Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Varësia e televizorit të bën të dhunshëm Empty Varësia e televizorit të bën të dhunshëm

Sun 24 Feb 2013 - 20:35
Varësia e televizorit të bën të dhunshëm Varesia-tvëmijët që shikojnë televizor në mënyrë të ekzagjeruar janë të prirur të zhvillojnë sjellje antisociale dhe në disa raste edhe kriminale më vonë gjatë jetës së tyre, tregoi të hënën një studim shkencor.

Studiuesit në Zelandën e Re zbuluan gjithashtu se midis të dënuarve për krime të ndryshme në vend, shumica e tyre dëshmonin një dashuri dhe marrëdhënie intensive me televizionin, në vitet e adoleshencës së tyre.

Studimi u realizua nga Universiteti i Otagos, i cili u përqendrua tek një grup prej një mijë fëmijësh, të lindur në vite të ndryshme në qytetin e Dunedinit.

Çdo dy vjet, të përzgjedhurit për këtë anketim pyetishin se sa televizionin shikonin dhe të dhënat arritën të zbulojnë një rritje të qartë midis kriminalitetit dhe fiksimit pas ekranit. Një profesor pjesë e këtij studimi deklaroi se varësia ndaj televizionit rrit me 30% shanset që një fëmijë të bëhet i dhunshëm apo që të ketë precedentë penalë në të ardhmen.

"Ndërsa studimi ynë nuk nxjerr përfundimin se televizioni është ai që shkakton një sjellje anti-sociale, zbulimet e këtij anketimi tregojnë se reduktimi i varësisë dhe orëve të kaluar përpara një televizori, ndihmojnë në reduktimin e sjelljeve antisociale në shoqëri".
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi