- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
“Kepler 37-b”, pikaset planeti më i vogël jashtë sistemit diellor
Fri 22 Feb 2013 - 17:34
Tashmë dihet sesi në astronomi, rekordet zgjasin fare pak, falë përmirësimit të vazhdueshëm të teknologjive të vëzhgimit dhe eksplorimit. Këtë herë bëhet fjalë për një rifreskim në kategorinë e planetëve jashtë sistemit diellor. Pikërisht NASA ka zbuluar një planet edhe më të vogël sesa "Kepler 10-b", që ishte vëzhguar në janar të vitit 2011 dhe mbante rekordin si planeti me përmasa më minimale. Mirëpo tani, ai është kapërcyer nga "Kepler 37-b", i cili është planeti më i vogël ekstra-diellor i zbuluar ndonjëherë. "Kepler 37-b" ka dimensione më inferiore sesa ato të Mërkurit dhe vërtitet rreth yllit "Kepler 37", shumë i ngjashëm me Diellin tonë. Sipas shkencëtarëve, "Kepler 37-b" është një planet shkëmbor, me një sipërfaqe tepër të ashpër. Për shkak të dimensioneve të tij të reduktuara, me shumë mundësi nuk ka atmosferë e ujë.
Merita e zbulimit i shkon edhe një herë anijes hapësinore Kepler, e lëshuar në vitin 2009 nga NASA për të zbuluar planetë shkëmborë të banuar përreth yjeve të ngjashëm me Diellin në "Rrugën e Qumështit" dhe të caktonin se cilat prej tyre mund të jenë të banueshme nga njeriu. Por përsa i takon kësaj, ende asgjë s'është bërë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi