Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Afrikë, lirohet familja franceze Empty Afrikë, lirohet familja franceze

Thu 21 Feb 2013 - 11:56
Afrikë, lirohet familja franceze Boko-haram-ushtare

Një familje franceze prej shtatë anëtarësh, e rrëmbyer më herët gjatë javës në Kamerun, është liruar dhe është e sigurtë në Nigeri.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, të cilat citojnë një burim ushtarak kamerunez që ka thënë se: “Ata janë shëndoshë e mirë”.

Tre të rriturit dhe katër fëmijët u rrëmbyen gjatë pushimeve, duke alarmuar autoritetet franceze dhe duke i detyruar ato të lajmëronin të gjithë shtetasit francezë që të largoheshin nga vendi.

Presidenti francez, Francois Hollande spekuloi se ata ishin marrë peng nga grupi islamik Boko Haram, i konsideruar një organizatët terroriste.

Rrëmbimi i shtetasve francezë përkoi me ndërhyrjen ushtarake të Parisit zyrtar në Mali, ish-koloninë e përfshirë në një luftë civile me militantët islamikë.

Përpara rrëmbimit të së martës, të paktën tetë shtetas të tjerë francezë mbaheshin nga grupet ekstremiste në Afrikë.

Organizata terroriste e Boko Haramit, me qendër në Nigeri dhe e konsideruar si një filial i Al-Kaedës, kërcënoi më parë me “luftë të shenjtë” Francën, pas ndëhyrjes së realizuar në Mali.

Në një deklaratë në muajin janar, Boko Haram premtonte se do të shndërronte Afrikën në një “ferr të vërtetë”, për të gjithë “kolonizatorët francezë”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi