Shtatzeni shokuese, gruaja kishte nje tumor me te madh se femija
Fri 22 Feb 2013 - 1:17
Ishte shtatzënë prej muajsh kur Gemma Fletcher zbuloi se në bark krahas fëmijës, kishte edhe një tumor të rrezikshëm, nga i cili rrezikonte jetën por edhe fëmijën.
Mjekët zbuluan se tumori ishte pranë veshkës dhe se ai po rritej më shumë se fëmija që mbante në bark.
Në kohën që mësoi lajmin shokues, ishte 25 vjeç dhe mendoi se as ajo dhe as fëmija nuk do ia dilnin të mbijetonin.
“Gjithçka çfarë bëja ishte të lutesha për një mrekulli, që si unë dhe bebja të mbijetonim”, deklaroi Gemma, citon noa.al.
Ajoi vuante nga Lymphangioleiomyomatosis (LAM), një sëmundje që avancohej ndjeshëm në mushkëri sidomos në periudhën e shtatzënisë.
Shkaku i saj është e panjohur, dhe nuk ka shërim , madje në shumë raste ka nevojë për një transplantim të mushkërive.
Disa gra mund të mjekohen për vite me radhë, duke menduar se janë të prekura nga astma, bronkit etj, pa menduar për diçka më shumë.
Deri në 40% e femrave të prekura me LAM kanë një tumor beninj në veshkë i njohur si angiomyolipoma.
Kjo sëmundje nuk është malinje por shkakton gjakderdhje, dhe falë këtyre simptomave Gemma u shokua pasi nuk kishte dëgjuar më parë për sëmundje të tillë.
Ajo dhe i shoqi Michael 31 vjeç, kishin tentuar për 1 vit me radhë që të bënin fëmijë dhe në maj të vitit 2011 mësuan se ajo ishte shtatzënë. Pasi 25 vjeçarja kishte kaluar një abort rreth një vit para shtatzënisë, menduan se ishte koha e duhur për tu bërë prindër.
Gemma kujton se kur kanë dëgjuar rrahjet e para të zemrës te fëmija, janë hedhur përpjetë nga gëzimi dhe për disa javë vijuan me një gjendje të tillë, deri kur në javën e 12 të shtatzënisë filloi të kollitej pa fund dhe të kishte gjurmë gjaku.
Bashkë me të shoqin nxituan për në spital, kur mësuan se gruaja vuante nga një infeksion në gjoks.
Pas kësaj ajo mori antibiotikë të shumtë si dhe iu rekomandua pushim absolut, por nga ai moment sëmundjet filluan të shtoheshin njëra pas tjetrës.
Gjatë kësaj kohe çifti filloi të blejë gjërat që nevojiteshin për fëmijën që prisnin të sillnin në jetë dhe gjatë javës së 20 të shtatzënisë mësuan se do bëheshin me vajzë.
Pavarësisht lumturisë, gruaja tregon se vijonte të ishte sëmurë dhe gjatë javës së 40 të shtatzënisë zbuloi se vuante nga anemia dhe probleme serioze në mëlçi.
E shqetësuar ajo u drejtua për në Jessop Hospital for Women në Sheffield, ku ju nënshtrua analizave të detajuara.
“E dija që diçka nuk shkonte, takova Michael por ai u mundua të më qetësojë, por unë isha frikësuar shumë”, rrëfen ndër të tjera Gemma.
Pas kësaj u dërgua për skaner, nga ku u mësua se kishte një tumor të madh në veshkat e saj. Ajo tregon për momentet kur pyeti mjekun nëse ishte tumor i keq, dhe ai i tha nuk e di, duke bërë që bota të përmbyset, duke lindur mendimet e menjëhershme për fundin e jetës së saj dhe të fëmijës. Nga ky moment gruaja u mbajt në spital, ku kontrollohej përditë për fetusin që mbante në bark, por fetusi i vajzës së vogël ishte ende i fortë dhe i shëndetshëm.
Lidhur me këtë rast u mblodhën specialistët më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi askush nuk dinte ç’të bënte pasi përmasat e tumorit e kishin kaluar madhësinë e fëmijë.
Nga konsultimet e shumta u arrit në përfundimin se ishte me rrezik të madh që të veprohej për sa kohë që fëmija nuk kishte lindur.
Gjatë gjithë kohës ajo mendonte se nëse do vdiste nga tumori e bija do rritej e vetme pa nënë, ndërsa kujton se si familja e saj edhe e Michael kujdeseshin maksimalisht për të dhe gatuanin ushqimet më të mira.
Në javën e 37 mjekët i thanë se tumori mund të shkëputej në çdo kohë, ndaj Gemma iu nënshtrua një operacion cezarian të menjëhershëm
.
Edhe pas kësaj tumori vijonte të rritej dhe kishte prekur mushkëritë e saj, duke bërë që të nisin mjekimet për LAM. Vetëm pak ditë më vonë mjekët kryen një operacion të vogël duke tentuar të ndalin rrjedhjen e gjakut me shpresën që Gemma të mos vdiste.
Vetëm pas kësaj nga konsultimet mjekët vërtetuan me një siguri prej 95% se tumori nuk ishte i keq dhe se shpresonin se ai mund të tkurrej dhe të hiqej me një ndërhyrje kirurgjikale.
Pas kësaj ajo lindi nën kujdes dhe kontroll maksimal, ndërsa doli nga spitali duke marrë vajzën me vete me shpresën se tumori do të tkurrej, por në vend që ti ulej, barku po bëhej më i madh se në periudhën që kjo ishte shtatzënë.
Në shkurt të vitit të kaluar, kur vajza të cilës iu vu emri Ava ishte dy muajsh dhe tumori kishte prekur organet e tjera, Gemma iu nënshtrua një operacioni urgjent.
Një natë para operacionit ajo tregon se e mbajti gjatë gjithë kohës vajzën në krahët e saj me shpresën se nuk do e shihte më dhe lotët i rridhnin mbi faqe.
Ajo tregon se si ia dha vajzën të shoqit Michael, ndërsa zemra iu coptua. Mjeku i shpjegoi se tumori ishte pleksur me vena dhe se ndërhyrja ishte tejet e rrezikshme.
“Për fat të mirë, operacioni ishte një sukses i madh. Mbaj mend se hapa sytë dhe pashë rreth vetes tuba dhe makineri të shumta, atëherë kuptova se isha ende gjallë. Tumori peshonte afro 3 kilogramë, madje dhe vetë mjekët u habitën kur panë përmasat e tij…ndërkohë Ava lindi më pak se 2 kilogramë, çka për të gjithë ngjalli habi se si barku im vijonte të ishte kaq i madh edhe pas lindjes. Unë në fakt nuk e pashë skanerin deri sa u bën muaj që isha operuar. Isha tronditur shumë nga ajo që kishte ndodhur”, deklaroi Gemma.
Pak ditë më vonë ajo u dërgua në shtëpi, por operacioni e kishte lënë të dobët dhe kishte një të çarë prej 15 centimetrash në gjithë barkun e saj dhe nuk mund ta mbante dot vajzën në krah.
Kaluan më shumë se 6 javë kur Gemma nisi të ecë përsëri dhe mundi të marrë vajzën e saj në krah.Ajo tregon se ka ende problem në mushkëri që i vështirësojnë frymëmarrjen por kryen kontrolle të rregullta dhe mjekët i thanë se nuk rrezikon më.
…por mjekët sqarojnë se koha do e tregojë nëse Gemma do e kalojë këtë situatë apo do ketë nevojë për transplant të mushkërive…ajo vijon të shijojë çdo moment të jetës duke thënë, “Vdiqa një herë dhe erdha sërish në jetë, tashmë e marr çdo ditë ashtu si më vjen”./albnews.al/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi