuar përditë, ndërsa unë si edhe kunata tjetër punonim sa mundnim. Hikja vetëm më ka ndihmuar ta varros në qilar, por kjo është e pafajshme. Gjithçka e kam bërë unë”. Kështu ka përfunduar rrëfimin e saj në polici gruaja e cila ka tentuar të mbajë gjithë barrën e krimit mbi vete, ndërsa 23 vjeçaren është munduar ta shfajësojë para hetuesve. Por, edhe mbi të renë bie akuza e bashkëpunimit në krim dhe fshehja e krimit.

Hetimet

Pas veprimeve të para të policisë në vendin e ngjarjes dhe pas daljes së ekspertimit mjeko-ligjor për mënyrën se si i është marrë jetë të moshuarës, prokuroria e qarkut të Dibrës ka nisur hetimet intensive në lidhje me shkaqet reale të vrasjes së Naime Skukës. Në lidhje me mënyrën se si është ekzekutuar, mbrëmë është nxjerrë edhe një element tjetër që gratë për t’i marrë jetën kanë përdorur edhe vaj të nxehtë të cilin ia kanë hedhur në vesh vjehrrës, mirëpo ende nuk bëhet e qartë që ky veprim është kryer para apo pas vdekjes së 67-vjeçares. Policia ka bërë me dije se goditja fatale i është dhënë me një litar me të cilin e kanë lidhur në fyt. Pas dëshmisë së dhënë nga dy nuset si dhe nga disa persona të tjerë që kishin dijeni mbi ngjarjen, prokuroria ka ngritur edhe pistat e para të ku po fokusojnë punë për zbardhjen e krimit të rëndë. Grindjet dhe sherret e njëpasnjëshme janë edhe pista e parë në të cilën janë fokusuar, ndërsa prokuroria vijon punën edhe në një pistë tjetër. Sipas të dhënave që vijnë nga grupi i hetimit në sitën e prokurorisë po kalojnë të gjithë personat që kanë patur hyrje-dalje me familjen Skuka. Po ashtu, pavarësisht dëshmisë së dhënë nga Xhemilja se krimin e ka kryer e vetme, hetuesit dyshojnë se jo vetëm në groposjen e viktimës kanë marrë pjesë dy persona, por edhe në vrasjen e saj. Gjithashtu prokuroria pret ardhjen e dy bashkëshortëve të grave të vëna nën akuzën e vrasjes me dashje që të japin dëshmitë e tyre mbi zënkat dhe sherret që kanë ekzistuar mes grave të shtëpisë në kohën që ata kanë qenë në emigrim.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Empty Re: Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës

Sat 16 Feb 2013 - 20:54
mjer nenat tona :sad26:
Sponsored content

 Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës Empty Re: Dy nuset vrasin vjehrrën dhe e groposin në kasollen e lopës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi